Tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur drejt Brukselit ku pritet të marrë pjesë në takimin e dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçiq në një postim ka thënë se asnjëherë nuk është e këndshme të udhëtosh dhe të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Por që thekson se dorëzimi nuk është opsion. “Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të ...
Komentet te VUÇIQ PARA TAKIMIT ME KURTIN: DORËZIMI NUK ËSHTË OPSION Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Dy vjet më parë, pra më 19 korrik të 2019-tës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Këtë vendim ai e bëri publik gjatë një mbledhje të rregullt të Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e dorëheqjes ishte sepse ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. “Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, pati deklaruar Haradinaj. Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim. “Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, ...
Komentet te DY VJET MË PARË HARADINAJ DHA DORËHEQJE NGA POSTI I KRYEMINISTRIT Janë të Mbyllura
Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë. Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht. Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë. Organet e pushtetit serb në Prizren, ...
Komentet te 23 VJET NGA MASAKRA E RAHOVECIT Janë të Mbyllura
Edhe gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu dhe shkarkime rrufesh. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nuk përjashtohet mundësia që në disa territore të ketë edhe breshër. “Java fillon me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit. Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet agrometeorologjike ...
Komentet te EDHE SOT MOT ME SHI Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim. Në takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti paraqiti katër propozime: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pas ...
Komentet te KURTI E VUÇIQ TAKOHEN SOT NË BRUKSEL Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala njoftoi se reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në rrjetin elektrik anekënd Kosovës. Në një njoftim për medie ai tha se zonat më të prekura janë ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, ku reshjet janë më të dendurat, të karakterizuara edhe me erëra të fuqishme. Stuhia e madhe në Vushtrri heq kulmin e një shkolle “Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara”, thuhet ndër të tjera në postim. ...
Komentet te KEDS ME NJË NJOFTIM RRETH ENERGJISË ELEKTRIKE PAS RESHJEVE TË SHIUT Janë të Mbyllura
Stuhia e madhe ka hequr kulmin e shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Zhilivod të Vushtrrisë. Sipas dëshmitarëve, nga shiu dhe stuhia e sotme ka edhe dëme tjera në këtë fshatë. ...
Komentet te STUHIA E MADHE NË VUSHTRRI HEQ KULMIN E NJË SHKOLLE (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryetari I komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës së bashku me gjashtë kompani të mirëmbajtjes, kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale, si dhe në mbështetje të qytetarëve. Ahmeti ka shkruar në Facebook se sipas informatave që kanë nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. “Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur komunën në rast nevoje. Tani për tani situata është nën kontrrollë dhe nuk ...
Komentet te AHMETI PAS VËRSHIMEVE NË PRISHTINË: SITUATA ËSHTË NËN KONTRROLLË, S’KA VEND PËR PANIKË Janë të Mbyllura
Reshjet e dendura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasdites të së dielës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të Prishtinës, si dhe kanë shkaktuar dëme në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ditë më parë kanë nis aktivitetet në kuadër të “Akull n’Verë”. KosovaPress ka siguruar pamje nga vërshimet e rrugës në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku automjetet po kanë vështirësi gjatë qarkullimit. Ndërkohë, në shesin “Zahir Pajaziti”, duket që vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty. Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritet të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë. ...
Komentet te SHIU SHKAKTON VËRSHIME NË LAKRISHTE DHE DËME NË SHESH Janë të Mbyllura
Reshjet e shiut në Prishtinë kanë shkaktuar dëme edhe në rrugën B. Atje vërshimet kanë depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave. Në një vide të publikuar nga Halil Matoshi shihet se si punëtorët e lokaleve mundohen ta largojnë ujin që i ka hyrë brenda, derisa vërehet se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë. Vërshime në rrugë kishte edhe në lagjen Lakrishte, si dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku janë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty. Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritet të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë./KP ...
Komentet te GJENDJE E RËNDË NË RRUGËN B, SHIU DEPËRTON EDHE NËPËR LOKALE Janë të Mbyllura