Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Tokyo. Osmani këtë të premte u prit në takim nga Ministri i punëve të Jashtme të Tokyo, Toshimitsu Motegi. Osmani thotë se kjo ishte një mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovës si dhe për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Pas pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, sot në Tokyo u prita edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Toshimitsu Motegi. Ishte mundësi e mirë për të ftuar sa më shumë investime japoneze në Kosovë e për të kërkuar përkrahje për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por poashtu për të ...
Komentet te OSMANI NË TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË JAPONISË: ISHTE MUNDËSI E MIRË PËR TË FTUAR SA MË SHUMË INVESTIME JAPONEZE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda Van Gelder, pas negocimit tё suksesshëm kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”. Nëpërmjet një komunikate për media nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë njoftuar se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik. Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë 29 qershor 2020 ...
Komentet te NËNSHKRUHET MARRËVESHJA ME BANKËN BOTËRORE PËR FINANCIM SHTESË PËR PROJEKTIN EMERGJENT TЁ KOSOVËS PЁR COVID-19 Janë të Mbyllura
Disa lagje të Fushë Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes kanë mbetur pa ujë. Kjo përshkak të dëmtimit të linjës DN 200mm AC në Fushë Kosovës. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina ka njoftuar se uji është ndërprerë për lagjen Bresje, Uglar, rrugën “Nënë Tereza” duke filluar nga Euromed ana e majtë deri te stacioni i trenit. Furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit. “Si pasojë e dëmtimit të linjës DN 200 mm AC në Fushë Kosovë në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për këto lagje: fshati Bresje, Uglar, rruga ” Nënë ...
Komentet te DISA LAGJE TË FUSHË KOSOVËS MBESIN PA UJË Janë të Mbyllura
21 vjet më parë u vra veprimtari i shquar i Kosovës për liri e pavarësi, Shaban Manaj. Këtë 21 vjetor të vrasjes së tij e ka kujtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila thotë që ai ishte intelektual i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. “21 vjet më parë, pasi u rrëmbye, u vra mizorisht njëri ndër veprimtarët më të shquar të Kosovës për liri e pavarësi, avokati i njohur, Shaban Manaj. Ai qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Bashkudhëtar e bashkëmendimtar i presidentit historik të ...
Komentet te OSMANI KUJTON SHABAN MANAJ: TËRË JETËN IA KUSHTOI ÇËSHTJES KOMBËTARE Janë të Mbyllura
Është zhdukur një e mitur në Gjakovë. Për zhdukjen e të miturës, në polici ka raportuar babai i saj. Ai ka thënë se e bija e tij kishte shkuar në kurs por që nuk kishte qenë aty kur kishte shkuar për ta marrë. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marr nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësiti relevant është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ZHDUKET E MITURA NË GJAKOVË, BABAI I SAJ THOTË SE AJO KISHTE SHKUAR NË KURS Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike. Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së. Mbledhja do të mbahet në ora 11:00. Njoftimi i plotë i KQZ-së: ju njoftoj se sot (e premte, 23 korrik, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite: 1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së: – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021. 2. ...
Komentet te MBLIDHET KQZ-JA Janë të Mbyllura
Në Kuvendin e Kosovës këtë të premte do të mblidhen dy Komisione Parlamentare. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, janë dy komisionet që do të mblidhen sot. Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione që do të mblidhet në ora 10:00 do të diskutohet lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të promovimit të të drejtave të njeriut. I ftuar në këtë komision është edhe Avokati ...
Komentet te AVOKATI I POPULLIT RAPORTON NË KOMISIONIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT Janë të Mbyllura
Gjatë ditë së premte do të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Ndërkohë që nga dita e diele tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius. “Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të ...
Komentet te MOTI SOT, PARASHIHET RRITJE E TEMPERATURAVE Janë të Mbyllura
Këtë të premte në ora18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit. Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës. I pranishëm pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit. Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë./KP ...
Komentet te SOT PËRUROHET SHTATORJA E FADIL VOKRRIT Janë të Mbyllura
Pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk është shënuar asnjë gol. Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Feyenoord-it me rezultat të barabartë 0:0, përcjell KosovaPress. Ky takim ishte i vlefshëm për ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve në UEFA Conference League në të cilën Drita ishte vendase. Ndeshjen e kthimit, Drita do të udhëtojë drejt Holandës, ku më datën 29 korrik do ta zhvilloj në stadiumin “De Kuip” kundër Feyenoord-it. Rezultati final mes Dritës dhe Feyenoord-it është i barabartë 0:0./KP ...
Komentet te DRITA NDAL PA GOLA FEYENOORDIN, SHPRESON NË KUALIFIKIM Janë të Mbyllura