Krerët institucionalë e politikë në vendin tonë reaguan menjëherë pas triumfit të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike që i siguroi Kosovës medaljen e parë në këtë Olimpiadë dhe të dytën në histori të vendit. Presidentja Vjosa Osmani tha se fitorja e Distrias është nder, krenari e lumturi e papërshkrueshme. “Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës. Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit ...
Komentet te POLITIKA REAGON PAS FITORES SË DISTRIAS: KRENARIA E VENDIT TONË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Xhudistja Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë. Distria nw finalen e sotme u ndesh me japonezen Funa Tonaki. Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtarën me Ippon. Me Ippon e mboshti për 19 sekonda edhe xhudisten Lin Chen Hao nga Tajpei Kinez. Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat. Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që nderoi vendin me të ...
Komentet te DISTRIA TRIUMFON, KOSOVA I NIS GARAT ME MEDALJEN E ARTË Janë të Mbyllura
Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, tani po angazhohet drejtpërdrejtë në mënyrë institucionale për zbardhjen e fatit të babait dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm dhe për fatin e të cilëve ende nuk dihet. I emëruar ditë më parë në krye të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur dhe drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje të personave të zhdukur, Andin Hoti është i gatshëm të përballet me palën serbe. Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë që të hap arkivat dhe të tregojë vendndodhjen për 1632 personat e zhdukur dhe të vihet drejtësi. Andin Hoti, ...
Komentet te I BIRI I UKSHIN HOTIT GATI TË PËRBALLET ME SERBINË: TË PAGJETURIT TË JENË KUSHT PËR MARRËVESHJEN FINALE Janë të Mbyllura
Policia Kufitare ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë në fshatin Banjë të Zubin Potokut për kalim të paautorizuar të kufirit. Ata dyshohet që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Sipas policisë, në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm./KP ...
Komentet te ARRESTOHEN DY SERBË PASI KALUAN ILEGALISHT KUFIRIN Janë të Mbyllura
Një person i gjinisë mashkullore është plagosur me armë zjarri në fshatin Penuh të Komunës së Podujevës. Dyshimet e para, bazuar edhe në deklarimet e të plagosurit, është se drejt tij ka shtënë një person me të cilin kishin një problem të mëhershëm. I dyshuari pas kryerjes se veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. I plagosuri gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën mbrojtje të policisë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile./KP ...
Komentet te PLAGOSET NJË PERSON NË PODUJEVË Janë të Mbyllura
Veteranët e Kombëtares së Kosovës në futboll kanë fituar trofeun “Fadil Vokrri”, pasi kanë shënuar fitore në përballje me veteranët e Kombëtares së Shqipërisë, pas penalltive 4:3, pasi ndeshja pas 60 minutave lojë u mbyll baras 1:1. Kjo ndeshje u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës për nder të ditëlindjes së 61-të të ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri. Të parët në epërsi kaluan veteranët kuqezi, me golin e Redi Jupit, në minutën e 7-të. Megjithatë, Dardanët u kundërpërgjigjën vetëm dy minuta më vonë, kur Muhamed Dragusha shënoi nga penalltia. Në këtë ndeshje krahas emrave të shquar të futbollit mbarëkombëtar për disa minuta luajtën edhe presidenti i FFK-së, ...
Komentet te VETERANËT E KOSOVËS FITUES TË KUPËS “FADIL VOKRRI” Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës raportoi se në fshatin Rimanishtë të Komunës së Prishtinës është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe policia është rezervuar në informacionet e para për mediat./KP ...
Komentet te GJENDET NJË TRUP I PAJETË NË FSHATIN RIMANISHTË Janë të Mbyllura
Zakonisht me fillimin e viteve të reja, në krijojmë plane dhe qëllime të reja. Por me kalimin e muajve ato plane fillojnë të duken të vështira për t’u përmbushur. Mbase nuk kanë pse të na duken që janë edhe aq të vështira, sepse me strategjinë e duhur dhe udhëheqësin e duhur mund të arrijmë t’i plotësojmë të gjitha shpërblimet e punës së përkushtuar. Më poshtë janë shtatë këshilla për të ndihmuar në trajnimin e punonjësve për ta përmirësuar paraqitjen si dhe për ta çuar kompaninë përpara. Jepuani arsyen Mënyra më e mirë për t’i mbajtur të gjithë të përqendruar në qëllimet e tyre gjatë vitit është përforcimi i pamjes ...
Komentet te STRATEGJITË TË CILAT I NDIHMOJNË PUNONJËSIT QË T’I PLOTËSOJNË QËLLIMET E TYRE Janë të Mbyllura
Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca janë efektive kundër variantit të koronavirusit Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa. Kështu thotë studimi më i ri i publikuar në revistën “New England Journal of Medicine”, dhe që konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7% efektivitet kundër variantit Alfa. Ndërkaq, dy doza të AstraZenecas, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa. Studimi konfirmon gjithashtu ...
Komentet te STUDIMI: DY DOZA PFIZER OSE ASTRAZENECA, JANË EFEKTIVE KUNDËR VARIANTIT DELTA Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. Prej të dielës e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë celsius./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura