Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

NJË FITORE LARG MEDALJES OLIMPIKE, JA KUR LUAN DISTRIA KRASNIQI

Sport
Distria Krasniqi shënoi fitore për më pak se 20 sekonda pasi mposhti Chen Hao Lin të Taipeit kinez me ippon në kategorinë 48 kilogramë. Kjo pasi paraprakisht xhudistja kosovare mundi me ippon brazilianen Gabriela Chibana. Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale. Në ndeshjet e para Distria u mbështet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Tokio. I urojmë fat dhe suksese Distria Krasniqit, e cila ndodhet në gjysmëfinale dhe një fitore larg medaljes olimpike./KP ...
Komentet te NJË FITORE LARG MEDALJES OLIMPIKE, JA KUR LUAN DISTRIA KRASNIQI Janë të Mbyllura

DHURATA DORA DHE NOIZY KANË LANSUAR PROJEKTIN E RI- MI AMOR (VIDEO)

ShowBiz
Kënga MI AMOR është publikuar një ditë më parë, ende pa u bërë 24 orë dyshja ka arritur të mbledhin më shume se 1 milion klikime , pas kësaj ka reaguar Dhurata me një postim në faqen e saj në instagram duke i  falenderuar fansat dhe  ka treguar se kënga me Noyzin është vetëm bashkëpunimi i parë në albumin  e saj. /DielliNews.info Më poshtë gjeni postimin e plotë të  këngëtares: ...
Komentet te DHURATA DORA DHE NOIZY KANË LANSUAR PROJEKTIN E RI- MI AMOR (VIDEO) Janë të Mbyllura

DISTRIA KRASNIQI E NIS E PARA GARËN NË TOKIO 2020

Sport
Distria Krasniqi është sportistja e parë e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila fillon garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Distria do të nisë garën në disiplinën 48 kg, nga ora 04:00 e mëngjesit të ditës së shtunë sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio. Ajo ka fituar normën olimpike për të përfaqësuar Kosovën, bashkë me katër xhudistët e tjerë dhe njëmbëdhjetë sportistë gjithsejtë. Të dielën, garën do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri. ...
Komentet te DISTRIA KRASNIQI E NIS E PARA GARËN NË TOKIO 2020 Janë të Mbyllura

VAJZA E LEDRIT TAKON DUA LIPËN

ShowBiz
Ardhja e Dua Lipës në trojet shqiptare e ka entuziazmuar shumëkënd, ndërsa me këtë rast, këngëtarja e famshme është takuar edhe me reperin e popullarizuar, Ledri Vula. Për më shumë, ajo e ka takuar edhe Poem Blu – vajzën e reperit dhe partneres së tij, Sara Hoxha. Në fotografinë e publikuar në Instagram, të dy këngëtaret shfaqen të qeshur, ndërkohë që Ledri ia afron vajzën yllit të muzikës botërore. Ajo duket mjaft e entuziazmuar ndërkohë që shikon fëmijën.   Poem Blu takon Dua Lipën”, është përshkrimi që i ka vënë reperi fotografisë. Kujtojmë që Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sarah Hoxha, u bënë prindër për herë të parë në ...
Komentet te VAJZA E LEDRIT TAKON DUA LIPËN Janë të Mbyllura

SA JANË TË SIGURTA TË DHËNAT PERSONALE NË KOSOVË?

Lajme
Përpunimi i të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në sektorin publik, privat dhe atë të marketingut ose dërgimi i mesazheve promovuese në numrat e telefonit të qytetarëve, janë ankesat më të shpeshta të qytetarëve kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e dhënave të tyre personale. Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) që është përgjegjëse, veç tjerash, për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, gjatë vitit 2020 ka pranuar 60 ankesa, kurse gjatë këtij viti (2021) 18, ku tetë prej të cilave kanë kërkuar inspektim. Drejtori i Departamenti ligjor në këtë agjenci, Valon Kryeziu, thotë se ankesat janë pranuar nga qytetarët, por edhe nga organizata të ndryshme. ...
Komentet te SA JANË TË SIGURTA TË DHËNAT PERSONALE NË KOSOVË? Janë të Mbyllura

GËRVALLA NË SLLOVENI: BE-JA TË NDALË “MINI-SHENGENIN”, I RREZIKSHËM PËR PAQEN NË BALLKAN

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo Pri Kranju të Sllovenisë, nikoqir i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gašper Dovžan. Duke qenë se Sllovenia ka marrë mandatin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ky diskutim u hap me prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovenisë dhe temë bosht ishte çështja e tejkalimit të situatës me pandeminë Covid-19. Sic bëhet e ditur në komunikatën ministrore, Gërvalla theksoi në fjalën e saj se Kosova është në rrugë ...
Komentet te GËRVALLA NË SLLOVENI: BE-JA TË NDALË “MINI-SHENGENIN”, I RREZIKSHËM PËR PAQEN NË BALLKAN Janë të Mbyllura

NGA E HËNA ASNJË SHËRBIM PËR QYTETARËT NGA ATK

Lajme
Nga e hëna do të pezullohen të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. Sindikata e punëtorëve të ATK-së ka marrë vendim që të vazhdojnë grevën e tyre e tashmë me orar të plotë nga e hëna. Kështu kanë njoftuar ata në një konferencë për media në lidhje me grevën që e kanë filluar një javë më parë. Sekretarja e sindikatës, Arlinda Bajraj tha se kjo grevë është respektuar pothuajse nga të gjithë e stafit të ATK-së Bajraj: Nuk kemi marrë asnjë konfirmim ende nga Ministria e Financave “Sot vetëm ka përfunduar dita e shtatë e grevës. Këto ditë kemi mbajtur një gjysmë orari, vetëm pjesën e paradites me greva. Kjo ka ndodhë ...
Komentet te NGA E HËNA ASNJË SHËRBIM PËR QYTETARËT NGA ATK Janë të Mbyllura

DUA LIPA NË TIRANË, RAMA: KA KAPUR QIELLIN E BOTËS MUZIKORE S’KA NEVOJË PËR ASNJË KOMENT

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa po qëndron sot në Tiranë, ku është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama ka thotë se Dua ka kapur qiellin e botës muzikore e që s’ka nevojë për asnjë koment. “DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria ...
Komentet te DUA LIPA NË TIRANË, RAMA: KA KAPUR QIELLIN E BOTËS MUZIKORE S’KA NEVOJË PËR ASNJË KOMENT Janë të Mbyllura

KAPET SASI E KONSIDERUESHME E DUHANIT DHE CIGAREVE NË GJILAN

Lajme
Në Gjilan është kapur një sasi e konsdierueshme e duhanit dhe cigareve. Kështu kanë njoftuar nga Dogana e Kosovës nëpërmjet një komuniktate për media. “Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve. Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara”, thuhet në komunikatën për media. Në lokacioni e pare janë këto të gjetura këto mallra: 1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( ...
Komentet te KAPET SASI E KONSIDERUESHME E DUHANIT DHE CIGAREVE NË GJILAN Janë të Mbyllura

MIRATOHEN PJESËRISHT MOCIONET E THAÇIT, SELIMIT DHE KRASNIQIT KUNDËR FORMËS SË AKTAKUZËS

Lajme
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka miratuar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, bëjnë të ditur se gjykatësi Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që deri më 3 shtator të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin. Ndërsa mocioni i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit është hedhur poshtë tërësisht. Kujtojmë që më 4 nëntor u arrestua Jakup Krasniqi e një ditë pas u arrestua Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre ...
Komentet te MIRATOHEN PJESËRISHT MOCIONET E THAÇIT, SELIMIT DHE KRASNIQIT KUNDËR FORMËS SË AKTAKUZËS Janë të Mbyllura