Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

WHATSAPP SJELL RISINË E SHUMËKËRKUAR

Teknologji
WhatsApp po teston një veçori të re që, për herë të parë, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre. Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi. Aplikacionet e tij në desktop dhe në web kanë nevojë që të lidhen me celularin për të marrë e dërguar mesazhe. Por risia që do të vijë shumë shpejt, do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse telefoni është i fikur, shkruan BBC. WhatsApp tha se deri në 4 pajisje të tjera, si PC dhe tablet, mund të përdoren së bashku. Si fillim, ky opsion do të jetë i vlefshëm vetëm për ...
Komentet te WHATSAPP SJELL RISINË E SHUMËKËRKUAR Janë të Mbyllura

ARRESTOHET I DYSHUARI, SEKUESTROHET ARMA

Lajme
Një 33 vjeçar me inicialet B. G, është arrestuar sot në fshatin Llukarë të Prishtinës, pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Kurse, pas kontrollit, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroi një revole. Sipas policisë, gjatë kontriollit janë konfiskuar edhe njëzetepesë copë fishek, kalibër 7.62 mm. “Ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” për tu proceduar më tej në procedurë. Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale ...
Komentet te ARRESTOHET I DYSHUARI, SEKUESTROHET ARMA Janë të Mbyllura

RESHJE TË MËDHA TË SHIUT NË GJILAN, 52 KËRKESA TË QYTETARËVE PËR NDIHMË

Lajme
Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Sipas një njoftimi, deri tani, kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë. Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në afat rekord./KP ...
Komentet te RESHJE TË MËDHA TË SHIUT NË GJILAN, 52 KËRKESA TË QYTETARËVE PËR NDIHMË Janë të Mbyllura

PROKURORIA E PEJËS IDENTIFIKON DY SERBËT E DYSHUAR NË DEÇAN

Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë. Sipas prokurorisë, është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit. /KP ...
Komentet te PROKURORIA E PEJËS IDENTIFIKON DY SERBËT E DYSHUAR NË DEÇAN Janë të Mbyllura

OPEROHET NJË FËMIJË 2 VJEÇ, I HIQET TUMORI ME PËRMASA TË MËDHA

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjeçare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut. “Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /KP ...
Komentet te OPEROHET NJË FËMIJË 2 VJEÇ, I HIQET TUMORI ME PËRMASA TË MËDHA Janë të Mbyllura

QENDRA E VAKSINIMIT “1 TETORI” NUK PUNON GJATË VIKENDIT

Lajme
Pavarësisht se nga institucionet shtetërore po bëhet thirrje për vaksinim masiv, Qendra e Vaksinimit “1 Tetori” në kryeqytet ka zgjedhur që të mos punojë gjatë vikendit. Të shtunën kjo qendër u mbyll teksa edhe ata pak qytetarë që kishin dal për ta kryer procesin e imunizimit u kthyen bosh. Ekipi i KosovaPress-it qëndroi në mesditën e së shtunën në këtë qendër, por aty nuk u pa askush. E dy policë që bënin roje thanë prapa kamere se këtu nuk punohet në vikend. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 430 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës ...
Komentet te QENDRA E VAKSINIMIT “1 TETORI” NUK PUNON GJATË VIKENDIT Janë të Mbyllura

VETËM DY RASTE TË REJA ME COVID-19, ASNJË I VDEKUR

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Kurse tre pacientë janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 98. “Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë ...
Komentet te VETËM DY RASTE TË REJA ME COVID-19, ASNJË I VDEKUR Janë të Mbyllura

PËRFUNDON RINOVIMI I QENDRËS SË MJEKËSISË FAMILJARE NË KARAÇEVË

Shëndetësi
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Humanity First për Ballkan, Zubair Khalil, koordinatorin e kësaj organizate për Kosovë, Jinahuddin Saif, u.d drejtorin e Qendrës Kryesore Familjare në Kamenicë, Besim Beqiraj, si dhe zyrtarë të tjerë komunal bënë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë. I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se bashkë me bashkëpunëtorët po bëjnë të pumundurën për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në institucionet e shëndetësisë dhe arsimit. “Pas renovimit dhe invetarizimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Karaçevë, sot bëmë përurimin bashkë me drejtorin e Humanity First për Ballkan, Zubair Khalil, koordinatorin e kësaj organizate për Kosovë, Jinahuddin Saif, si ...
Komentet te PËRFUNDON RINOVIMI I QENDRËS SË MJEKËSISË FAMILJARE NË KARAÇEVË Janë të Mbyllura

PESË VDEKJE E MBI 80 AKSIDENTE NË VENDIN E PUNËS KËTË VIT NË KOSOVË

Lajme
Pesë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës këtë vit në Kosovë si dhe kanë ndodhur 81 aksidente, ku prej tyre 45 janë kategorizuar si lëndime të rënda. Të dhënat e Inspektoriatit të Punës flasin për të gjithë sektorët por në ndërtimtari situata paraqitet më e vështirë pasi lëndimet në këtë sektor janë më të shpeshta si pasojë e lartësisë në të cilën punojnë punëtorët. Zëvendësinspektori i punës, Agim Millaku, në një intervistë për KosovaPress pranon se siguria në punë në sektorin e ndërtimtarisë nuk është në nivelin e kërkuar, përkundër përpjekjeve që thotë se po i bëjnë vazhdimisht. Vetëm këtë vit në këtë sektor kanë humbur ...
Komentet te PESË VDEKJE E MBI 80 AKSIDENTE NË VENDIN E PUNËS KËTË VIT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

POLICIA AKSION KUNDËR LËMOSH KËRKUESVE, IDENTIFIKOHEN 66

Lajme
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Me kwtw rast janw identifikuar 66 lëmosh kërkues, prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur, ku numri më i madh i tyre janë nga Shqipëria. “Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore”, thuhet nw njoftimin ...
Komentet te POLICIA AKSION KUNDËR LËMOSH KËRKUESVE, IDENTIFIKOHEN 66 Janë të Mbyllura