Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës. Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549. Në total numri i rasteve aktive është 107./DielliNews.com ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Afganistan: Nuk nderprehet namazi gjate bombardimeve ...
Komentet te NUK NDERPREHET NAMAZI GJATE BOMBARDIMEVE! (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kosovarët janë ndër popujt më të varfër në Evropë, por dhe me zemër të madhe. Gjatë periudhës së pandemisë, Kosova ishte ndër dhjetë vendet e para në botë për bamirësi. Megjithatë, nuk janë të rralla rastet kur kosovarët janë mashtruar nga njerëz apo organizata që fshihen pas bamirësisë. Mashtrime të tilla shtohen ndjeshëm në prag të festave si kjo e Kurban Bajramit. Shumë organizata në vend, por edhe individë, po mashtrojnë në emër të bamirësisë. Policia e Kosovës nuk ka treguar se sa është numri i arrestimeve që janë bërë për këto keqpërdorime, por organizatat thonë se numri i tyre është i madh. Thirrje i është bërë institucioneve të parandalojnë ...
Komentet te TË VARFËR POR ME ZEMËR TË MADHE, KOSOVARËT BAMIRËS POR EDHE TË MASHTRUAR Janë të Mbyllura
Që nga dita e diele një djalë në Prishtinë është zhdukur. Për zhdukjen e tij në polici ka raportuar babai i tij. Policia raporton se rasti është duke u hetuar. “Rr. Fitush Kukaj, Prishtinë 18.07.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij, në kohen e lartshënuar ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës. .KP ...
Komentet te ZHDUKET NJË DJALË NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Tre meshkuj kosovarë si pasojë e një mosmarrëveshje janë përlesh fizikisht në mes veti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Si pasojë e përleshjes dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Në lidhje me rastin, nga ana e policisë është kërkuar edhe i dyshuari i tretë, por i njëjti nuk është takuar. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te PËRLESHEN TRE PERSONA NË PODUJEVË, GJENDET EDHE NJË GËZHOJË ARME Janë të Mbyllura
Në të gjithë vendin ka nisur fushata e korrje-shirjeve. Pavarësisht se këtë vit ka më shumë të mbjella me grurë, gjithsej 68 mijë hektarë ose 6 mijë hektarë më shumë, rendimenti mesatar për hektarë është 4 mijë kilogramë grurë, mbi 500 kilogramë më pak se vitin e kaluar. Ministria e Bujqësisë thotë se 1400 autokombajna janë të përfshirë në këtë proces që pritet të përfundojë ditëve të para të gushtit. Ani pse gruri është kultura kryesore që për një kohë të gjatë zë sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore, asnjëherë deri më tani nuk është arritur që të plotësojë nevojat e popullatës me këtë kulturë, marrë parasysh rëndësinë që ...
Komentet te KOSOVA AS SIVJET NUK SIGURON BUKËN E MOTMOTIT, FERMERËT MBETEN PA SUBVENCIONE Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Në urimin e saj, presidentja Osmani ka theksuar se sakrificat e përcjellin njerëzimin përgjatë gjithë rrugëtimit jetësor dhe se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. “Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica. Në këtë ditë feste, ne jemi më mirë se Bajramin e kaluar. Sot, ndani me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat tuaja, sot shpërndani dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë! Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati. Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ...
Komentet te PRESIDENTJA OSMANI URON BESIMTARËT MYSLIMANË ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT Janë të Mbyllura
Besimtarët myslimanë sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Në vendin tonë kjo festë nisi me faljen e sabahut dhe të namazit të Bajramit në praninë e besimtarëve në të gjitha xhamitë e vendit, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Mesazhi i kësaj feste këtë vit u përqendrua të rëndësia e familjes duke kundërshtuar, siç u tha, nismat moderne që godasin familjen e shëndoshë. Këto qëndrime u tha se janë në kundërshtim të plotë me misionin e njeriut në këtë botë, janë kundër vullnetit të Zotit dhe kundër natyrshmërisë së njeriut. Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, që dha mesazhin e festës fillimisht u ndal ...
Komentet te TËRNAVA: FAMILJA E SHENJTË, NISMAT QË TENTOJNË TA GODASIN JANË NË KUNDËRSHTIM ME ZOTIN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Duke kujtuar mesazhin e kësaj feste, që është sakrifica, Kurti tha se me angazhim e shpresë, me solidaritet e dashamirësi, do ta bëjmë Kosovën shtet më të fortë dhe shoqëri më të begatë. “Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj lumturi e gëzim në festën e sakrificës, Kurban Bajramin. Sakrificën që bëhet për qëllim të mirë, e don Zoti, e don edhe shoqëria. Sakrifica e bërë për qëllim të mirë na i gëzon zemrat. Ne humbasim diçka, por fitojmë shumë. Ky është mesazhi i kësaj feste, që ka edhe më shumë domethënie për popujt ...
Komentet te KURTI URON BAJRAMIN: ME SAKRIFICË E ANGAZHIM KOSOVËN DO TA BËJMË SHTET TË FORTË Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se gjatë ditës së martë do të mbizotërojë mot me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-28 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdojë sërish prej ë mërkurës ku parashihen rreze dielli./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura