Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

FAMILJARËT DALIN T’I PRESIN BASHKATDHETARËT E AKSIDENTUAR NË KROACI

Lajme
Tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur familjarët e bashkatdhetarëve të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar në Kroaci. Në aeroport tashmë kanë mbërritur dhe tri ambulanca. Sonte pritet që të sillen në Kosovë disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours”. Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan./KP ...
Komentet te FAMILJARËT DALIN T’I PRESIN BASHKATDHETARËT E AKSIDENTUAR NË KROACI Janë të Mbyllura

ENCA PARALAJMËRON KËNGËN E RE

ShowBiz
Enca Haxhiaj ka bërë të ditur se do të sjellë për adhuruesit e saj këngën më të re të titulluar “Suavele”. Ajo në një postim në Instagram ka shpalosur pjesë të klipit të saj më të ri për të cilin thotë se është një projekt krejt ndryshe. “Nëse bëhen 5000 komente sonte, kënga del më 29 korrik. Suavele”, ka shkruar këngëtarja nga Tirana. Kujtojmë, kohë më parë 25-vjeçarja publikoi video-klipin e nxehtë “Rakia”./KP ...
Komentet te ENCA PARALAJMËRON KËNGËN E RE Janë të Mbyllura

DORËHIQEN TRE ANËTARË NDËRKOMBËTARË TË KSHC-SË

Lajme
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka bërë të ditur se tre anëtarë ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), kanë dhënë dorëheqje nga detyra si pasojë e mospajtimit për deklarimin publik të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në një postim në Facebook thuhet se dorëheqja e tyre ka ndodhur pas mbledhjes së sotme, në të cilën u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve. KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik ...
Komentet te DORËHIQEN TRE ANËTARË NDËRKOMBËTARË TË KSHC-SË Janë të Mbyllura

KËTO TRI SHENJA TREGOJNË SE JENI NË NJË MARRËDHËNIE QË NUK KA TË ARDHME

Lajme
Ndonjëherë është shumë e vështirë të thuash nëse jemi në një marrëdhënie me një person që me të vërtetë kujdeset për ne apo nëse ajo thjesht pretendon të jetë i dashuruar. Si duhet të pozicionohet dikush në marrëdhënie të tilla dhe a duhet të qëndrojë fare në to? Kjo pyetje shqetëson shumë njerëz, të cilët nuk janë të sigurt për besnikërinë dhe dashurinë e partnerit të tyre. Ka disa shenja që mund t’ju tregojnë nëse marrëdhënia juaj ka një të ardhme: -Partneri juaj deklaron dashurinë e tij për ju në rrjetet sociale, por në të vërtetë ai është i ftohtë Postimi i fotove të ndara në Instagram nuk ka pse ...
Komentet te KËTO TRI SHENJA TREGOJNË SE JENI NË NJË MARRËDHËNIE QË NUK KA TË ARDHME Janë të Mbyllura

SHQIPTARËT PO KONSUMOJNË MË PAK, INSTAT KONFIRMON RRITJEN E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE TË SHPORTËS

Lajme
Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur me rritje. Duke filluar nga bulmeti ku prodhuesit janë shprehur se arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë deri tek zarzavatet që justifikohen me prodhimin e pakët. Bar-restorantet gjithashtu kanë filluar rritjen e çmimeve për të përballuar humbjet e shkaktuara nga COVID. Të gjitha këto po bëjnë që njerëzit të konsumojnë më pak. Këtë na e konfirmojnë edhe tregtarët. Profesori i ekonomisë, Klodian Muço shprehet se njerëzit pa rritjen e pagave mund të vazhdojnë tendencën drejt varfërisë. Konsumi i ulët i qytetarëve është konfirmuar edhe nga INSTAT, që ...
Komentet te SHQIPTARËT PO KONSUMOJNË MË PAK, INSTAT KONFIRMON RRITJEN E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE TË SHPORTËS Janë të Mbyllura

ME SHPEJTËSI DERI NË 177 KM/H, ARRESTOHEN 7 SHOFERË

Lajme
Policia rrugore vijon me kontrollet në rrugët urbane dhe interurban në të gjithë Shqipërinë, me në fokus shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, duke u kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, si dhe ka bërë bilancin për 24 orët e fundit. Nga kontrollet e kryera në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu, policia njofton se janë ...
Komentet te ME SHPEJTËSI DERI NË 177 KM/H, ARRESTOHEN 7 SHOFERË Janë të Mbyllura

QEVERIA: TË AKSIDENTUARIT NË KROACI, VIJNË NË AEROPORTIN E PRISHTINËS PAS ORËS 22:00

Lajme
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur bashkatdhetarëve tanë të aksidentuar në Kroaci. Institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile dhe ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00, thuhet në një postim në Facebook. Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashk-qytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në ...
Komentet te QEVERIA: TË AKSIDENTUARIT NË KROACI, VIJNË NË AEROPORTIN E PRISHTINËS PAS ORËS 22:00 Janë të Mbyllura

TEMPERATURAT SOT NË KOSOVË, MË SË NXEHTI NË GJAKOVË DHE KAMENICË

Lajme
Sot temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin në Gjakovë 38.4 gradë Celsius, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 gradë Celsius. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë, do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë. Në disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe riga të dobëta me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ...
Komentet te TEMPERATURAT SOT NË KOSOVË, MË SË NXEHTI NË GJAKOVË DHE KAMENICË Janë të Mbyllura

LATIFI PAS ARRESTIMEVE NË KPM: NDËR RASTET MË TË RËNDA QË NGA THEMELIMI

Lajme
Për më shumë se dy orë ka zgjatur raporti i anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media në komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Arrestimi i kryeshefit dhe drejtorit të Administratës dhe Financave në këtë institucion ishte tema kryesore që e dominoi diskutimin në këtë komision. Para deputetëve të komisionit, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Xhevat Latifi, tha arrestimi i tyre paraqet një ndër rastet më të rënda në historinë mbi 20 vjeçare të këtij institucioni. Ai tha se pasi që a ndodhur arrestimi, si KPM kanë marrë vendim për të pezulluar kryeshefin dhe se për ngjarjen e kanë njoftuar edhe Kuvendin e Kosovës. ...
Komentet te LATIFI PAS ARRESTIMEVE NË KPM: NDËR RASTET MË TË RËNDA QË NGA THEMELIMI Janë të Mbyllura

TETË VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË KROACI PRITET TË VARROSEN NESËR, DY TË TJERËVE DO T’IU BËHET OBDUKSIONI

Lajme
Dhjetë trupat e pajetë, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin ne Kroaci, pritet që të transportohen nesër në Kosovë. Trupave të Kujtim Kastratit dhe Ahmet Hoxhës, njëri 40 vjeçar e tjetri 55, duhet t’iu bëhet obduksioni. Të dy ishin familjarë mes vete dhe për këta të fundit, nuk ka pasur të afërm të cilët e kanë konfirmuar identitetin e tyre pranë institucioneve kroate. Kështu deklaron për KosovaPress kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili gjatë ditës së sotme është kthyer nga Kroacia, ku gjatë dje kishe vizituar spitalin ku po trajtohen edhe dy të lënduar nga komuna e Rahovecit. Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe dhe Kujtim Kastrati fshati ...
Komentet te TETË VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË KROACI PRITET TË VARROSEN NESËR, DY TË TJERËVE DO T’IU BËHET OBDUKSIONI Janë të Mbyllura