Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

RAMSTEK ME GJALPË TË AROMATIZUAR

Kuzhina
Copën e mrekullueshme të mishit të viçit marinoni në mënyrën më të mirë! Përbërësit: ▪ 2 bërxolla mish viçi, ▪ vaj ulliri, ▪ kripë, piper, ▪ 120 g gjalpë, ▪ një lugë majdanoz të grirë, ▪ një lugë të vogël mustardë, ▪ një lugë rozmarinë të grirë imët, ▪ një lugë lëng limoni, ▪ një lugë mjaltë. Përgatitja: Bërxollat lyeni me vaj ulliri dhe kriposni. Lërini të qëndrojnë, më së miri gjatë natës. Lini gjalpin që të shkrihet në temperaturë dhome. Përzieni me rozmarinën, majdanozin, mustardën, mjaltin dhe lëngun e limonit. Mbështilleni në folie të tejdukshme dhe lëreni të ftohet. Mund ta lini në frigorifer edhe disa ditë. Bërxollat nxirrni ...
Komentet te RAMSTEK ME GJALPË TË AROMATIZUAR Janë të Mbyllura

MIHRIJE BRAHA DHE NAIM ABAZI MARRIN VAKSINËN ANTI-COVID, I FTOJNË TË GJITHË QË TË VAKSINOHEN

ShowBiz
Çifti i njohur i estradës, këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë marrë vaksinën anti-COVID. Dyshja shumë e njohur për publikun kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi, nga momenti i marrjes së vaksinës kundër coronavirusit. Bëhet e ditur se çifti kanë marrë vaksinën e llojit AstraZeneca. Foto: Mihrije Braha/Instagram Ka qenë vet këngëtarja nga Mitrovica, ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram fotografitë nga momenti i vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Në mbishkrimin e fotografive, dyshja e njohur iu kanë bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tyre që mos ta neglizhojnë këtë proces.   “Vaksinohuni ju lutem që ...
Komentet te MIHRIJE BRAHA DHE NAIM ABAZI MARRIN VAKSINËN ANTI-COVID, I FTOJNË TË GJITHË QË TË VAKSINOHEN Janë të Mbyllura

180 TË LËNDUAR NGA ZJARRET NË TURQI, VDES I RIU QË NDIHMOI ZJARRFIKËSIT ME UJË TË PIJSHËM

Rajoni dhe Bota
Zjarrfikësit në Turqi vazhdojnë të luftojnë me zjarret vdekjeprurëse që detyruan evakuimin e të gjithë fshatrave dhe hoteleve në bregdetin e Mesdheut. Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes flakëve, ndërsa raportohet për më shumë se 180 të plagosur. Mes viktimave është një djalë 25-vjeçar, Şahin Akdemir nga Marmaris, i cili ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm. Zjarret fillimisht u shfaqën në një rajon me popullsi të rrallë rreth 75 kilometra, në lindje të Antalias, një vend turistik, veçanërisht i popullarizuar me turistët rusë dhe evropianë lindorë, raporton TopChannel. Zyrtarët lokalë thonë se zjarri është vënë pjesërisht në kontroll, por teksa flakët ndihmohen nga i nxehti përvëlues, shuarja e ...
Komentet te 180 TË LËNDUAR NGA ZJARRET NË TURQI, VDES I RIU QË NDIHMOI ZJARRFIKËSIT ME UJË TË PIJSHËM Janë të Mbyllura

MBAHET PANAIRI I VULLNETARËVE TË SHËNDETIT MENDOR

Lajme
Me qëllim të promovimit të rëndësisë së vullnetarizmit në përmirësimin e klimës psiko-sociale në vend, është organizuar Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. Ky panair po mbahet për herë të parë dhe është organizuar nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë dhe Komunën e Prishtinës. Dorentina Podrimqaku nga QIPS ka treguar se gjatë tërë ditës qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informata pran organizatave që e kanë përkrahur këtë edicion. Podrimqaku: Personat mund të vijnë të bisedojnë me përfaqësues të organizatës “Komplet ideja është që do të ketë organizata të ndryshme, të cilat e kanë një aktivitet apo një program ...
Komentet te MBAHET PANAIRI I VULLNETARËVE TË SHËNDETIT MENDOR Janë të Mbyllura

NË LIPJAN MBAHET GARA E ÇIKLISTËVE “TOUR DE LIPJAN”

Sport
Albion Imeri nga Klubi i Çiklistëve “Prishtina” doli i pari në garën e biçikletave që u mbajtën paraditen e së shtunës në Lipjan. Hapjen e aktivitetit “Tour de Lipjan” e bëri kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Imeri tregoi për rrugëtimin e tij në gara çikliste, derisa tregoi edhe emocionin si i pari i garave që u mbajtën në Lipjan. Gara çikliste i pëlqeu Imerit, madje ai po shpreson që një gjë e tillë të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ndërkohë që lavdëroi organizimin e komunës për këtë aktivitet. Imeri: Për herë të pare po garoj me një qytet që nuk ka pasur gara asnjëherë “Për herë të parë ...
Komentet te NË LIPJAN MBAHET GARA E ÇIKLISTËVE “TOUR DE LIPJAN” Janë të Mbyllura

KONTROLLI DHE SIGURIA E MISHIT GJATË VERËS, AUV–KUJDES GJATË TRANSPORTIMIT PËR NË SHTËPI (VIDEO)

Lajme
Mishi dhe produktet me origjinë shtazore kërkojnë kujdes të veçantë, posaçërisht gjatë stinës së verës ku edhe mbizotërojnë temperaturat e larta. Përveç kujdesit të jashtëm dhe të brendshëm, AUV u bën thirrje konsumatorëve për kujdes edhe gjatë transportit të mishit për në shtëpi. Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në intervistë për KosovaPress thotë se gjatë verës fokus qendror në kontrollet e rregullta kanë mbikëqyrjen e produkteve që kërkojnë kushte frigoriferike, si mishi dhe produktet tjera me origjinë shtazore. Thaçi: Temperatura për mishin e freskët duhet të jetë jo më e larta se 3-4 gradë “Tani jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë shumë të ...
Komentet te KONTROLLI DHE SIGURIA E MISHIT GJATË VERËS, AUV–KUJDES GJATË TRANSPORTIMIT PËR NË SHTËPI (VIDEO) Janë të Mbyllura

IKSHPK: VAKSINOHUNI TASH PËR TË MOS MARRË MASA RIGOROZE NË VJESHTË!

Lajme
  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohet kundër COVID-19. Derisa thonë se vaksinimi është metoda më e mirë dhe më efikase në luftën kundër COVID-19, IKShPK thekson se mosvaksinimi dërgon në masa rigoroze në vjeshtë. Njoftimi i plotë: Qytetarë të dashur! ➡️ Vaksinohuni! 🙏 ➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! ➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19! ➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! ➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit ...
Komentet te IKSHPK: VAKSINOHUNI TASH PËR TË MOS MARRË MASA RIGOROZE NË VJESHTË! Janë të Mbyllura

GJENDET I VDEKUR NJË PERSON NË PRISHTINË

Lajme
Një person pa shenja jete është gjetur në banesën e tij në Prishtinë. Ai u gjet alivanosur pasditen e së premtes. Policia njofton se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia nëpërmjet raportit 24 orësh./KP ...
Komentet te GJENDET I VDEKUR NJË PERSON NË PRISHTINË Janë të Mbyllura

VETËM KATËR LIGJE PËR KATËR MUAJ, PUNA E KUVENDIT VLERËSOHET JO EFIKASE

Lajme
Kuvendi i Kosovës është në prag të përfundimit të sesionit pranveror. Deputetët nga 6 gushti i javës së ardhshme do të shkojnë në pushim një mujor. Që nga konstituimi i legjislaturës së tetë, më 22 mars, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar vetëm katër ligje, nga 26 sosh sa ishin në procedurë. Gjatë punës së tyre, deputetët u mblodhën plotë 20 herë në seanca plenare, pesë nga to debate parlamentare dhe dy interpelanca. E veçantë e këtij sesioni po konsiderohet edhe shkarkimi i katër bordeve publike të institucioneve të pavarura. Ndërkohë, mospërmbushjen e agjendës legjislative të Qeverisë, të paraparë për sesionin pranveror e kritikojnë nga opozita, ndërsa në partinë në ...
Komentet te VETËM KATËR LIGJE PËR KATËR MUAJ, PUNA E KUVENDIT VLERËSOHET JO EFIKASE Janë të Mbyllura

DHUNOHET NJË FEMËR NË PRIZREN, POLICIA: NUK RAPORTOHET PËR TË ARRESTUAR, RASTI ËSHTË DUKE U HETUAR

Lajme
Një femër është dhunuar në Prizren. Policia tregon se paraditen e 22 korrikut një femër ishte dhunuar, e për çka tashmë kanë filluar hetimet. Ndonëse kanë kaluar nëntë ditë, ende nuk është arritur që të arrestohet personi që dhunoi vajzën. “Prizren 22.07.2021 – 10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pa dëshirën e saj ishte dhunuar nga një mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë e hetimeve dhe është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te DHUNOHET NJË FEMËR NË PRIZREN, POLICIA: NUK RAPORTOHET PËR TË ARRESTUAR, RASTI ËSHTË DUKE U HETUAR Janë të Mbyllura