Një grua në Prishtinë është rrahur nga dy djemtë e saj. Policia tregon se mbrëmjen e16 korrikut ajo kërkoi ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te GRUAJA NË PRISHTINË RRAHET NGA DY DJEMTË E SAJ Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim. Njohësi i procesit të dialogut, Besnik Vasolli thotë se nuk pret shumë nga takimi i radhës Kurti-Vuçiq, pasi konsideron se do të jetë i ngjashëm me të kaluarin. Ai thotë për KosovaPress në katër kërkesat e kryeministrit Kurti nuk ka pasur përgjigje konkrete dhe se shihet se palët janë pozicionuar ...
Komentet te PRITJE MINIMALE EDHE PËR TAKIMIN E DYTË KURTI-VUÇIQ (VIDEO) Janë të Mbyllura
Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje. Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës. Ditëlindja e Mandelas është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelas, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtimin e ...
Komentet te DITA NDËRKOMBËTARE E NELSON MANDELAS Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Kurse tre pacientë janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 98. “Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë ...
Komentet te MBI 90 MIJË QYTETARË JANË VAKSINUAR ME DOZËN E DYTË ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil. Sipas institutit, përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te MOTI I VRANËT, EDHE SOT DO TË KETË RESHJE SHIU Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të dielën, do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar tjetër në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir. Sipas njoftimit, ceremonia do të mbahet në orën 12:00./KP ...
Komentet te HAPET VENDKALIMI KUFITAR NË MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT Janë të Mbyllura
Bukuroshja Arta Nitaj vazhdon të mbetet një prej influencereve më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo angazhimet në projektet e marketingut. Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi nga dita e sotme, ku duket se është zënë në befasi nga shiu. Moti me shi gjatë këtyre ditëve të verës është karakteristik për Prishtinën por edhe për mbarë Evropën. Fillimisht, Nitaj publikoi në InstaStory një fotografi të këmbëve të saj të lagura, pasi kishte hipur në veturë. “Uj uj uj uj”, ka shkruar Arta në ...
Komentet te ARTA NITAJN E ZË SHIU NË PRISHTINË, NDAN ME NDJEKËSIT IMAZHE NGA MOMENTI KUR U LAG NGA TË RESHURAT Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë. Në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin. Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar kurse 63 tjerë vetëm me dëme materiale. /Telegrafi/ ...
Komentet te AKSIDENT TRAFIKU MES TRI VETURAVE Janë të Mbyllura
Në Kanë të Francës po mbahet nata finale e festivali tradicional i filmit, përkatësisht edicionit të 74-të i tij. Në edicionin e sivjetmë garojnë dy filma me produksion kosovar, e ata janë filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, dhe filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami. Atje ndodhet edhe familja kryeministrore, e përbërë nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me bashkëshorten, Rita Augestad Knudsen, dhe vajzën e tyre Lea. Kryeministri Kurti është dukur mjaft elegant i veshur me një kostum të zi zyrtar, teksa vëmendja më e madhe ka kaluar te gruaja e tij norvegjeze, ...
Komentet te FAMILJA E KRYEMINISTRIT KURTI PARAKALON NË TAPETIN E KUQ TË FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË Janë të Mbyllura
Këngëtarja Elvana Gjata dhe këngëtari nga Kosova, Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me këngën “E di X Marre”. E në momentin që bashkëpunimi bëri mbi 100 minuta nga postimi në youtube, arriti të marrë afër 80 mijë klikime. Të dy artistët kanë vendos për t’ia ofruar adhuruesve të tyre këtë bashkëpunim të cilin e kanë ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë i këndojnë në një hapësirë të brendshme dhe këngën “e di”. Kurse pjesa tjetër “Marre”, dallon sikur me tekst ashtu edhe me klip./KP ...
Komentet te ELVANA GJATA DHE YLL LIMANI ME BASHKËPUNIMIN DY NË NJË (VIDEO) Janë të Mbyllura