Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 36-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT PËR TË DIELËN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të rëndohet. Në Përmet, dhjetëra kullota dhe hektarë tokë janë djegur në hyrje të fshatit Kutal. Deri rreth orës 21:20 raportohet të jenë djegur rreth 15 hektarë kullota dhe 2 hektarë pisha në një zonë të mbrojtur në Kutal, ku zjarrfikësja e ka të pamundur të shkojë me mjete. Për situatën e zjarreve në Shqipëri ministria e Mbrojtjes ka angazhuar disa grupe ushtarake, mirëpo deri më tani nuk ka raportime për përmirësim të situatës. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi përmes një postimi në Facebook të shtunën se janë 8 vatra zjarri aktive ku po punohet intensivisht për neutralizimin e tyre, raporton euroneës.al. ...
Komentet te TETË VATRA ZJARRI NË SHQIPËRI, RËNDOHET SITUATA Janë të Mbyllura
Me një sipërfaqe prej 10,908 km² Kosova njihet edhe për bukuritë e rralla natyrore. E së fundmi janë publikuar edhe disa video mjaft cilësore që e përmbledhin disa nga vendet atraktive turistike të Kosovës. Arton Krasniqi, ka realizuar një video ku paraqiten bukuritë e Kosovës, ai videon e ka titulluar “Kosova vendi im”, pjesë e projektit “7 bukuritë e spikatura të Kosovës. Krasniqi njihet për videot e tij cilësore e kreative përmes të cilave promovon bukuritë e vendit tonë./Telegrafi ...
Komentet te VIDEO ME BUKURITË E RRALLA TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
78-vjeçari Mursel Maliqit dhe bashkëshortja e tij Rrahime ditët e pleqërisë po i kalojnë në vetmi brenda mureve të shtëpisë së vjetruar në Prekaz të Epërm. Që të dy kanë probleme shëndetësore andaj pensionet që i marrin i shfrytëzojnë për barna dhe në pamundësi, faturat e energjisë elektrike ka vite që nuk i kanë paguar. Pikërisht për këtë arsye, KEDS para pesë ditësh atyre ua ndali rrymën gjë e cila çiftit të moshuar ia ka vështirësuar edhe më tej jetën. “E kanë ndal rrymën bile gjynah m’ka ardhë prej tij. Jom kanë në KEK pardje, kom kajtë. M’erdh gjynah. Thashë mu ka rrëzu plaku. Vallahin tha loke s’kem çka me ...
Komentet te SKENDERAJ, DY TË MOSHUAR MBESIN PA RRYMË QË PESË DITË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor, krahas planeve të tjera operative për siguri në rrugë, po vazhdon të sanksionoj kundërvajtësit që po ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit. Sipas njoftimit të Policisë, vetëm mbrëmë gjate natës janë kontrolluar qindra automjete, janë konfiskuar 10 patentë-shoferë, janë shqiptuar 29 gjoba, tetë prej të cilave për ngasje nën ndikim të alkoolit, transmeton Telegrafi. “Kontrollet e njësitit të trafikut do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/ ...
Komentet te NË RAJONIN E PRISHTINËS, GJATË NATËS SË KALUAR JANË KONFISKUAR 10 PATENTË SHOFERË Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar lajmin e shumëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, duke e shpallur Bedri Hamzën kandidat për kryetar të ardhshëm të kësaj komune. Përmes një dedikimi të veçantë për Bedri Hamzën, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ai është profesionist i lartë, një punëtor i madh, një njeri i urtë e i ndershëm që do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, siç tha Krasniqi, këtë fat e ka Mitrovica. “Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund ...
Komentet te KRASNIQI: HAMZËN DO TA DONTE SECILA KOMUNË, POR KËTË FAT E KA MITROVICA Janë të Mbyllura
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka kërkuar që palestrat sportive në Kosovë që janë në shfrytëzim për vaksinim të lirohen, përshkak se skuadrat e të gjitha kategorive dhe të dy konkurrencave nuk po kanë qasje. Ka mbetur edhe një muaj deri në fillim të sezonit të ri të garave në basketboll, dhe skuadrat e basketbollit në Kosovë nuk kanë mundësi që të zhvillojnë stërvitjet e tyre parasezonale, përcjell KosovaPress. “Federata e Basketbollit e Kosovës i kupton plotësisht institucionet shëndetësore për vaksinimin e popullsisë dhe gjendjen me pandeminë e Covid-19, megjithatë, kërkon nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtoritë e Shëndetësisë në komunat përkatëse që të organizohen sa më ...
Komentet te FEDERATA E BASKETBOLLIT KËRKON QË TË LIROHEN QENDRAT E VAKSINIMIT Janë të Mbyllura
Shumë shtete të Evropës po përballen me zjarre të frikshme ditët e fundit me rritjen e temperaturave. Zjarrfikësit në Itali po luftojnë për të dytën ditë radhazi me zjarret e egra në Sicili që arritën në qytetin e Catania-s, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që aeroporti lokal të mbyllet përkohësisht. Sipas Reuters, zjarrfikësit thanë në Twitter se ata kishin kryer 250 operacione në Sicili në 24 orët e fundit, nga të cilat 50 ishin vetëm në Catania. Qyteti i famshëm për arkitekturën e tij barok ndodhet në shpatet e malit Etna në bregun lindor të ishullit, raporton TCh. Zjarret goditën zonën e Catania-s përballë ...
Komentet te EVROPA NË LUFTË ME FLAKËT Janë të Mbyllura
Prediabeti gjendet në 1 nga 3 njerëz dhe ky person me prediabet mund të jemi cilido prej nesh ose më të dashurit tanë Ka shumë mite lidhur me prediabetin dhe ndonjëherë njerëzit zor se mund t’i dallojnë këto mite nga faktet e vërteta. Keqinterpretimet lidhur me prediabetin mund të jenë të rrezikshme, derisa informacionet e sakta mund ta ndryshojnë jetën tonë për të mirë. Më poshtë janë disa mite për prediabetin të cilat mund t’i interpretoni karshi fakteve e të vërtetave dhe të merrni vendimin më të duhur për shëndetin tuaj. Miti 1: “Nëse ke prediabet, domosdoshmërisht herët a vonë do ta kesh diabetin” Statistikat thonë se shumica e njerëzve me ...
Komentet te SHTATË MITET RRETH PREDIABETIT Janë të Mbyllura
Nivelet e kolesterolit mund t’ju tregojnë informacione të rëndësishme për shëndetin e zemrës – të cilat nuk mund t’i dish pa e kryer testin në fjalë. Kjo për shkak se zakonisht niveli i lartë i kolesterolit nuk shkakton simptoma derisa diçka serioze të ndodhë, si p.sh., sulmi në zemër, transmeton Telegrafi. Një doktor rekomandon që testin e parë duhet ta bëni në moshën 35 vjeçare (më herët nëse jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, p.sh., nëse keni histori familjare me sëmundje kardiovaskulare apo jeni mbipeshë). Testi i parë është i rëndësishëm për shkak se i jep doktorit mundësi t’i krahasoj ndryshimet më vonë. Edhe nëse rezultatet bazë janë të ...
Komentet te A DUHET T’I KONTROLLONI RREGULLISHT NIVELET E KOLESTEROLIT? Janë të Mbyllura