Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MBI 107 MIJË QYTETARË MORËN DOZËN E DYTË TË VAKSINËS ANTICOVID-19

Shëndetësi
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 356.771 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine. Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për 19 raste të reja COVID-19. Njoftimi i plotë: 24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të ...
Komentet te MBI 107 MIJË QYTETARË MORËN DOZËN E DYTË TË VAKSINËS ANTICOVID-19 Janë të Mbyllura

DRITON KUKA PËR MAJLINDËN: MOS U HIDHËRO SOT TË LUTEM, DO TË JESH GJITHMONË KAMPIONE

Sport
Pas eliminimit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ka reaguar trajneri i saj i xhudos, Driton Kuka. Kuka derisa e quan Majlindën krenari të veprimtarisë së tij ka nënvizuar edhe se ajo do të jetë gjithmonë kampione olimpike, botërore e evropiane Ai ka shkruar “Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar”. Shkrimi i plotë i Kukës: Krenaria e veprimtarisë time … Majlinda të falënderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku ...
Komentet te DRITON KUKA PËR MAJLINDËN: MOS U HIDHËRO SOT TË LUTEM, DO TË JESH GJITHMONË KAMPIONE Janë të Mbyllura

AKSIDENTI MË TË VDEKUR NË KROACI, FLASIN NGA KOMPANIA “DEVA TOURS”

Rajoni dhe Bota
Mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova. Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Ndërkohë që nga kompania “Deva Torus” autobusi i të cilit është aksidentuar kanë treguar për për KosovaPress se aksidentin por që kanë thënë se nuk kanë informata të sakta lidhur me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve. “Nuk kemi informata më të sakta diçka. Nëse ka mundësi të keni konsideratë sepse as ne ende nuk dimë asgjë saktë. Po rasti ka ndodhur, por për numrin e të vdekurve nuk kemi informata”, ka thënë KosovaPress përgjegjësi i kësaj kompanie./KP ...
Komentet te AKSIDENTI MË TË VDEKUR NË KROACI, FLASIN NGA KOMPANIA “DEVA TOURS” Janë të Mbyllura

TRE SPORTISTË KOSOVARË GAROJNË TË DIELËN NË TOKIO 2020

Sport
Distria Krasniqi ishte sportistja e parë nga Ekipi Olimpik i Kosovës që zhvilloi garën në Tokio 2020. Krasniqi e nisi mbarë duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike. Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Rio 2016. Ndërsa nesër, e diel në ora 02:00 të mëngjesin me kohën tonë garën do ta nisë shenjëtari Drilon Ibrahimi, për të vazhduar në ora 04:00 xhudistja Majlinda Kelmendi. Kurse në ora 12:00 garën do ta zhvillojë notarja Eda Zeqiri./KP ...
Komentet te TRE SPORTISTË KOSOVARË GAROJNË TË DIELËN NË TOKIO 2020 Janë të Mbyllura

NESËR NXEHTË, TEMPERATURAT DERI 31 GRADË CELSIUS

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes./KP ...
Komentet te NESËR NXEHTË, TEMPERATURAT DERI 31 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura

DUA LIPA VIZITON MUZEUN “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” NË KRUJË

ShowBiz
Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë. E shoqëruar nga familja e saj, këngëtarja Dua Lipa vizitoi pavijonet e muzeut, ku u njoh nga afër me kulturën dhe historinë e popullit shqiptar. Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “këngëtarja Dua Lipa vizitoi muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu e shoqëruar nga familja e saj. Ata thanë se morën shumë kënaqësi nga vizita në këtë muze”. “Dua Lipës i dhuruam një album të muzeut, ndërsa përfaqësuesi i bashkisë së Krujës një jelek të qëndisur nga artizanet e njohura krutane”, – tha Hafizi. Dua Lipa ndodhet prej dy ditësh ...
Komentet te DUA LIPA VIZITON MUZEUN “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU” NË KRUJË Janë të Mbyllura

MOMENTI KUR DISTRIA KRASNIQI SHPËRTHEN NË LOT PAS MARRJES SË MEDALJES SË ARTË DHE INTONIMIT TË HIMNIT TË KOSOVËS NË “TOKIO 2020” (VIDEO)

Sport
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka dhuruar një moment sa emocionues po aq edhe të bukur me lot gëzimi në fytyrën e saj, pasi pranimit të medaljes së artë dhe intonimit të himnit të Kosovës në podiumin e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Distria Krasniqi ka bërë krenare gjithë Kosovën, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë. Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj. Lexo po ashtu: Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’ duke fituar medaljen e artë. Disa minuta pas triumfit, ...
Komentet te MOMENTI KUR DISTRIA KRASNIQI SHPËRTHEN NË LOT PAS MARRJES SË MEDALJES SË ARTË DHE INTONIMIT TË HIMNIT TË KOSOVËS NË “TOKIO 2020” (VIDEO) Janë të Mbyllura

QEVERIA PARASHIKON RRITJE EKONOMIKE 10 PËRQIND, EKONOMISTËT PESIMISTË

Ekonomi
Përkundër që me rishikim të buxhetit 2021 është paraparë norma e rritjes ekonomike 7.9 përqind, tashmë të dhënat e fundit zyrtare nga qeveria flasin për një rritje edhe më të lartë, deri në 10 përqind. Por njohës të ekonomisë vlerësojnë se mundësitë për realizimin e një norme të madhe ekonomike nuk ekzistojnë, veçse nëse ndodhin investime të mëdha miliardëshe. Po ashtu edhe FMN nuk ka paraparë një rritje më të madhe se 6 përqind. Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli thotë për KosovaPress se projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 përqind nga ana e Ministrisë së Financave është rritur edhe më tej. Sipas saj, kjo ka ndodh për shkak se janë ...
Komentet te QEVERIA PARASHIKON RRITJE EKONOMIKE 10 PËRQIND, EKONOMISTËT PESIMISTË Janë të Mbyllura

KËTO ISHIN FJALËT E DISTRIAS PASI SIGUROI TË ARTËN NË TOKIO

Sport
Xhudistja Distria Krasniqi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, dhe medaljen e dytë të artë në histori, pas asaj të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”. Në rrugëtimin e saj deri tek e arta, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin triumfoi me Ippon kundër brazilianes Gabriela Chibana, kurse në çerekfinale e mposhti po ashtu me Ippon xhudisten kineze Chen-Hao Lin, përcjell KosovaPress. Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare triumfoi kundër mongolezes Urantsetseg Munkhbat, kurse në finale, medaljen e artë e siguroi përballë japonezes Funa Tonaki. E pasi që e siguroi të artën, Distria u pa tejet e emocionuar, ku edhe ...
Komentet te KËTO ISHIN FJALËT E DISTRIAS PASI SIGUROI TË ARTËN NË TOKIO Janë të Mbyllura

19 RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590. Në total numri i rasteve aktive është 137. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës. Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./KP ...
Komentet te 19 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura