Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI-QYTETARËVE: VAKSINOHUNI, TANI RREZIKOHEMI NGA PËRHAPJA E VARIANTIT “DELTA”

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19. Kurti derisa bëri thirrje për vaksinim ka treguar për rënien e numrit të të infektuarve me CVOVID-19. Por që ka theksuar se tani ekziston rreziku nga përhapja e variantit “Delta” të virusit e që mbrojtja e vetme ndaj tij është vaksinimi. Kurti potencoi se vaksinat e siguruara janë të sigurta dhe se Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave. Shkrimi i plotë: Kur e pranuam detyrën, katër muaj më parë, ...
Komentet te KURTI-QYTETARËVE: VAKSINOHUNI, TANI RREZIKOHEMI NGA PËRHAPJA E VARIANTIT “DELTA” Janë të Mbyllura

PARAKALIMI I KELMENDIT DHE GJAKOVËS NË TOKIO

Sport
Dy xhudistët kosovarë Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova kanë parakaluar me flamurin e shtetit tonë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Ceremonia e fillimit të Lojëra Olimpike po zhvillohet aktualisht në Tokio, por pa spektatorë. Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet nga gjithsej 11 sportistë, ku gjashtë prej tyre do të jenë femra ndërsa pesë do të jenë meshkuj. Me një vit vonesë, edicioni i 32-të i Olimpiadës, u hap sot përpara perandorit japonez, Naruhito. Garat do të zhvillohen deri më 8 gusht dhe do të ketë 11 000 atletë në garë, pavarësisht virusit, i cili vazhdon të jetë agresiv./KP ...
Komentet te PARAKALIMI I KELMENDIT DHE GJAKOVËS NË TOKIO Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.  Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582. Në total numri i rasteve aktive është 126./KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

OLIMPIADË SI ASNJË TJETËR, TOKIO 2020 NIS NËN MASA KUFIZUESE PREJ COVID-19

Sport
Mbi 11,300 atletë nga 207 shtete të botës nisën sot zyrtarisht edicionin e Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat duhet të ishin zhvilluar vjet, por u shtynë për shkak të pandemisë. Në një ceremoni pa spektatorë, por të organizuar në stadiumin kombëtar të Tokios me koreografi shumëngjyrëshe, Japonia i dha zyrtarisht nisjes së lojërave. Mirëpo ky edicion do jetë si kurrë më parë. Kur Lojërat Olimpike u shtynë në marsin e vitit 2020, autoritetet sportive thanë se “garat mund të ktheheshin në dritën në fund të tunelit”, mirëpo një vit më pas Japonia mbetet thuajse në të njëjtat rrethana të infeksionit nga COVID-19 dhe Lojërat janë detyruar të zhvillohen pa ...
Komentet te OLIMPIADË SI ASNJË TJETËR, TOKIO 2020 NIS NËN MASA KUFIZUESE PREJ COVID-19 Janë të Mbyllura

PËR TRI JAVË TË KORRIKUT MBI 132 MIJË PERSONA ERDHËN NË KOSOVË PËRMES AEROPORTIT

Lajme
Për tri javët e para të këtij muaji 132,295 persona kanë hyrë në Kosovë duke shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Po ashtu, janë regjistruar 55,626 dalje duke bërë që në total për këtë periudhë të ketë 187,921 udhëtarë që kanë hyrë e kanë dalë nga vendi duke shfrytëzuar këtë pikë kufitare.   Ditët kur ka më së shumti fluturime janë dy ditët e fundjavës e që pasohet edhe nga e mërkura. Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, deklaroi për KosovaPress se këtë fluks udhëtarësh presin ta kenë edhe në javët në vazhdim. Sipas Garës, rreth 80% e atyre që kanë ardhur këtë kohë në Aeroportin e Prishtinës ...
Komentet te PËR TRI JAVË TË KORRIKUT MBI 132 MIJË PERSONA ERDHËN NË KOSOVË PËRMES AEROPORTIT Janë të Mbyllura

IKSHPK U BËN THIRRJE QYTETARËVE: MOS LEJONI MBYLLJEN, VAKSINOHUNI

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19. IKShPK kërkon që qytetarët të mos lejojnë mbylljen si pasojë e pakujdesisë, duke theksuar edhe se mos të neglizhohet virusi. Shkrimi i plotë i IKShPK-së TË DASHUR QYTETARË! VAKSINOHUNI! 🙏🙏🙏 MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE NGA PAKUJDESIA E DISAVE! ℹ️ KUDO QË HASNI PERSONA QË NUK JANË VAKSINUAR, I KËSHILLONI TË VAKSINOHEN PËR TË RUAJTUR SHËNDETIN E TYRE DHE TË AFËRMVE TË TYRE! 🙏 JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR! VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET! JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE! VAKSINOHUNI! MOS E NËNVLERËSONI VIRUSIN! ℹ️ MOSVAKSINIMI PËRKEQËSON SITUATËN EPIDEMIOLOGJIKE, ...
Komentet te IKSHPK U BËN THIRRJE QYTETARËVE: MOS LEJONI MBYLLJEN, VAKSINOHUNI Janë të Mbyllura

“LISTA GUXO” GARON E VETME NË FERIZAJ

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar Iniciativën qytetare “Lista Guxo” për zgjedhjet lokale të këtij viti. Ish partia e presidentes Vjosa Osmani garon si iniciativë qytetarë vetëm për zgjedhjet komunale në Ferizaj. Ndërkohë u certifikua edhe një iniciativë tjetër qytetare për qytetin e Istogut./KP ...
Komentet te “LISTA GUXO” GARON E VETME NË FERIZAJ Janë të Mbyllura

INSPEKTORI I NDËRTIMIT NË PRIZREN SHPALLET FAJTOR, DËNOHET ME BURGIM DHE ME MBI 21 MIJË EURO

Lajme
Inspektori i ndërtimit N.M në Komunën e Prizrenit është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Prizren. Gjykata ka treguar se për cilat raste bëhet fjalë që N.M keqpërdori detyrën zyrtare. “ Në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren në cilësinë e personit zyrtar – inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin, respektivisht investitorët “………..” me pronar N.K., dhe investitorin “…….” me pronar S.V., në atë mënyrë që nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë (8) të kompleksit ndërtimor në lagjen ...
Komentet te INSPEKTORI I NDËRTIMIT NË PRIZREN SHPALLET FAJTOR, DËNOHET ME BURGIM DHE ME MBI 21 MIJË EURO Janë të Mbyllura

KQZ APROVOI 1208 APLIKACIONE PËR REGJISTRIMIN E DIASPORËS PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET LOKALE

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama. Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale. Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për tu regjistruar janë nga shteti i Gjermanisë. Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar./KP ...
Komentet te KQZ APROVOI 1208 APLIKACIONE PËR REGJISTRIMIN E DIASPORËS PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura

PROF. ASS. DR. ARTAN HAZIRI FTON TË RINJËT TI BASHKANGJITEN KOLEGJIT “PJETER BUDI”!

Ekonomi
Jeni në momentin më të rëndësishëm të jetës për të vendosur se ku të sdudioni: Në cilin Kolegje apo Universitet ? 1. Kush janë profesorat, a kanë background akademik ( çdo fëmijë është gjeni, por varet nga mësuesi i tij – Einstein) 2. Cila është detyra e mësuesit ( ashtu si e nënës kur bën përgaditjen e bukës, ajo ju bindë që ushqimi është i shijshëm, por ju vet do të hani) 3. A kane objekt të vetin apo jo ( rehati dhe siguri për ju, kabinete, amfiteater, salla të mjaftueshme etj), 4. A të bëjnë gati për tregun e punës (vetëm një letër apo të ofrojnë edhe mundësi për ...
Komentet te PROF. ASS. DR. ARTAN HAZIRI FTON TË RINJËT TI BASHKANGJITEN KOLEGJIT “PJETER BUDI”! Janë të Mbyllura