Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AVOKATI: VESELI NË MËNYRË TË ARSYESHME PO MENDON QË PO MBAHET PENG

Lajme
Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, avokatët kanë shprehur shqetësimin e tyre, për siç thanë ata, vonesat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në përgatitjet për gjykim. Madje, mbrojtja e Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se klienti i tij arsyeshëm po mendon që po mbahet peng. Emmerson: Kadri Veseli mendon se po mbahet peng “Shqetësimi është për mënyrën se si prokuroria po vepron në këto procedon. Unë desha të them në emër të zotit Veseli që sidomos nën dritën e vendimit tuaj të fundit i nderuari gjykatës që nuk e keni dhënë liri të përkohshme, ai mendon, në mënyrë të arsyeshme, ...
Komentet te AVOKATI: VESELI NË MËNYRË TË ARSYESHME PO MENDON QË PO MBAHET PENG Janë të Mbyllura

DREJTORESHA E ATSH-SË TAKIM ME DREJTUES TË KOSOVAPRESS-IT, BASHKËPUNIM PËR PROJEKTE TË PËRBASHKËTA

Lajme
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Valbona Zhupa priti sot në një takim Skënder Krasniqin, CEO i agjencisë së lajmeve KosovaPress në Kosovë, me të cilin bisedoi mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy agjencive. Gjatë takimit, drejtoresha e ATSH-së, Zhupa dhe CEO i KosovaPress, Krasniqi diskutuan mbi projektet e përbashkëta që kanë për qëllim informimin në fushën e ekonomisë dhe turizmit. ATSH vitet e fundit ka shtuar gamën e informimit të opinionit publik me zgjerimin e shërbimeve shtesë si foto, video dhe intervista, çka ka rritur ndjeshëm interesimin e lexuesve. Shërbimi me video, reportazhe dhe intervista përfshijnë sidomos sektorët e ekonomisë, turizmit, agroturizmit dhe kulturës. Prej disa ...
Komentet te DREJTORESHA E ATSH-SË TAKIM ME DREJTUES TË KOSOVAPRESS-IT, BASHKËPUNIM PËR PROJEKTE TË PËRBASHKËTA Janë të Mbyllura

RRYMA E MBYT NJË PUNËTOR TË KEDS-IT

Lajme
Idriz Prekazi, ka vdekur sot si pasojë e një incidenti që i ka ndodhur në vendin e tij të punës në KEDS Lajmin e bëri të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se Prekazi ishte shok i tij, ndërsa shprehu ngushëllime për familjen e tij. Ky është postimi i Bekim Jasharit: “Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në mënyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike. Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e ...
Komentet te RRYMA E MBYT NJË PUNËTOR TË KEDS-IT Janë të Mbyllura

POLICIA JEP DETAJE RRETH AKSIDENTIT NË PEJË, KU TRENI GODITI DY VETURA

Lajme
Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete. Nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë. Siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës. ...
Komentet te POLICIA JEP DETAJE RRETH AKSIDENTIT NË PEJË, KU TRENI GODITI DY VETURA Janë të Mbyllura

S’KA KUORUM PËR MIRATIMIN E RAPORTIN VJETOR TË AGJENCISË PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Lajme
Kuvendi i Kosovës nuk pati vota të mjaftueshme për ta miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, të zgjedhurit e popullit dështuan ta miratojnë këtë raport, pasi vetëm 46 deputetë votuan për, ani pse të pranishëm në sallë ishin mbi 61 deputetë dhe përkrahje në parim i dhanë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Megjithëse tha se grupi parlamentar i LVV-së e mbështet miratimin e raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, deputeti i LVV-së Adnan Rrustemi tha se mos shtrirja e kësaj agjencie në tërë territorin e vendit është mangësi. Rrustemi: I japim mbështetje miratimit të raportit “Megjithëse i japim ...
Komentet te S’KA KUORUM PËR MIRATIMIN E RAPORTIN VJETOR TË AGJENCISË PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS Janë të Mbyllura

DRAGAN ÇIRKOVIQ EMËROHET ANËTAR I TRETË I BORDIT TË RTK-SË NGA KOMUNITET PAKICË

Lajme
Me 39 vota Dragan Çirkoviq nga komuniteti serb ka arritur të emërohet anëtar i tretë i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Në raundin e parë të votimit Ivan Raduloviq nga komuniteti serb arriti të siguroj 77 vota për tu bërë anëtar i Bordit të RTK-së, ndërsa Sead Mujovi arriti të jetë pjesë e këtij bordi me 72 vota. Votat të mjaftueshme për të qenë anëtar të këtij bordi nuk arritën të siguronin Mirjana Simiq dhe Ismajl Ramoviq dhe Nelica Vojkoviq. /KP ...
Komentet te DRAGAN ÇIRKOVIQ EMËROHET ANËTAR I TRETË I BORDIT TË RTK-SË NGA KOMUNITET PAKICË Janë të Mbyllura

MBROJTJA E ISH-KRERËVE TË UÇK-SË KËRKON NGA PROKURORIA LISTËN ME DËSHMITARË, KRITIKON ZPS-NË PËR ZVARRITJE NË NXJERRJE TË MATERIALEVE

Lajme
Në konferencën e gjashtë statusore që po mbahet ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, avokatët kanë kërkuar nga prokuroria që të dorëzojë një listë me dëshmitarët që synon t’i thërras për dëshmi në sallën e gjyqit. Gjithashtu në këtë konferencë, mbrojtja ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për zvarritje në nxjerrjen e materialeve dhe ndryshim të afatit për dorëzimin e tyre. Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Luka Misetiq ishte ai qe kërkoi nga ZPS listën me dëshmitarë, e që një kërkesë e tillë e gjeti mbështetjen edhe të avokatëve të tjerë të cilët mbrojnë Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Misetiq: Prokuroria ...
Komentet te MBROJTJA E ISH-KRERËVE TË UÇK-SË KËRKON NGA PROKURORIA LISTËN ME DËSHMITARË, KRITIKON ZPS-NË PËR ZVARRITJE NË NXJERRJE TË MATERIALEVE Janë të Mbyllura

IVAN RADULOVIQ DHE SEAD MUJOVIQ ZGJEDHËN ANËTARË TË BORDIT TË RTK-SË

Lajme
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur dy anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga komunitetet jo shumicë. Ivan Raduloviq nga komuniteti serb arriti të sigurojë 77 vota për t’u bërë anëtar i Bordit të RTK-së, ndërsa Sead Mujoviq arriti të jetë pjesë e këtij bordi me 72 vota. Përzgjedhja e tyre është bërë me votim të fshehtë ndërsa, për zgjedhjen e anëtarit të tretë po vazhdon gara në mes të Dragan Cerkoviq dhe Nelica Velkoviq. Në votimin e tyre kanë marr pjesë 87 deputetë të Kuvendit të Kosovës. /KP ...
Komentet te IVAN RADULOVIQ DHE SEAD MUJOVIQ ZGJEDHËN ANËTARË TË BORDIT TË RTK-SË Janë të Mbyllura

KOSOVARI U DREJTOHET MËRGIMTARËVE: DUHET ME PASË KUFI SECILI, DY MUAJ JANË SHUMË ME QËNDRU NË KOSOVË (VIDEO)

Lajme
Një qytetar u është drejtuar mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në Kosovë, duke u bërë thirrje që të “mos rrinë shumë në Kosovë”. Sipas tij, mjafton që mërgimtarët të rrijnë dy javë.: “Kanë nisë me ardhë dhe atë po rrinë ka dy muaj ditë, desha me ju thanë dy muaj është shumë. Vjen mërgimtari rrin dy javë dhe apet shkon në vend të vetin punon. Kaniher edhe me tepru nuk bon, duhet me pasë kufi secili.  Këtu në Kosovë, diaspora e ka vendin e vet, por nuk e ka dy muaj ditë, por dy javë”, ka thënë ai në ATV./Gzeta Express     Share Now ...
Komentet te KOSOVARI U DREJTOHET MËRGIMTARËVE: DUHET ME PASË KUFI SECILI, DY MUAJ JANË SHUMË ME QËNDRU NË KOSOVË (VIDEO) Janë të Mbyllura

DËNOHET SHTETASI MALAZEZ I ARRESTUAR NË GAZIMESTAN PËR PROVOKIME NDËRETNIKE

Lajme
Shtetasi malazez, Risto Jovanoviq i cili në ditën e “Vidovdanit” në Gazimestan bëri provokime ndëretnike është dënuar të mërkurën nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai u dënua me gjashtë muaj burgim për kryerjen e veprës penale nxitje e përcarjes dhe e mosdurimit. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.J. për veprën penale Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit nga neni 141 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari R.J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh burgim, duke filluar nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, konform nenit 79 të ...
Komentet te DËNOHET SHTETASI MALAZEZ I ARRESTUAR NË GAZIMESTAN PËR PROVOKIME NDËRETNIKE Janë të Mbyllura