Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PLENKOVIQ: S’KEMI PASUR NJË AKSIDENT SI KY PËR SHUMË VITE, DO TË BËJMË GJITHÇKA QË DUHET

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka arritur në spitalin në Brod ku ndodhen për trajtim të plagosurit nga aksidenti i sotëm tragjik. Pak para orës 20 pritet ardhja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili do të takohet me Plenkoviq dhe do të vizitojë të plagosurit në spital, transmetojnë mediat kroate. Pasi mbërriti në Brod, kryeministri Plenkoviq dha një deklaratë të shkurtër për media. “Dhjetë persona humbën jetën në aksidentin që ndodhi në autostradën afër Slavonski Brod rreth orës 6:20. Falënderoj drejtorin Samardzic, falënderoj ambasadorin e Kosovës, deputetët Prljaskaj, ministrat Berosh, Bozhinoviq, të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët bëri çdo përpjekje që sonte të presim kryeministrin e Kosovës ...
Komentet te PLENKOVIQ: S’KEMI PASUR NJË AKSIDENT SI KY PËR SHUMË VITE, DO TË BËJMË GJITHÇKA QË DUHET Janë të Mbyllura

DUA LIPA POZON ME DUART NË FORMË SHQIPONJE AFËR SHPATËS SË SKËNDERBEUT

ShowBiz
Këngëtarja e njohur ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid pasi mori përsipër të ndërtojë Kopshtin 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Dua Lipa ka vizituar sot kalanë e Krujës, ku edhe ka realizuar edhe foto duke bërë shqiponjën me dy duar. Krahas fotove ajo ka shkruar “shumë dashuri” për momentet që po kalon në Shqipëri. Një ditë më parë Dua Lipa u takua me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim./KP ...
Komentet te DUA LIPA POZON ME DUART NË FORMË SHQIPONJE AFËR SHPATËS SË SKËNDERBEUT Janë të Mbyllura

NJËRI NGA UDHËTARËT E AUTOBUSIT TË RROKULLISUR NË KROACI TREGON MOMENTET E AKSIDENTIT

Lajme
Një pasagjer i autobusit që u përmbys afër Slavonski Brod këtë mëngjes, ka përshkruar një moment tronditës të aksidentit para kamerave të televizionit të Kroacisë – HTV. Pasagjeri Ramo Gashi tregoi se si dukeshin momentet e para pas aksidentit. “Kur diçka shpërtheu në një sekondë, pashë të gjithë ata njerëz, të gjithë livadhin, atje poshtë, atë kanal pranë autostradës,” tha ai, duke përshkruar pamjen e tmerrshme që pa. “Unë pashë të plagosurit, të vdekurit, pashë gjithçka, pa duar, pashë gjithçka, pashë gjithçka”, tha Ramo Gashi, një nga udhëtarët e autobusit për HTV. Ndryshe, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga ...
Komentet te NJËRI NGA UDHËTARËT E AUTOBUSIT TË RROKULLISUR NË KROACI TREGON MOMENTET E AKSIDENTIT Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT PËR PESË DITË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha. Indeksi ultraviolet (UV) do të shënojë vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (ora 10-17). ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR PESË DITË Janë të Mbyllura

OSMANI SHPALL TË HËNËN DITË ZIE, NDËRPRET VIZITËN NË JAPONI

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë./KP ...
Komentet te OSMANI SHPALL TË HËNËN DITË ZIE, NDËRPRET VIZITËN NË JAPONI Janë të Mbyllura

PUBLIKOHET NUMRI PËR TË GJITHË ATA QË KANË NEVOJË PËR INFORMATA RRETH GJENDJES SË FAMILJARËVE TË TYRE TË AKSIDENTUAR NË KROACI

Lajme
+383 (0) 38 200 76 000, është numri në të cilin mund të kontaktojnë gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës dhe gjendjes së të aksidentuarve në Kroaci. Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë derisa ka publikuar këtë numër ka thënë se janë pranë familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve. “Ministria e Punëve të Brendshme me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët e të vdekurve në këtë aksident, njëkohësisht iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Jemi pranë tyre për të kaluar këto momente të vështira. Me këtë rast, ...
Komentet te PUBLIKOHET NUMRI PËR TË GJITHË ATA QË KANË NEVOJË PËR INFORMATA RRETH GJENDJES SË FAMILJARËVE TË TYRE TË AKSIDENTUAR NË KROACI Janë të Mbyllura

25 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.  Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591. Në total numri i rasteve aktive është 161./DielliNews.info ...
Komentet te 25 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

DEPUTETJA SHQIPTARE NË KROACI FLET PËR KOSOVAPRESS: DYSHOHET SE SHOFERI I AUTOBUSIT ISHTE NË GJUMË (VIDEO)

Lajme
Deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Prlaskaj tashmë është nisur për në Slovanski Brod ku edhe ndodhi aksidenti tragjik në të cilin u vetaksidentua autobusi nga Kosova që po vinte nga Gjermani për në Kosovë. Lekaj-Prlaskaj për KosovaPress ka treguar se në bazë të informacioneve të para deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka qenë në gjumë. Por detaje të tjera lidhur me gjithë ngjarjen tronditëse Lekaj-Prlaskaj tha se do të bëhen të ditura posa të arrijë në vendin ku ka ndodhur tragjedia. Lekaj-Prlaskaj: 10 të vdekur dhe 30 të lënduar në aksidentin në Kroaci   VIDEO   “Në orët e mëngjesit në afërsi tëSlovanski Brodit ka ndodhur ...
Komentet te DEPUTETJA SHQIPTARE NË KROACI FLET PËR KOSOVAPRESS: DYSHOHET SE SHOFERI I AUTOBUSIT ISHTE NË GJUMË (VIDEO) Janë të Mbyllura

MPJD KONFIRMON: 10 TË VDEKUR NGA AKSIDENTI NË KROACI, 15 ME LËNDIME MË TË RËNDA

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njoftoi se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda. “Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme”, thuhet në komunikatën e MPJD. MPJD-ja shprehu keqardhje të thellë për humbjen ...
Komentet te MPJD KONFIRMON: 10 TË VDEKUR NGA AKSIDENTI NË KROACI, 15 ME LËNDIME MË TË RËNDA Janë të Mbyllura

HORMONI I SHTATZËNISË: ÇFARË ËSHTË BETA H-CG DHE SI NDRYSHOHEN VLERAT E SAJ!

Shëndetësi
Beta h-CG është gonadotropinë horionike. Ndryshe quhet edhe hormon i shtatzënisë Ky hormoni tajit në inde të placentës së bebes. Mund të përdoret në mënyrë diagnostike për të përcaktuar shtatzëninë, por edhe për të monitoruar ecurinë e saj. Tajitja e tij mund të regjistrohet disa ditë pas implantimit të embrionit në mitër, transmeton Telegrafi. Në ditën kur femra më së shpeshti e bën testin për konstatimin e shtatzënisë – ditën e parë kur i ndërpriten menstruacionet, gjë që mesatarisht janë 12 deri në 14 ditë pas ovulimit – niveli i Beta HCG-së në gjak është rreth 100 IU/L, por gjithashtu mund të jetë edhe mjaft më i lartë apo më ...
Komentet te HORMONI I SHTATZËNISË: ÇFARË ËSHTË BETA H-CG DHE SI NDRYSHOHEN VLERAT E SAJ! Janë të Mbyllura