Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo është konfirmuar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale nga avokati i tij, Jonathan Rees, shkruan Gazeta Express. Ai tha se Gucati është me ilaçe për shkak të gjendjes jo të mirë fizike. Avokati konfirmoi se Gucati sot do të vizitohet nga mjeku dhe të marrë diagnozën për problemin që ka. “Sikurse e shikoni z.Gucati nuk është i pranishëm. Në fillim të seancës sot me është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë. Ka një takim ...
Komentet te GUCATI S’ËSHTË NË GJENDJE TË MIRË SHËNDETËSORE, NUK MERR PJESË NË SEANCË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lea Krajkova, mbesa e humoristit të ndjerë, Ibrahim Krajkova-Leci, ka bërë një tatuazh interesant, shkruan Express. Ajo ka vendosur që ta bëjë tatuazh një foto, ku shihet duke u përqafuar me gjyshin e saj, Lecin. “Sot, e pergjithmone 🤍 Per ty gjysh…”, ka shkruar Lea./Express ...
Komentet te “PËR TY GJYSH”, MBESA E LECIT E BËN TATUAZH PËRQAFIMIN E TIJ Janë të Mbyllura
Disa pjesë të rajonit Pilbara të Australisë Perëndimore e kanë shënuar ditën më të nxehtë ndonjëherë. Temperatura atje ka arritur në 50 gradë. Termometri në Roebourne shkoi në nivel rekord në mesditën e së enjtes, sipas Byrosë së Meteorologjisë. Rekordi i mëparshëm në këtë qytezë ishte shënuar në dhjetor të vitit 2011 me 49.4 gradë. Rekord u shënua edhe në Karratha, në bregdetin veriperëndimor, ku temperatura shkoi në 48.4 gradë, pak më shumë se rekordi i mëparshëm prej 48.2 gradë, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express. Temperatura më e lartë ndonjëherë në Australinë Perëndimore është regjistruar në shkurt të vitit 1998, kur termometri kishte shkuar në 50.5 gradë. Temperaturë më ...
Komentet te REKORD VAPE NË DISA PJESË TË AUSTRALISË, TEMPERATURA SHKON NË 50 GRADË Janë të Mbyllura
Nisja e gjykimit të parë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë dhe dënimi i parë i shqiptuar në Kosovë për përdhunim gjatë kohës së luftës janë dy ngjarjet që i veçon organizata Human Rights Watch në krye të raportit vjetor për të drejtat e njeriut – pjesa për Kosovën. Human Rights Watch, organizatë me seli në Nju Jork, publikoi të enjten raportin për vitin 2021, i cili përmbledh kushtet e të drejtave të njeriut në mbi 100 vende dhe territore të botës. Në pjesën për Kosovën, organizata kujton se Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë nisur në shtator gjyqin e parë për krime të luftës. Në raport përmendet i ...
Komentet te RAPORTI I HUMAN RIGHTS WATCH: PROBLEME GATI TË NJËJTA ME TË DREJTAT E NJERIUT Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron që sot mbi vendin tonë do të mbajë mot më i ftohtë dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius. Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s. ...
Komentet te MOTI SOT, MË I FTOHTË DHE ME KTHJELLIME TË PJESSHME Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, do të vazhdojë edhe sot seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dje ai ka përfunduar seanca gjyqësore në Hagë ku për të dytën ditë me radhë ka dëshmuar. Dëshmia e Nasim Haradinajt, e filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara, do të vazhdojë edhe sot. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse ...
Komentet te SOT NË HAGË VAZHDON GJYKIMI NDAJ NASIM HARADINAJT Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në referendumin për ndryshime kushtetuese në Serbi dhe votimin e tyre përmes postës. Ai me këtë rast ka bërë të qartë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se nuk mund të ketë referendum në Kosovë, por serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. “Në një telefonatë me EUHR @JosepBorrell, përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin ...
Komentet te DISKUTOHET PJESËMARRJA E SERBËVE TË KOSOVËS NË REFERENDUMIN NË SERBI Janë të Mbyllura
I vrarë ka mbetur M.K. mashkull 30-vjeçar, kurse Policia ka arrestuar të dyshuarin F.B mashkull 34-vjeçar. E tërë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi të dy kanë dalë në gjueti dhe F.B. nga Pakashtica ka vrarë aksidentalisht M.K. nga Dumnica. Kështu thonë, poashtu të njëjtat burime tregojnë se F.B. dhe M.K. janë mes vete baxhanakë./Kosovarja ...
Komentet te VRASJA NË PAKASHTICË, VIKTIMA DHE I DYSHUARI BAXHANAKË MES VETE Janë të Mbyllura
Helmi i gjarpërinjve, ai i gjitarëve dhe pështyma më e padëmshme e njeriut kanë një origjinë unike, e cila i përket një paraardhësi të përbashkët. Të dyja vijnë nga një proteinë 300 -milionë vjeçare, e cila me kalimin e kohës ka evoluar në dy forma shumë të ndryshme, njëra krejtësisht e padëmshme, tjetra potencialisht vdekjeprurëse. Është ky rezultat i një studimi ndërkombëtar, një bashkëpunim midis Universitetit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë Okinawa, në Japoni, dhe Universitetit Kombëtar Australian të Canberrës, që ka bërë të mundur rindërtimin e historive evolucionare të pështymës njerëzore dhe të helmit të përdorur nga shumë gjarpërinj dhe disa gjitarë. Studimi është publikuar në BMC ...
Komentet te STUDIMI:HELMI I GJARPËRINJVE DHE PËSHTYMA E NJERIUT KANË ORIGJINË TË NJËJTË Janë të Mbyllura
Së bashku me karbohidratet dhe proteinat, yndyrat janë një makronutrient për të cilin trupi ka nevojë për nivel optimal të funksionimit. Yndyrat janë jetike për shëndetin e njeriut, pasi ato ndihmojnë në prodhimin e energjisë, formimin e qelizave, transportin e oksigjenit, koagulimin e gjakut si dhe gjenerimin e substancave të ngjashme me hormonet të quajtur prostaglandina, të cilat janë thelbësore në procese fiziologjike si inflamacioni, dhimbja dhe ethet. Disa yndyra janë të shëndetshme, siç janë për shembull yndyrat e pangopura që mund të merren nga bimët. Nga ana tjetër, disa yndyra janë të pashëndetshme, sidomos nëse konsumohen në sasi të larta siç janë yndyrat e ngopura me origjinë shtazore. ...
Komentet te USHQIMET E PASURA ME YNDYRA TË SHËNDETSHME Janë të Mbyllura