Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se familja e tij ndihet e nderuar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau medalje për djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Biden i ka thënë presidentes Osmani, përmes një video mesazhi se puna e Beau BIden në Kosovë ka qenë e përzemërt. Biden: Puna e Beau Biden në Kosovë ishte e çiltër “Faleminderit, presidentja Osmani! Unë jam këtu në sallën kryesore të Shtëpisë së Bardhë dhe me fëmijët e Beau-t. Nipërit e mbesat e mia Natalie dhe Hunter janë pikërisht atje, dhe ne vetëm duam të themi se kjo është e ...
Komentet te BIDEN: KOMBI I KOSOVËS ËSHTË ZEMRA E TË GJITHË FAMILJES BIDEN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar sot një telegram solidarizues homologut të saj turk Recep Tayyip Erdogan, pas shpërthimit të zjarreve shkatërruese ku për pasojë kanë vdekur të paktën tre persona. Në një postim në Twitter, presidentja Osmani shkruan se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira. “Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka thënë Osmani./KP ...
Komentet te OSMANI NGUSHËLLON ERDOGAN PËR VIKTIMAT NGA ZJARRET NË TURQI Janë të Mbyllura
Lodhja, etja, dhimbja e kokës, të përzierat, marramendja, drithërima, mungesa e fokusit, dhimbjet e muskujve, pagjumësia dhe çrregullimet e humorit janë të gjitha simptoma të pakëndshme të një kapsllëku. Si rregull i përgjithshëm, nëse pini shumë alkool dhe ende trazoni, ka shumë mundësi që të zgjoheni me një kapsllëk. Pavarësisht se sa i fortë është, të gjithë duan ta heqin qafe dhe disa ushqime dhe pije mund të ndihmojnë. Dardha Sipas studiuesve të punësuar në CISRO, organizata e kërkimit shkencor të qeverisë australiane, dardhat janë një kurë kundër kapsllëkut. Kapsllëku në mëngjes zvogëlohet me ndërmjet 16 dhe 21% nëse lëngu i dardhës pihet para një natë. Ujë Alkooli dehidron trupin, ...
Komentet te USHQIMET DHE PIJET QË KUROJNË KAPSLLËKUN Janë të Mbyllura
Policia e Shtetit shqiptar gjatë 24 orëve ka arrestuar 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l). Nga Policia Rrugore e Tiranës është ndëshkuar me masë administrative një drejtues mjeti, i cili qarkullonte në sheshin “Nënë Tereza”, me pasagjerë që qëndronin në pjesën e jashtme të dyerve të automjetit, duke rrezikuar jetën. ...
Komentet te 10 TË ARRESTUAR PËR SHKELJE TË RREGULLAVE TË TRAFIKUT NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Ministria se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë sqarime përkitazi me shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat e importuar nga Serbia. Përmes një komunikate për media MINT thotë se pas konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, ka konstatuar se vendimi i masës mbrojtëse antidamping për bllokat standard 19x19x25 të cilët importohen nga Serbia duhet të shfuqizohet. “Nëse konstatohet se një import i tillë vazhdon së atakuari përsëri prodhuesit vendorë me shitjen e produktit nën vlerën normale, atëherë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të marrë vendim menjëherë për hapjen e një hetimi zyrtar ashtu siç parashihet me nenin 29 të këtij ligji dhe ...
Komentet te MINT SQAROHET RRETH VENDIMIT ANTIDAMPING PËR BLLOKAT E IMPORTUAR NGA SERBIA Janë të Mbyllura
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar sot Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021 ku përkrahja financiare vetëm për këtë vit kalendarik për fermerët në kategorinë e subvencioneve arrin vlerën e rreth 50 milionë eurove. “Sapo nënshkrova Programin e Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2021, i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh ministri Faton Peci me rastin e nënshkrimit të programit. Vlen të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm ...
Komentet te MINISTRI PECI NËNSHKRUAN PROGRAMIN PËR PAGESA DIREKTE – SUBVENCIONE PËR 2021 Janë të Mbyllura
Vendimi për heqjen e masës antidamping dhe kundërbalancuese për bllokat e ndërtimit që importohen nga Serbia po mbështetet nga njohës të ekonomisë. Përkundër reagimeve të shumta opozitare, Visar Vokrri drejtor programor në Institutin Riinvest thotë për KosovaPress se vendimi është legjitim pasi ligji e parasheh që një masë nuk mund të zgjasë më shumë se 5 vite. Vokrri: Vendimi për heqjen e masës është në përputhje me ligjin “Vendimi për heqjen e masës është në përputhje me ligjin për masat antidamping dhe për masat kundërbalancuese sepse ligji e parasheh që një masë nuk mund të zgjasë më shumë se 5 vite. Mirëpo, kjo nuk e pengon Ministrinë që me ...
Komentet te NJOHËS TË EKONOMISË E QUAJNË LEGJITIME HEQJEN E MASËS ANTIDAMPING PËR BLLOKAT NGA SERBIA! Janë të Mbyllura
Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: #Bashkëiadalim 30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i ...
Komentet te NJË I VDEKUR DHE 70 RASTE TË REJA COVID-19 Janë të Mbyllura
Festivali Olimpik që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, vazhdoi sot me ditën e shtatë të aktiviteteve për nder të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Shumë fëmijë ishin të pranishëm edhe sot në këtë Festival duke performuar disa nga sportet dhe aktivitetet e ndryshme që janë pjesë e këtyre Lojërave Olimpike, përcjell KosovaPress. E përveç aktiviteteve sportive, temë diskutimi ishin edhe medaljet e arta olimpike të siguruara nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova, ku disa nga fëmijët u shprehën të gëzuar me arritjet e xhudisteve kosovare. E njëri nga ta ishte edhe 7 vjeçari Lekë Hysaj, i cili tregoi arsyen se pse është prezent në këtë Festival, dhe tregoi që ...
Komentet te KOK-U NJOFTON VOGËLUSHËT ME SUKSESET E XHUDISTEVE NË TOKIO 2020 Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët e vendit që të mos hezitojnë, por të vaksinohen, pasi rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. “Sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën që duan të marrin, nuk a arsyeje të vetme për të mos u vaksinuar. Hezitimet për të vaksinuar do ta përkeqësojnë situatën. Kemi krijuar kapacitete që të brenda ditës të bëhet vaksinimi mes 16-20 mijë qytetarë. Përkundër rritjes për vaksinim, jemi ende në fillim të rrugës”, ka thënë Vitia. Ai në konferencë për media ka theksuar se ditëve te fundit ka rritje të numrit të rasteve të ...
Komentet te VITIA: RASTET ME COVID-19 PO RRITEN, ARMA E VETME VAKSINIMI Janë të Mbyllura