Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, sot do të kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i sabahut është falur në orën 4:40. Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit po e mban dr. Valon Myrta – anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI-së në Gjakovë. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:51, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ...
Komentet te BESIMTARËT MYSLIMANË FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëdhëniet me Greqinë kanë kaluar në një tjetër nivel dhe se janë në rrugë të mbarë për të ardhur deri te njohja. Ajo ka thënë se së shpejti do të ketë lajme të mira nga Greqia, por që nuk ka precizuar kohë. “Me Greqinë jemi në rrugë të mirë për konsolidim të përfaqësimit tonë në Greqi. Kemi pasur një ngritje të lehtë të këtij përfaqësimi dhe jemi në bisedime e sipër që këtë përfaqësim ta forcojmë dhe konsolidojmë edhe më shumë. Unë nuk mund të them as data, as muaj e as javë, sepse nuk është serioze të ...
Komentet te GËVALLA: SË SHPEJTI DO TË KEMI LAJME TË MIRA NGA GREQIA Janë të Mbyllura
Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë sëKosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti., e cila ka thënë se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./KP ...
Komentet te AKSIDENT TRAFIKU NË MAGJISTRALEN PRISHTINË-PODUJEVË, 9 TË LËNDUAR Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor. Këtë vendim PSD thotë se e ka marr pas analizës e diskutimeve brenda strukturave. Ky është njoftimi i PSD-së: Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021. Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat ...
Komentet te PSD NUK MERR PJESË NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura
Në magnistralen Lipjan-Shtime, posa ka ndodhur një aksident në mes një pickupi dhe një veture me rimorkio i cili bënte transport delesh. Ende nuk dihet nëse ka lëndime në njerëz. Siç shihet, ka dëme materiale. Dy dele kanë pësuar nga ky aksident. Policia shihet në vendin e ngjarjes./DielliNews.info ...
Komentet te AKSIDENTI POSA KA NDODHUR, NUK DIHET PËR TË LËNDUAR! (FOTO+VIDEO) Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar debat parlamentar për “tiketat ngjitëse” për regjistrimin e automjeteve. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë tha se një debat i tillë është i pamundur nëse ministri i Infrastrukturës nuk do të marrë pjesë në debat. Tahiri potencon se Qeveria Kurti e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit vendimin e parë e mori duke rënduar barrën financiare të qytetarëve të vendit. Tahiri: Propozuam debat për “tiketën ngjitëse” “Si PDK propozuam debat parlamentar me ‘tiketën ngjitëse’ që tashmë ministria e Infrastrukturës dhe ambienti ka nënshkruar me një kompani me procedura jashtëzakonisht të dyshimta dhe besojmë në kundërshtim me ligjin. ...
Komentet te PDK KËRKON DEBAT PARLAMENTAR PËR “LETRAT NGJITËSE” Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e re plenare këtë të enjte. Kështu ka bërë të ditur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila gjithashtu deklaroi se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet ditën e mërkurë. Kështu ka bërë të ditur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila gjithashtu deklaroi se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet ditën e mërkurë. Kusari-Lila: Të enjten seancë e re parlamentare “Shtesë kësaj në agjendë gjithashtu janë futur edhe dy shqyrtime, shqyrtimi i dytë i projektligjit për automjete i cili i ka kaluar komisionet funksionale dhe gjithashtu kërkesa për debat parlamentar nga grupi ...
Komentet te TË ENJTEN SEANCË E RE PARLAMENTARE Janë të Mbyllura
Lajm shumë i mirë Këshilli shtetëror i cilësisë i Agjencionit të Akreditimit të Kosovës ka ri-akredituar ”Kolegjin Pjetër Budi ”me vlerësimet më të larta. Poashtu, këtë vit është akredituar Programi Master në ”Menaxhment të Kolegji Pjeter Budi”. Fillo studimet Master në Memaxhment në Kolegji Pjeter Budi, merr diplomë të njohur ndërkombëtarisht./DielliNews.info ...
Komentet te RI-AKREDITIMI I KOLEGJIT ”PJETËR BUDI” Janë të Mbyllura
Katër fëmijë janë në mesin e 11 qytetarëve kosovarë të cilët u kthyen në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri. Përçka ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media. Me këtë rast i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se do të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për t’iu ofruar mbështetjen e plotë për rehabilitim dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri. Madje ka theksuar edhe se gjithë personat që kanë marrë pjesë në luftime në zonën e konflikti dhe kanë kryer krime do të dalin para drejtësisë. “Me këtë veprim, Kosova, si anëtare e Koalicionit Global, dëshmon ...
Komentet te KATËR FËMIJË NË MESIN E 11 QYTETARËVE TË KTHYER NGA SIRIA, SVEÇLA: DO T’IU OFROJMË MBËSHTETJEN PËR RI-INTEGRIM Janë të Mbyllura
Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538. Në total numri i rasteve aktive është 104./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura