Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

POLICIA NË AKSION NDAJ SHOFERËVE TË DEHUR

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, më konkretisht, Stacioni Policor në Suharekë, i mbështetur edhe nga njësia e trafikut rajonal në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, më datë 28.07.2021 ka realizuar planin operativ “Alkotesti 2021” me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në komunikacion e me theks të veçantë kontrollimit të vozitësve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, gjatë këtij operacioni janë kryer këto aktivitete policore: -Janë kontrolluar 81 vetura -Janë legjitimuar 214 persona -Janë shqiptuar 5 fletëparaqitje për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit -Janë konfiskuar patentë shoferët deri në një vit -Janë lëshuar tri tiketa drejtim i automjetit pa ...
Komentet te POLICIA NË AKSION NDAJ SHOFERËVE TË DEHUR Janë të Mbyllura

KMDLNJ PËR “OPEN BALLKAN”: PO BASHKËPUNIMIT RAJONAL, PASI TË SQAROHET E KALUARA

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas takimit të sotëm të liderëve në forumin rajonal. Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm por siç thekson pasi të sqarohet e kaluara. “Republika e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bënë këtë por, krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara e që Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për ...
Komentet te KMDLNJ PËR “OPEN BALLKAN”: PO BASHKËPUNIMIT RAJONAL, PASI TË SQAROHET E KALUARA Janë të Mbyllura

DËNOHEN ZYRTARËT POLICORË NË GJAKOVË QË KEQTRAJTUAN NJË QYTETAR

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj zyrtarëve policorë të akuzuarve K. Gj., G. B., A. I., M. U., dhe Sh. L. “I akuzuari K. Gj., duke qenë në pozitën e Komandantit në Stacionin Policor në Gjakovë, me datë 14.11.2018, rreth orës 02:55 minuta, në objektin e Stacionit Policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R. nga Prishtina, në atë që mënyrë që derisa i njëjti ishte i arrestuar dhe prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale (raporti policor: 2018 – EA – 1248 dhe 2018 – HRGJ – 60), e godet me grushte në dorë dhe fytyrë, me ç’rast e rrëzon në ...
Komentet te DËNOHEN ZYRTARËT POLICORË NË GJAKOVË QË KEQTRAJTUAN NJË QYTETAR Janë të Mbyllura

RITA ORA ME VIDEO ATRAKTIVE NGA ABU DHABI – BËHET PJESË E FUSHATËS VERORE TË “VOGUE ARABIA”

ShowBiz
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme.Javë më parë ajo ishte prezente në Abu Dhabi, mbrëmjen speciale vjetore të organizuar nga “Vogue Arabia”, me të cilët ka nisur edhe një bashkëpunim. Rita në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se është bërë fytyra promovuese e fushatës së re të kësaj reviste, pa dhënë shumë detaje.   “Uau, faleminderit shumë, jam shumë e nderuar të jem pjesë e ‘Vogue Arabia’ e fushatës ‘Summer of Style’”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e videos. Në video, ajo shfaqet mjaft atraktive, ndërsa ndodhet në veturë dhe shoqërohet në ...
Komentet te RITA ORA ME VIDEO ATRAKTIVE NGA ABU DHABI – BËHET PJESË E FUSHATËS VERORE TË “VOGUE ARABIA” Janë të Mbyllura

MINISHENGENI I RI, LIDERËT KËRKOJNË ZGJERIM ME SHTETET E TJERA

Lajme Rajoni dhe Bota
Në konferencën e Forumit Ekonomik Rajonal të mbajtur në Shkup, kryeministri Shqipërisë, Edi Rama tha se përtej çështjes së hapur në mes të Kosovës dhe Serbisë, nisma rajonale e emëruar sot si “Open Ballkan”, i bënë të barabartë qytetarët dhe bizneset e të dyja shteteve. Rama tha se shtetet e tjera të rajonit që nuk i janë bashkuar nismës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, mund ta bëjnë këtë dhe sipas tij bashkëpunimi është zgjidhja e duhur për të gjitha shtetet. Rama: Nisma rajonale u thotë individëve dhe bizneseve se jeni të barabartë “Përtej çështjes së hapur në mes të Serbisë dhe Kosovës, kjo nismë i thotë popujve dhe ...
Komentet te MINISHENGENI I RI, LIDERËT KËRKOJNË ZGJERIM ME SHTETET E TJERA Janë të Mbyllura

29 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.  Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633. Në total numri i rasteve aktive është 305./DielliNews ...
Komentet te 29 KORRIK 2021: MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

GRATË U GODITËN NGA PANDEMIA, 72 PËRQIND PREJ TYRE DËSHIROJNË TË PUNËSOHEN JASHTË VENDIT

Lajme
Derisa më shumë se shumica e grave në Kosovë është jashtë tregut të punës, pandemia ka goditur edhe ato që më herët ishin në marrëdhënie pune. Në Prishtinë gratë u goditën nga pandemia, duke lënë 10 përqind të tyre të papuna për gjashtë muaj deri në 1 vit, e krahasuar me burrat që ka qenë shifra prej 4 përqind. Theksi vendoset në mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku një numër i madh rrezikohen në hapësirat e punës. Ndërkohë, mbi 70 përqind e tyre preferojnë të dalin jashtë vendit. Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka lansuar sot raportin “Perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, ku janë ...
Komentet te GRATË U GODITËN NGA PANDEMIA, 72 PËRQIND PREJ TYRE DËSHIROJNË TË PUNËSOHEN JASHTË VENDIT Janë të Mbyllura

MINISHENGENI BËHET “OPEN BALLKAN”

Lajme
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim rajonal, të cilës i kanë dhënë edhe emërtim të ri “Open Ballkan”. Liderët e tri shteteve kanë nënshkruar në Shkup, në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal. Marrëveshje për bashkëpunim në përballje e fatkeqësitë natyrore, memorandum bashkëpunimi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave, lëvizje për tregun e lirë dhe leje të qëndrimin, janë këto çështjet për të cilat janë pajtuar sot liderët e tri shteteve. Politikanët në Kosovë në vazhdimësi e kanë kundërshtuar nismën rajonale të njohur si minishengen. /KP ...
Komentet te MINISHENGENI BËHET “OPEN BALLKAN” Janë të Mbyllura

VUÇIQ THOTË SE PREJ VITIT 2023 NGA BEOGRADI DERI NË TIRANË NUK DO TË KETË NDALESA

Lajme
Në Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal që po mbahet në Shkup, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se nga janari i vitit 2023 do të lëvizin nga Beogradi në Tiranë pa i ndalur askush. Ai shtoi se me realizmin e nismës rajonale, në mes të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të ketë kufij për qytetarët e këtyre vendeve. Këtë nismë rajonale, Vuçiq e quajti nismë historike. Vuçiq: Nga janari i vitit 2023 qytetarët do të udhëtojnë nga Beogradi në Tiranë pa ndalesa “Ne do të përpiqemi dhe do të japim maksimumin tonë për shkak se kjo nuk është shumë e thjeshtë, njëri kusht është të ndërtojmë besimin ...
Komentet te VUÇIQ THOTË SE PREJ VITIT 2023 NGA BEOGRADI DERI NË TIRANË NUK DO TË KETË NDALESA Janë të Mbyllura

BOIKEN ABAZI E QUAN RAMËN KOLABORACIONIST: PO E VENDOS SHQIPËRINË NËN DOMINIMIN EKONOMIK TË SERBISË

Lajme
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipëri, Boiken Abazi, ka hedhur kritika të ashpra ndaj takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Forumin për Bashkëpunim Rajonal. Këtë takim Abazi e ka ndërlidhur me atë të Londrës të mbajtur 108 vite më parë. Abazi madje kryeministrin Rama e ka quajtur kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. “Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin”, thuhet ndër të tjerash në ...
Komentet te BOIKEN ABAZI E QUAN RAMËN KOLABORACIONIST: PO E VENDOS SHQIPËRINË NËN DOMINIMIN EKONOMIK TË SERBISË Janë të Mbyllura