Në depon farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë iu ka skaduar afati insulinave të cilat kushtuan mbi 36 mijë euro. Zyra Kombëtare e Auditorit gjatë ekzaminimeve fizike në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë, janë gjetur 14 mijë e 220 insulina me afat të skaduar, shkruan Gazeta Shneta. Këto insulina i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 36 mijë e 261 euro. Zyrtarët përgjegjës të depos së MSH-së janë arsyetuar me mungesën e kërkesave për furnizim. “Gjatë ekzaminimit fizik, në depon qendrore të barnave të Ministrisë së Shëndetësisë kemi vërejtur barna me afat të skaduar në vlerë 36,261€ (insulinë 14,220 copë). Sipas zyrtarëve të Divizionit të Farmacisë në ministri barnat nuk janë ...
Komentet te NË DEPON E MSH-SË IU SKADOI AFATI MBI 14 MIJË INSULINA NË VLERË 36,261 EURO Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ka rreth 29 muskuj në këmbën e njeriut. Dhe pas një dite të vështirë në punë ose periudhave të gjata të qëndrimit në këmbë, mund të duket sikur secili prej tyre po “bërtet”. Provoni të ecni në një vend të ndjeshëm Ecni zbathur në terrene, ku ka shkëmbinj të lëmuar, lëvore peme, gjethe ose bari, dhe do ju japë një ndjesi relaksi. Masazhoni këmbët Për këmbë të lodhura, provoni të kombinoni një masazh të këndshëm të këmbëve. Gjatë larjes tuaj, përdorni një furçë, larës, krem, dhe butësisht masazhojeni atë në këmbët tuaja. Kjo është e shkëlqyer për ata që përpiqen të shmangin kallot dhe çarjet në thembra. Masazhoni këmbët ...
Komentet te SI TË KUJDESENI PËR KËMBËT TUAJA, PAS NJË DITE TË LODHSHME Janë të Mbyllura
Para nisjes së takimit midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se kohëzgjatja e këtij takimi do të varet nga atmosfera që të mbizotërojë gjatë bisedimeve. Atmosfera që e përcolli takimin u bë e ditur gjatë deklarimeve të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Ishte e qartë se takimi i dytë brenda një muaji, dështoi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë të vullnetit që procesi i dialogut të ecë përpara. Megjithatë, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme lidhur me të ardhmen e dialogut, të dy palët janë dakord për një gjë: që dialogu ...
Komentet te KUSH DHE ÇFARË HUMB NGA DËSHTIMI I DIALOGUT KOSOVË-SERBI? Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Speciale sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kjo seancë është paraparë të mbahet në orën 14:30. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë./RTK ...
Komentet te ISH-KRERËT E UÇK-SË PARA SPECIALES Janë të Mbyllura
Përfshirja e grave në vendimmarrje është tejet e rëndësishme dhe është dëshmi se pjesëmarrja e të njëjtave e bënë procesin më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm. Kështu u tha në konferencën ku u shënuar fillimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave” nga Zyra e BE-së në Kosovë. Aty u theksua se Kosova ka shënuar progres në përzgjedhjen e grave në pozita të larta udhëheqëse, por që u potencua ende ka shumë punë për t’u bërë që gratë të kenë mundësi të barabarta në vendimmarrje. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se gratë po marrin përgjegjësi institucionale në Kosovë, e një trend i ...
Komentet te KËRKOHET PËRFSHIRJE MË E MADHE E GRAVE NË VENDIMMARRJE Janë të Mbyllura
Besimtarët myslimanë në Kosovë janë duke festuar festën e Kurban Bajramit, e ku dje ishte dita e parë e kësaj feste. E, sipas traditës islame, në ditën e Kurban Bajramit duhet të theret edhe një kafshë, ku mishi duhet të ndahet me familjarët e personat në nevojë. Therja e kafshëve bëhet në vende të caktuara, mirëpo disa qytetarë janë treguar të papërgjegjshëm duke hedhur kështu mbetjet e kafshëve nëpër rrugë. Në pamjet që tashmë kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se mbeturinat e kurbanëve janë hedhur në rrugët e fshatit Bajnicë të Ferizajt. Për këtë rast, qytetarët thonë se kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës. /Telegrafi/ ...
Komentet te FESTA E KURBAN BAJRAMIT, HEDHEN NË RRUGË MBETJET E KAFSHËVE Janë të Mbyllura
Pas takimit të se hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin. E, në tërë këtë nervozë të Vuçiqit, viktimë ishte Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar gazetarëve, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një moment është ndalur, me ç’rast Petkoviq, deshi t’i pëshpëriste, por reagimi i Vuçiqit ishte poshtërues për vartësin e tij. Derisa po tregonte se çfarë kishin biseduar gjatë takimit me Kurtin, Vuçiq në një moment u ndal dhe po mendohej. Prandaj Petkoviq deshi ta ndihmonte, duke i ...
Komentet te NERVOZ PAS TAKIMIT ME KURTIN, VUÇIQ E POSHTËRON PETKOVIQIN Janë të Mbyllura
Sot kur pritet vazhdimi i seancës plenare, të filluar të premten e kaluar, Instituti Demokratik i Kosovës kërkoi nga të gjithë deputetët që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit, ani pse në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë. KDI thekson se meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato. “Duke pasur parasysh që shumica parlamentare nuk i ka votat që t’i kalojë këto marrëveshje, i takon shumicës parlamentare që të bëj përpjekje për gjetjen e një gjuhe ...
Komentet te KDI: KUVENDI TË RATIFIKOJË KATËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE, TË MOS MBETET PENG I INATEVE PARTIAKE Janë të Mbyllura
Nga 23 korriku deri më 7 gusht 2021 në Tokio të Japonisë do të zhvillohen Lojërat Olimpike të cilat ishin të planifikuara të mbahen në vitin e kaluar por që kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë Covid-19. Në këtë eveniment të madh sportiv Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë nga fusha të ndryshme sportive, përcjellë KosovaPress. Tashmë në Tokio kanë zbarkuar pothuajse e gjithë ekipa e Kosovës e cila kryesohet nga pesë xhudistë. Fotot që vijnë nga Fshati Olimpik shfaqin shumë flamuj të Kosovës nëpër rrugë dhe ndërtesa që tregojnë mikpritjen e madhe për sportistët tonë atje.//KP ...
Komentet te FSHATI OLIMPIK NË TOKIO STOLISET ME FLAMUJ TË KOSOVËS – FOTO Janë të Mbyllura
Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Evropian paraqet rrezik për sigurinë vet BE-së. Kështu u tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit. Kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se procesi i hapur i dialogut ka krijuar justifikimin e 5 shteteve anëtare të BE-së që të shtyjnë njohjen e Kosovës. “Gjithçka që ka të bëjë me njohjen duhet të jetë prioritet. Çka po marr unë përsipër është që të bisedoj me ministren për të parë se çfarë është bërë në të kaluarën në këtë drejtim. Kjo nuk po bëhet ...
Komentet te ABAZI: MOSNJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS ËSHTË RREZIKIMI I OMBRELLËS SË SIGURISË SË BE-SË Janë të Mbyllura