Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KOK-U NJOFTON QË XHUDISTET KELMENDI, GJAKOVA DHE KRASNIQI NUK KANË RRJETE SOCIALE

Sport
Kampionet olimpike të ekipit të xhudos së Kosovës Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë rrjete sociale si “Facebook” dhe “Instagram”, e këtë gjë e konfirmon edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Pasi që kanë pranuar disa lajme që janë hapur llogari si në “Facebook” e “Instagram” mbi emrat e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, KOK-u informon që asnjëra nga xhudistet kosovare nuk posedon rrjete sociale, përcjell KosovaPress. Po ashtu, KOK-u ka njoftuar që të gjithë që kanë arsye për përfitime të ndryshme, duke keqpërdorur emrin e kampioneve olimpike, e duke dhënë edhe intervista të ndryshme, do të ngrihet padi për keqpërdorim të imazhit të xhudistëve tona./KP ...
Komentet te KOK-U NJOFTON QË XHUDISTET KELMENDI, GJAKOVA DHE KRASNIQI NUK KANË RRJETE SOCIALE Janë të Mbyllura

KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT SYNOJNË KRIJIMIN E NJË PIKE TË PËRBASHKËT KUFITARE

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron në vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut, prej ku ka thënë se Kosova është e gatshme të ndërmarrë masat e nevojshme për realizimin e një pike të përbashkët kufitare në mes të dy shteteve. Një gjë të tillë e synon edhe Maqedonia e Veriut, ka thënë kështu homologu i saj në Shkup, Bujar Osmani. Në një konferencë për media, Gërvalla dhe Osmani kanë thënë se në takimin e përbashkët kanë biseduar edhe për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive. Gërvalla: Kosova është e gatshme të ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e një pike kufitare me Maqedoninë ...
Komentet te KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT SYNOJNË KRIJIMIN E NJË PIKE TË PËRBASHKËT KUFITARE Janë të Mbyllura

GËRVALLA NË SHKUP: INICIATIVA E NOVI SADIT ËSHTË E RREZIKSHME

Lajme
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se nisma rajonale e emëruar tani “Ballkan i Hapur” është e rrezikshme dhe përmes saj krijohet përshtypja se rajoni ka alternativë tjetër në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në një konferencë të përbashkët me homologun e saj në Shkup, ministrja e Jashtme dhe Diasporës ka thënë se nuk ka nevojë për nisma rajonale të tilla derisa shtetet veçse janë pjesë e procesit të Berlinit, që sipas saj, hapja e iniciativave paralele nuk paraqet diçka të re. Një ditë pasi Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për nismë rajonale, e njohur si minishengeni ballkanik por që dje u emërua si “Open Ballkan”, ministrja ...
Komentet te GËRVALLA NË SHKUP: INICIATIVA E NOVI SADIT ËSHTË E RREZIKSHME Janë të Mbyllura

LDK KUNDËR “OPEN BALLKAN: NJOHJA PARA BASHKËPUNIMIT PA KUFIJ

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar për “Open Ballkan”. Përmes një njoftimi për media LDK vlerëson se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike. “Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e LDK-së. Ky është njoftimi i plotë: Qëndrimi i kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’ “Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një ...
Komentet te LDK KUNDËR “OPEN BALLKAN: NJOHJA PARA BASHKËPUNIMIT PA KUFIJ Janë të Mbyllura

KURTI REAGOI PËR KONFERENCËN E LONDRËS SI OPOZITAR, POR JO EDHE SI KRYEMINISTËR

Lajme
Më 29 korrik u bën 108 vjet nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ku fuqitë e mëdha u morën vesh për copëtimin e trojeve shqiptare, duke lënë jashtë saj gjysmën e trojeve të banuara nga shqiptarët dhe rreth 40% të popullsisë shqiptare. Tri vjet më parë, në përvjetorin e 105, kryeministri i tanishëm Albin Kurti, që në atë kohë ishte opozitë kishte reaguar përmes një statusi në Facebook, duke bërë thirrje liderëve shtetërorë të asaj kohe që të kenë kujdes që mos të përsëritet një konferencë si ajo e Londrës. “Në këtë 105 vjetor të Konferencës së Londrës, është koha që ta ndryshojmë këtë tipar problematik të politikëbërjes sonë. Një ...
Komentet te KURTI REAGOI PËR KONFERENCËN E LONDRËS SI OPOZITAR, POR JO EDHE SI KRYEMINISTËR Janë të Mbyllura

RRITEN ANKESAT NDAJ PROKURORËVE PËR SHKELJE DISIPLINORE

Lajme
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në kuadër të platformës “Drejtësia Sot” ka prezantuar të të gjeturat e analizës të titulluar “Natyra e çështjeve disiplinore në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe funksionimi i mekanizmit disiplinor“. Aty u bë e ditur se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 ka trend të rritjes së ankesave ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore. Këto të dhëna, përmes një konference për medie, i bëri të ditura Rreze Hoxha nga GLPS. “Në 6 mujorin e parë të vitit 2021 kemi një trend të rritjes të ankesave ndaj prokurorëve të shtetit për shkelje disiplinore”, tha ajo./KP ...
Komentet te RRITEN ANKESAT NDAJ PROKURORËVE PËR SHKELJE DISIPLINORE Janë të Mbyllura

PRISHTINA MËSON KUNDËRSHTARIN E RAUNDIT TË TRETË NË LIGËN E KONFERENCËS

Sport
Kampioni i Superligës së Kosovës FC Prishtina pavarësisht humbjes mbrëmë me rezultat 4:2 nga Connah’s Quay Nomads, arriti të sigurojë plasmanin tutje për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë, të cilën e zhvilluan si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Plisat” siguruan fitore 4:1, ndërsa me humbjen e mbrëmshme 4:2, rezultati i përgjithshëm ishte në favor të Prishtinës 6:5, përcjell KosovaPress. E mbrëmë, të dy golat për Prishtinën i realizoi mesfushori 26 vjeçar Endrit Krasniqi, fillimisht duke shënuar në minutën e 29’ dhe në atë të 42’-të. Pasi siguruan biletën drejt raundit të tretë në Ligën e Konferencës, tani Prishtinën e pret takimi me skuadrën norvegjeze ...
Komentet te PRISHTINA MËSON KUNDËRSHTARIN E RAUNDIT TË TRETË NË LIGËN E KONFERENCËS Janë të Mbyllura

KOSOVA E DYTA NË XHUDO NË “TOKIO 2020”

Sport
“Dardanët” kanë lënë mbrapa shtete të mëdha si ai i Francës e i Gjermanisë. Pas dy medaljeve të arta olimpike, ku pamë xhudisten Distria Krasniqi dhe atë Nora Gjakova duke triumfuar në “Tokio 2020”, tani Kosova numëron tre medalje olimpike të arta në histori, përcjell KosovaPress. Ekipi i xhudos së Kosovës arkëtoi dy medalje të arta olimpike në këtë Olimpiadë, duke lënë pas shtete të mëdha evropiane si ai i Francës, Gjermanisë dhe Austrisë. Vendin e parë në ranglistë e zë shteti i Japonisë, që deri tani ka regjistruar tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Ranglistën e plotë të shteteve më të suksesshme sa i ...
Komentet te KOSOVA E DYTA NË XHUDO NË “TOKIO 2020” Janë të Mbyllura

IKSHPK VAZHDON APELIN: VAKSINIMI MËNYRA MË E SIGURT DHE MË EFEKTIVE KUNDËR COVID-19

Shëndetësi
Pas rritjes së rasteve me COVID-19, IKSHPK-ja ka dhënë sqarime shtesë rreth domosdoshmërisë për vaksinim. Në një njoftim për media IKSHPK thotë se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më e sigurt dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme. Përmes një formati pyetje-përgjigje IKSHPK ka sqaruar gjithçka sa i përket vaksinimit kundër COVID-19. Ky është njoftimi i plotë: 𝗩𝗔𝗞𝗦𝗜𝗡𝗔𝗧𝗗𝗛𝗘𝗖𝗢𝗩𝗜𝗗-𝟭𝟵: 𝗣𝗬𝗘𝗧𝗝𝗘𝗗𝗛𝗘 PËRGJIGJE ℹ️ℹ️ℹ️ ➡️ Çka është vaksinimi? ℹ️ Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më e sigurt dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme. Vaksinimi përdor mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. ...
Komentet te IKSHPK VAZHDON APELIN: VAKSINIMI MËNYRA MË E SIGURT DHE MË EFEKTIVE KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

HARADINAJ: MASHTRIMI PO VAZHDON, HIQET ÇDO BARRIERË QË MBRON PRODHUESIT VENDOR NGA PRODHIMET SERBE

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj shfuqizimit të masës për bllokat e ndërtimit të importuar nga Serbia. Haradinaj thotë se qeveria po vazhdon mashtrimin. Ai thekson se qeveria po heq cdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. “Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës. Mjaft ...
Komentet te HARADINAJ: MASHTRIMI PO VAZHDON, HIQET ÇDO BARRIERË QË MBRON PRODHUESIT VENDOR NGA PRODHIMET SERBE Janë të Mbyllura