Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DIETA SIPAS GRUPIT TË GJAKUT: JA SE ÇFARË DUHET TË HANI DHE ÇFARË DUHET TË SHMANGNI

Shëndetësi
Ushqimi i duhur është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Përveç që bën mirë për shëndetin tonë, një dietë e duhur mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni kilogramë të tepërt, por është e rëndësishme të dini se cilat ushqime ju lejohet të konsumoni. Grupi i gjakut 0 Dieta juaj duhet të bazohet në një konsum të lartë të proteinave, mishit, produkteve të qumështit, peshkut, perimeve, bishtajoreve. Prodhimet e detit, algat e detit, mishi i kuq, brokoli, spinaqi dhe vaji i ullirit janë më të mirat për humbjen e peshës, ndërsa gruri, misri dhe produktet e qumështit duhet të shmangen. Grupi i gjakut A Ju duhet ...
Komentet te DIETA SIPAS GRUPIT TË GJAKUT: JA SE ÇFARË DUHET TË HANI DHE ÇFARË DUHET TË SHMANGNI Janë të Mbyllura

KUVENDI NESËR PRITET TË MIRATOJË RISHIKIMIN E BUXHETIT

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për miratimin e rishikimit të buxhetit dhe vazhdimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara. Ndërsa, të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca e rregullt, ku do të debatohet edhe për raportin 100-ditorë të Qeverisë Kurti. Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se nesër presin që të miratohet rishikimi i buxhetit, i cili sipas saj ofron mundësinë për pakon ekonomike për bizneset dhe gjitha kategoritë tjera. Kusari-Lila: Nesër presim të miratohet rishikimi i buxhetit “Përveç takimit të nesërm të datës 28 ...
Komentet te KUVENDI NESËR PRITET TË MIRATOJË RISHIKIMIN E BUXHETIT Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN TRE PERSONA NË ROPICË TË VUSHTRRISË

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Ropicë të Vushtrrisë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje dhe armëmbajtje. Arrestimi i K.M. (25), T.G. (37), Rr .G. (30), shtetas kosovarë, ka ndodhur me urdhër nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me katër fishekë, një shumë e parave, disa telefona mobilë dhe dëshmi të tjera të transaksioneve bankare. Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ...
Komentet te ARRESTOHEN TRE PERSONA NË ROPICË TË VUSHTRRISË Janë të Mbyllura

DËRGOHET SËRISH NË GJYKATË SHOFERI I AUTOBUSIT, PRITET TË DËSHMOJNË PASAGJERËT

Lajme
Shoferi i autobusit i arrestuar me dyshimin që shkaktoi aksidentin në Kroaci është dërguar sërish në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai në gjykatë është dërguar me pranga e i shoqëruar nga policia. Prokuroria e shtetit ka njoftuar se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. “Prokurori i Shtetit njoftoi se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. Ky është një propozim për një seancë dëshmuese që është urgjente, duhet të bëhet menjëherë sot sepse këta dëshmitarë ka shumë të ngjarë të largohen nga Republika e Kroacisë gjatë ditës, kështu që do të jetë e ...
Komentet te DËRGOHET SËRISH NË GJYKATË SHOFERI I AUTOBUSIT, PRITET TË DËSHMOJNË PASAGJERËT Janë të Mbyllura

FLASIN NGA FAMILJA HOXHA: KEMI MËRZI SHUMË TË MADHE

Lajme
Familja Hoxha i fshatit Qëndresë të komunës së Prizrenit, ka hapur dyert për ngushëllime. As vet familjarët nuk e dinë se kur do të vie në Kosovë trupi i baba Ahmetit, i cili mbeti i vdekur në aksidentin e së dielës në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë. 55 vjeçari, Ahmet Hoxha ishte lajmëruar për herën e fundit në mbrëmje. Ai u nis për shtëpi në Kosovë, përveç Valmirit la edhe dy fëmijë pas vetës. Valmiri, e ka vështirë të flas për babanë, të cilin e kishin pritur pas shumë kohe. Hoxha: Humba babanë dhe djalin e dajës, kemi mërzi shumë të madhe “Baba është nisur prej Gjermanisë, është nisur ditën ...
Komentet te FLASIN NGA FAMILJA HOXHA: KEMI MËRZI SHUMË TË MADHE Janë të Mbyllura

26 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.  Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613. Në total numri i rasteve aktive është 195./DielliNews.info ...
Komentet te 26 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

ANJEZA NUK PRITI FAMILJARËT QË TË VIJNË BASHKË NË KOSOVË, DHIMBJA PËR TË ËSHTË E MADHE

Lajme
Një 18 vjeçare nga Krusha e Madhe, mbeti e vdekur në aksidentin që ndodhi të dielën në mëngjes në Kroaci. Anjeza Bellanica tash e disa vjet po jetonte me familje në Gjermani, ajo vet ishte nisur me autobusë për të ardhur në Kosovë. Familjarë të Bellanicës, po presin arkivolin e Anjezës, e cila nuk priti as prindërit për të ardhur bashkë me ta në Kosovë. Derisa dhimbje për këtë tragjedi është e madhe, familjarë të saj nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për KosovaPress. Ndërkaq, kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti tregon për KosovaPress se si kishin kuptuar që në mesin e dhjetë të vdekurve, ishte edhe Anjeza. ...
Komentet te ANJEZA NUK PRITI FAMILJARËT QË TË VIJNË BASHKË NË KOSOVË, DHIMBJA PËR TË ËSHTË E MADHE Janë të Mbyllura

LIROHEN 26 TË LËNDUAR NGA AKSIDENTI NË KROACI, SONTE PRITET KTHIMI I TYRE NË KOSOVË

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se 26 bashkatdhetarë që po trajtoheshin në spitalin në Sllavonski Bord të Kroacisë janë liruar dhe se sonte po përgatitet kthimi tyre në Kosovë. Në të njëjtin spital, Vitia tha se gjendet të shtrirë 15 bashkatdhetarët, nga të cilët 2 në njësinë intensive dhe një prej tyre në gjendje të rëndë. “Të nderuar qytetarë, Të dashur bashkatdhetarë, Këto ditë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla kemi ndjekur nga afër situatën me bashkatdhetarët tanë të lënduar nga aksidenti tragjik . Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, ...
Komentet te LIROHEN 26 TË LËNDUAR NGA AKSIDENTI NË KROACI, SONTE PRITET KTHIMI I TYRE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

AVOKATI I SHOFERIT TË AUTOBUSIT: AI NUK MA THA ASNJËHERË SE E KISHTE ZËNË GJUMI GJATË VOZITJES

Lajme
Tashmë Gjykata e Qarkut në Slovanski Brod ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Ndonëse zëvendësprokurori komunal Slavk Pranjiq dy ditë më parë tha se shoferi kishte pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi derisa ishte në lëvizje, por ndryshe thotë avokati i shoferit. Avokati i shoferit, Igor Cisper tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka thënë se ka qenë në gjumë. Ndërsa shtoi se nuk mund të tregoj se çfarë i kishte thënë shoferi. “Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, për një muaj, për shkak të mundësisë ...
Komentet te AVOKATI I SHOFERIT TË AUTOBUSIT: AI NUK MA THA ASNJËHERË SE E KISHTE ZËNË GJUMI GJATË VOZITJES Janë të Mbyllura

ZBULOHET PLLAKA “HERONJTË E KOSOVËS”, KURTI: FAMILJET E POLICËVE TË RËNË DO T’I MBËSHTESIM MATERIALISHT

Lajme
Në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë është bërë zbulimi pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës. Në zbulimin e pllakës përkujtimore morën pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës. Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar sakrificën e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre që ranë në krye të detyrës tha se është mision i Qeverisë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt. Ndërsa siguroi se familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë që ai drejton. Kurti: Familjet ...
Komentet te ZBULOHET PLLAKA “HERONJTË E KOSOVËS”, KURTI: FAMILJET E POLICËVE TË RËNË DO T’I MBËSHTESIM MATERIALISHT Janë të Mbyllura