Pasi vizitoi bashkatdhetarët të cilët u aksidnetuan në Kroaci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren njëherit edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla. Ndërsa në Kroaci po qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga zyra e kryeministrit thonë se Sveçla e Vitia po qëndrojnë në Kroaci për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme ndaj të lënduarve. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, janë kthyer nga Kroacia, ku mbrëmë ...
Komentet te KURTI KTHEHET NË KOSOVË, NË KROACI PO QËNDRON SVEÇLA E VITIA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Flamuri i Republikës së Kosovës është ulur në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur këtë të hëne ditë zie. Vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës. Të dielën rrugën për në Kroaci mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij. Ai vizitoi të lënduarit të cilët po trajtoheshin në spitalin në Slavonski Brod. Ndërsa mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme ...
Komentet te FLAMURI I KOSOVËS ULET NË GJYSMË SHTIZË NË NDER TË VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT NË KROACI Janë të Mbyllura
Dy persona të aksidentuar në mëngjesin e së dielës në Kroaci po vazhdojnë trajtimin intensiv, njëri nga ta është në gjendje më stabile. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla. Gërvalla ka treguar se bashkë me kryeministrin Albin Kurti do të kthehen për në Kosovë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të qëndrojnë në Slavonski Brod për tu kujdesur për udhëtimin e qytetarëve për në Kosovë. Ndërsa trupat e pajetë do të dërgohen tek familjet e tyre pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme. Shkrimi i plotë i ministres Gërvalla: Së bashku me Kryeministrin ...
Komentet te GËRVALLA: DY TË AKSIDENTUAR NDODHEN NË TRAJTIM INTENSIV, NJË NGA TA NË GJENDJE STABILE Janë të Mbyllura
Ditët e fundit të korrikut do të karakterizohen me mot të nxehtë dhe me vapë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. “Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu ...
Komentet te MOT I NXEHTË, IHMK PARASHEH RRITJE TË TEMPERATURAVE EKSTREME Janë të Mbyllura
Sot bëhen tri vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë. Ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera. I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 85-vjeç. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela ...
Komentet te TRI VJET PA ADEM DEMAÇIN Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci. Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media. Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë./KP ...
Komentet te SOT DITË ZIE NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Motoristi i ri spanjoll Hugo Millan (14) ka humbur jetën gjatë një gare për të rinj në pistën Motorland Aragon pranë Alcaniz, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Motorëve (FIM). “Me trishtim të madh ne shpallim vdekjen e shoferit Hugo Millan gjatë një aksidenti të Kupës Evropiane të Talenteve në pistën Motorland Aragon,” raportoi FIM. Spanjolli u rrëzua në xhiron e 13-të të garës dhe pas rënies, një motor e përplasi duke e goditur në kokë dhe qafë. Gara u ndërpre menjëherë dhe i riu u transferua në një spital aty pranë. Përkundër përpjekjeve më të mira të stafit mjekësor, u njoftua se ai u kishte nënshtruar plagëve të tij. Kupa Evropiane ...
Komentet te MOTORISTI 14-VJEÇAR HUMB JETËN TRAGJIKISHT Janë të Mbyllura
Drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Urgjente, Maja Grba Bujeviq ka folur rreth gjendjes shëndetësore të pacientëve të shtrirë në spitalin e Brodit. Ajo tha për mediat kroate se kishte 42 vetë në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod. “Dy prej tyre janë në kujdes intensiv dhe pesë njerëz u operuan gjatë ditës. Një person është në Klinikën e Traumatologjisë në Zagreb,” tha Bujeviq, duke shtuar se dy persona në njësinë e kujdesit intensiv janë në rrezik. “14 persona kanë lëndime serioze, të tjerët nuk janë lëndime serioze dhe ata planifikohen të lirohen nga spitali nesër dhe pasnesër”, tha Bujeviq. Ajo tha se 15 persona nga autobusi janë vendosur në një ...
Komentet te DREJTORESHA E URGJENCËS FLET PËR GJENDJEN E PACIENTËVE NGA AKSIDENTI NË KROACI Janë të Mbyllura
Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla. Në këtë kuadër, mbrëmë rreth orës 22:00, pas marrjes së informacioneve se në Peran të Podujevës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri, policia ka kryer një operacion bastisjeje, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe 97 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dhjetëra gëzhoja, ndërsa ka ...
Komentet te SEKUESTROHEN ARMË E MUNICIONE, 5 TË ARRESTUAR NË PERAN TË PODUJEVËS Janë të Mbyllura
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë duke shijuar një pushim në jug të Francës, dhe çifti i famshëm postoi një seri fotografish nga një jaht luksoz në Instagram. Diva latine festoi 52-vjetorin e lindjes këtë fundjavë dhe postoi detaje të festës private në Instagramin e saj. Ajo udhëtoi në jug të Francës me të dashurin e saj të ri dhe çifti i famshëm kaloi datëlindjen në një jaht luksoz. “52, çfarë të bëj”, shkroi Lopez në një seri fotografish në Instagram, dhe në të fundit në një seri ajo gjithashtu tregoi një puthje pasionante me Ben Affleck. Ajo gjithashtu postoi një video që me sa duket u regjistrua nga Affleck. ...
Komentet te JENNIFER LOPEZ TREGON SI DUKET KUR RINOVOHET DASHURIA E VJETËR Janë të Mbyllura