Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar, i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit. Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendndodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj . “Personi me inicialet F.V ( M/K), i moshës 21 vjeçar, ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt. ...
Komentet te DËMTOI PRONËN PUBLIKE DHE E SHFAQI VIDEON NË ‘’TIK TOK’’, ARRESTOHET NGA POLICIA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ndotja e ajrit dhe ambientit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) që është duke ndodhur vazhdimisht, veçanërisht edhe në këto ditë me temperatura të larta nga mos funksionimi i filtrave në termocentralin “Kosova A”, është bërë i padurueshëm për qytetarët e Obiliqit. Madje, nga këto ndotje sipas QKMF-së në këtë komunë, të paktën 30 përqind është më i lartë numri i qytetarëve që vuajnë nga sëmundjet kronike respiratore dhe kancerogjene krahasuar me komunat tjera. Zyrtarë komunalë në Obiliq duke treguar për gjendjen e rëndë, thonë se vazhdimisht janë duke inspektuar punën në KEK, por një gjë e tillë sipas tyre nuk po ndodh edhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor ...
Komentet te PLUHURI VRASËS I KEK-UT, BANORËT PËRRETH KËRKOJNË ZGJIDHJE Janë të Mbyllura
Varianti Delta i COVID-19, që është burimi i një vale të re infektimesh në shumë vende, është një paralajmërim që inkurajon të ndërmerren veprime shpejt, para shfaqjes së mutacioneve më të rrezikshme, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Delta është një paralajmërim, që na thotë se virusi po evoluon, por është gjithashtu një thirrje për të vepruar, për të bërë diçka para se të shfaqen forma më të rrezikshme variantesh”, tha Dr. Mike Ryan, përgjegjës për situatat emergjente në OBSH. “Të njëjtat masa, që kemi aplikuar më parë, do ta ndalojnë këtë virus. Ato e ndalojnë variantin Delta veçanërisht nëse shtoni vaksinimin”, shtoi Ryan, raporton ATSh. Për muaj me rradhë, OBSH ...
Komentet te OBSH: VARIANTI DELTA ËSHTË NJË PARALAJMËRIM PËR TË VEPRUAR Janë të Mbyllura
Gjashtë persona janë arrestuar në Obiliq pasi janë përfshirë në një rrahje. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa është sekuestruar edhe një pistoletë me gaz. “Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje. Si pasojë e rastit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK. Nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te RRAHJE MASIVE NË OBILIQ, ARRESTOHEN 6 PERSONA Janë të Mbyllura
Në fshatin Gjonaj në Prizren është sulmuar në vendin e tij të punës një zjarrfikës, ndërsa është demoluar edhe nënstacioni i zjarrfikësve. Sipas Policisë sulmi ka ndodhur nga tre persona ndërsa rasti është duke u hetuar. “Viktima mashkull kosovar (zjarrfikës), ka informuar se në vendin e tij të punë është sulmuar dhe goditur me një mjetë të mprehtë (skalper) nga tre persona të pa njohur. Të dyshuarit kanë demoluar nënstacionin e zjarrfikësve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë sëKosovës. /KP ...
Komentet te SULMOHET NË VENDIN E PUNËS NJË ZJARRFIKËS NË PRIZREN Janë të Mbyllura
Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me COVID-19 në Kosovë. Si pasojë janë rritur edhe rastet aktive. Kështu në Kosovë tashmë kanë 442 raste aktive. “Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu është rritur edhe numri i vaksinimeve ditore. Kështu në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit ...
Komentet te MBI 428 MIJË QYTETARË JANË VAKSINUAR KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura
Nën organizimin e presidentes së Kosovës, sot do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani. Ajo i ka dërguar letër presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media. “Mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett. Ndërsa përmes një video-mesazhi, të pranishmëve do t’iu drejtohet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit, ora 18:30)”, thuhet në njoftim. Beau Biden ...
Komentet te SOT MBAHET CEREMONIA E DORËZIMIT TË MEDALJES POST-MORTEM PËR BEAU BIDEN Janë të Mbyllura
Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo.Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e pestë që kap peshkaqen, shkruan Tv Klan. “Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama. Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra. ...
Komentet te KAPET NË DURRËS PESHKAQENI QË PESHON 650 KG DHE I GJATË 6.5 METRA (VIDEO) Janë të Mbyllura
Krahas të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, ku ditën e diel ngre sërish temperaturat në vendin tonë deri në 37 e 38C, mbi rajon do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian, sidomos natën në mes së dielës dhe të hënës. Sipas Weather Prishtina ditën e hënë temperatura maksimale prekë edhe vlerat prej 45C përreth Egjeut, derisa nga dita e martë dhe mërkurë sërish kemi një shtrirje të re të pluhurit saharian mbi rajon dhe vend. Kështu që këto ditë, krahas kësaj vape të jashtëzakonshme afrikane, do kemi edhe qiell më të turbullt, e herë herë, varësisht nga koncentrimet e pluhurit, edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit. “Në ...
Komentet te PËRVEÇ VAPËS, MBI KOSOVË EDHE GRIMCA TË PLUHURIT SAHARIANC(VIDEO) Janë të Mbyllura
Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar ia ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Tetovë gjatë periudhës prej 4 deri më 8 qershor të këtij viti. Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar ia ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane dhe më pas ka ikur për në Zvicër, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore “Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, deri te Prokuroria Publike Tetovë, ka parashtruar kallëzim penal kundër A.H.(65) nga Reçica e Vogël dhe vëllai i saj S.S.(56) nga Bosnje e Hercegovina, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’. Që ...
Komentet te GRUAJA NGA TETOVA IA VJEDH BURRIT 400 MIJË FRANGA DHE LARGOHET DREJT ZVICRËS Janë të Mbyllura