Porti i Durrësit do të transformohet në Marinën më të madhe në Mesdhe, një investim, më i madhi i huaj në Shqipëri prej 2 miliardë eurosh nga Emaar Group. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, të transformimit të portit të Durrësit. “Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh kryeministri Rama. Në nëntor të vitit ...
Komentet te JA SI DO TË TRANSFORMOHET PORTI I DURRËSIT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një rrahje ka ndodhur mes dy familjeve në Podujevë të martën. Në këtë përleshje janë përfshirë nëntë meshkuj, të cilët kanë pësuar edhe lëndime trupore. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishekë dhe një shkop. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Podujevë, 20.07.2021 – 09:00. Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. ...
Komentet te RRAHJE MES DY FAMILJEVE NË PODUJEVË, 9 PERSONA PRANOJNË TRETMAN MJEKËSOR Janë të Mbyllura
Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë mbrëmjen e së martës. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. /KP ...
Komentet te GJENDET PA SHENJA JETE NJË GRUA NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të raportoj këtë të mërkurë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në këtë komision do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020-të. Rendi i ditës: 1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më 8.6.2021 dhe 22.6.2021; 3. Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. I ftuar Miinistri z.Xhelal Sveçla’ 4. Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të K.R.U.”Hidroregjioni jugor” Sh. A. Prizren për vitin 2020; 5. Të ndryshme. Vendi: ...
Komentet te XHELAL SVEÇLA RAPORTON NË KOMISIONIN PËR FINANCA Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se në mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT Janë të Mbyllura
Tri ditë rend, duke filluar nga sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”. Gjatë tri ditëve, nga ora 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. Me këtë rast Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. “Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./KP ...
Komentet te KUVENDI HAP DYERT PËR BASHKATDHETARËT Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura me ç ‘rast njëra është rrokullisur. KosovaPress ka siguruar disa fotografi nga ky aksident, teksa mësohet se disa persona kanë mbetur të lënduar. Po ashtu Kpress ka provuar të marrë informata shtesë nga Policia e Kosovës. /KP ...
Komentet te AKSIDENT TRAFIKU NË BËRNICË TË PRISHTINËS Janë të Mbyllura
Artisti i njohur njihet për projektet e tij muzikore më të dëgjuarat. Dhe, Ardian Bujupi nuk ka shumë kohë që ka lansuar edhe albumin e tij ’10’. Ndërkohë, krahas projekteve muzikore të pëlqyera edhe albumi ka arritur të rezultojë i suksesshëm. Këngëtari ka publikuar në storien e tij në Instagram një imazh derisa ka treguar se albumi ’10’ ka arritur të mbledhë mbi 17 milionë dëgjime në platforma digjitale. Ndryshe, Rebela, Habibi me Azzi Memo, Versace, Peligrosa, Warium me Aylo, Jump on it, janë disa nga këngët e albumit. ...
Komentet te ARDIAN BUJUPI MBLEDH MBI 17 MILIONË DËGJIME ME ALBUMIN E RI Janë të Mbyllura
Kosova A (F) ka debutuar me fitore në garat ndërkombëtare. Vashat kosovare kanë triumfuar ndaj Qipros 68:70 (16:23, 18:11, 24:18, 10:18), në ndeshjen e zhvilluar në Nikozia, në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla. Fillimi ishte i baraspeshuar, dhe më pas vashat dardane morën lojën në duar, duke qenë në epërsi, ku më e larta ishte 14:21, kurse çereku i parë përfundon 16:23. Duhet cekur se pikët e para për Kosovën i shënoi Arbnore Përquku, e cila në 10 minutat e parë bëri edhe pesë asistime. Perioda e dytë ishte më e balancuar, me vendaset që arrijnë të kalojnë në epërsi 31:30, kurse pjesa e parë përfundon 34:34. ...
Komentet te VASHAT KOSOVARE TRIUMFOJNË NDAJ QIPROS Janë të Mbyllura
Hysen Saitaj, 58 vjeç, humbi jetën pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen. Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. Saitaj, me origjinë nga Kosova, ishte drejtues i makinës. Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit. Burime për Euronews Albania thanë se në makinë me Saitajn ishte edhe i biri. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues. Vetëm gjatë ...
Komentet te AKSIDENT TRAFIKU NË “RRUGËN E KOMBIT”, HUMB JETËN NJË KOSOVAR Janë të Mbyllura