Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

POLICIA NË FERIZAJ: DO TË KETË KONTROLLE TË JASHTËZAKONSHME TË GJENDJES TEKNIKE TË AUTOBUSËVE

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, pas aksidentit tragjik që ndodhi me datën 25.07.2021 në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova dhe disa të tjerë u lënduan rëndë dhe lehtë, sot policia i ftoi në një takim, kompanitë e transportit publik të udhëtarëve nga rajoni i Ferizajt. Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia e Ferizajt, në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në komunikacion, e cila është vlerësuar të jetë e mbingarkuar nga qarkullimi i automjeteve në rrugë, ndërkaq është paraqitur nevoja që urgjent të merren masa, të nevojshme nga përgjegjësit e kompanive të transportit publik të udhëtarëve, me ...
Komentet te POLICIA NË FERIZAJ: DO TË KETË KONTROLLE TË JASHTËZAKONSHME TË GJENDJES TEKNIKE TË AUTOBUSËVE Janë të Mbyllura

VJEDHJA E PARASË PUBLIKE, PËRPLASET HAXHIU ME MINISTRIN MURATI

Lajme
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është përplasur me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë seancës së sotme plenare. Deputeti opozitar ka ngritur dyshime për një vjedhje të re në Thesarin e Shtetit në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe ka akuzuar ministrin për fshehje të rastit. Ndërsa, ky i fundit tha se i njëjti nuk është fshehur, por ka ndodhur në një organizatë tjetër buxhetore dhe jo përmes thesarit. Ai tha se gjitha mjetet janë kthyer dhe rasti është në prokurori. Haxhiu: A ka ndodhur një muaj më parë një vjedhje e ngjashme në thesarin e shtetit “A ka ndodhur një muaj më parë një vjedhje e ...
Komentet te VJEDHJA E PARASË PUBLIKE, PËRPLASET HAXHIU ME MINISTRIN MURATI Janë të Mbyllura

10 KARAFILA TË BARDHË PËR 10 JETËT E HUMBURA NË AKSIDENTIN TRAGJIK TË SË DIELËS NË KROACI

Lajme
Vullnetarë të grupit “Vullnetarët kërkim – shpëtim” kanë dal mëngjesin e mërkurës në pikën kufitare në Vërmicë për të nderuar me nga një karafil të bardhë trupat e pajetë të mërgimtarëve që pritet të arrijnë në Kosovë. Në aksidentin e së dielës (25.07.2021)në Kroaci mbetën të vdekur 10 bashkatdhetarë të cilët kishin marrë rrugën nga Frankfurti i Gjermanisë për tek më të dashurit e tyre në Kosovë. Në nderim të tyre, grupi i vullnetarëve kërkim – shpëtim janë mobilizuar që të organizojnë një aksion simbolik në kufirin më Shqipërinë, ku pritet të hyjnë trupat e mërgimtarëve të vdekur. Arbreshë Berisha vullnetare në grupin “Vullnetarët kërkim – shpëtim”, tregon për KosovaPress se me ...
Komentet te 10 KARAFILA TË BARDHË PËR 10 JETËT E HUMBURA NË AKSIDENTIN TRAGJIK TË SË DIELËS NË KROACI Janë të Mbyllura

“MUSHKËRIA E HEKURT”, NISI PËRDORIMIN PARA 93 VJETËSH

Shëndetësi
Më 29 korrik 1928 u përdor për herë të parë “mushkëria e hekurt”, siç u quajt ajo, për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes. Aparatura u krijua nga Ira Drinker, mjek në spitalin e universitetit Harvard dhe u instalua në Bellevue të Nju Jorkut, spitali më i madh publik. Në fillim kjo pajisje dha rezultate të shumë të suksesshme, por fakti është se pacienti që ka nevojë për të duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e personelit shëndetësor. Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, u krijuan aparatura shumë më të vogla dhe më të përshtatshme për t’u përdorur, pa pasur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, ...
Komentet te “MUSHKËRIA E HEKURT”, NISI PËRDORIMIN PARA 93 VJETËSH Janë të Mbyllura

TRUPAT E PAJETË TË BASHKATDHETARËVE QË HUMBEN JETËN NË KROACI PRITET TË MBËRRIJNË NË KOSOVË

Lajme
Trupat e pajetë të dhjetë bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në një aksident trafiku në Kroaci pritet të arrijnë këtë mëngjes në Kosovë. Këtë laj me ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ku tha se trupat e pajetë janë në ardhje e sipër në Kosovë dhe se arritja e tyre pritet në orët mëngjesit. “Po ashtu, pas të gjitha procedurave formale për transportimin e dhjetë viktimave kanë përfunduar dhe trupat e tyre janë duke ardhur në Kosovë dhe ne besojmë që herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu..Besoj në orët e hershme të mëngjesit do ...
Komentet te TRUPAT E PAJETË TË BASHKATDHETARËVE QË HUMBEN JETËN NË KROACI PRITET TË MBËRRIJNË NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SOT TEMPERATURAT DERI NË 38 GRADË CELSIUS

Lajme
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë. Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ...
Komentet te SOT TEMPERATURAT DERI NË 38 GRADË CELSIUS Janë të Mbyllura

DITA BOTËRORE E HEPATITIT

Shëndetësi
28 korriku është zgjedhur Dita Botërore e Hepatitit, për nder të datëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Ka shumë lloje hepatiti. Të gjitha janë infeksione të mëlçisë dhe shkaktojnë verdhëz (zverdhje e të bardhave të syve dhe lëkurës), të vjella dhe dobësi. Shumica e fëmijëve shërohen, por disa kanë probleme kronike të mëlçisë. Çdo vit virusi i hepatitit B shkakton infeksion në më tepër se 200 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara ...
Komentet te DITA BOTËRORE E HEPATITIT Janë të Mbyllura

TËRMET NË DETIN ADRIATIK

Lajme
Një lëkundje sizmike është ndjerë pak më parë në detin Adriatik. Lëkundja sizmike me magnitudë 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit./tch /KP ...
Komentet te TËRMET NË DETIN ADRIATIK Janë të Mbyllura

SI TË PARANDALONI THARJEN E FLOKËVE GJATË VERËS?

Lifestyle
Vera është një periudhë mjaft sfiduese, si për lëkurën ashtu edhe për flokët. Në mënyrë që flokët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, duhet t’i kushtohet kujdes i shtuar, dhe ka edhe trika të shkëlqyer që do ta mbrojnë nga tharja shtesë. Ju nuk do të jeni në gjendje të kapërceni plotësisht temperaturat e larta të verës, por me këto këshilla do të mbani një pamje të shëndetshme. Rrezet e forta UV dhe klori e bëjnë verën një periudhë veçanërisht sfiduese për flokët tuaj. Këto ndikime të jashtme mund t’i bëjnë flokët tuaj të brishtë dhe të thatë sa hap e mbyll sytë. Për të kundërshtuar efektet e tyre ...
Komentet te SI TË PARANDALONI THARJEN E FLOKËVE GJATË VERËS? Janë të Mbyllura

DUA LIPA NË EDICION SEKSI

ShowBiz
Këngëtarja e njohur po i vazhdon pushimet e saja verore. Autorja e One Kiss së fundi ka postuar një set me foto në Instagram ku ajo duket e veshur në edicion veror seksi. Dua Lipa ka postuar foto edhe të ushqimit të saj të preferuar, ndërsa ka marrë guximin të tregojë edhe të pasmet në një pozim para detit të bukur./KP ...
Komentet te DUA LIPA NË EDICION SEKSI Janë të Mbyllura