KEDS ka njoftuar për platformat ku qytetarët mund të informohen për kufizimet e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express. Sipas njoftimit, platformat në baza ditore do të përditësohen për konsumatorët. Njëra prej tyre është eKesco. “Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike”, thuhet në njoftim. /Express/ Njoftimi i plotë: Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji ...
Komentet te PLATFORMAT KU MUND TË NJOFTOHEN QYTETARËT PËR KUFIZIMET E ENERGJISË ELEKTRIKE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri Projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Me këtë projektligj sipas ministres parashihet verifikimi dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht. “Ky Projektligj i cili është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës (vendor dhe ndërkombëtar), përmban dispozita materiale dhe procedurale të cilat synojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht. Njëkohësisht projektligji garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së ...
Komentet te PROCEDOHET PROJEKTLIGJI PËR KONFISKIMIN E PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate ka vendosur batanije në vend të flamujve para qeverisë së Kosovës. Aktivistët e PSD-së kanë vendosur katër batanije në vend të katër flamujve shtetërorë si mesazh për krizën energjetike në vend pas reduktimeve të rrymës gjithandej Kosovës, raporton Gazeta Express. Aksioni i sotëm i PSD-së vjen pas aksionit tjetër që zhvilluar dje tek ndërtesa e KEDS-it ku vendosën çekun 20 milionësh që qeveria ka ndarë për ta subvencionuar rrymën. ...
Komentet te PAMJE NGA OBORRI I QEVERISË, BATANIJET PO VALOJNË NË VEND TË FLAMUJVE Janë të Mbyllura
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) thekson se me vëmendje ka përcjellë zhvillimet e fundit për përgatitjen e Marrëveshjes e cila pritet të nënshkruhet nga Ministria e Drejtësisë me Mbretërinë e Danimarkës për transferimin e 300 të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Pas analizës mbi gjendjen aktuale në trajtimin e personave të privuar nga liria, QKRMT u bën thirrje autoriteteve të Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë që të shqyrtojë implikimet mbi të drejtat e njeriut në Kosovë. “Përkundër përmirësimeve të kushteve të vendosjes, sidomos në vitet e fundit pas hapjes së tri institucioneve të reja korrektues (Burgut të Sigurisë së Lartë, Qendrës së ...
Komentet te QKRMT: MARRËVESHJA ME DANIMARKËN PËR TË BURGOSURIT KËRKON DEBAT PUBLIK Janë të Mbyllura
Politologu Agon Mali ka reaguar ndaj thëllimit të krizës energjetike në vend. Ai ka thënë se kanë shumë përgjegjësi qeveritë e kaluara për gjendjen në sektorin e energjisë. Por, sipas tij, qasja e tipit “na e lanë këta tjerët keq”, të cilën po e përdor qeveria aktuale, është e pashije. “Kanë shumë përgjegjësi qeveritë e kaluara për gjendjen në sektorin e energjisë, mbi të gjitha për dështimin e projektit Kosova e Re në vitet 2008-09, që është ndër mëkatet më të mëdha të PDK. Por është e pashije qasja e tipit ‘na e lanë këta tjerët keq’, sepse e njëjta logjikë arsyetuese mund të vlejë për çdo qeverisje të ...
Komentet te MALIQI: QASJA QEVERISË PËR KRIZËN ENERGJETIKE, E PASHIJE Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës që po mbahet tha se janë disa probleme teknike dhe nevojiten disa rregullime, pasi mikrofonat e deputetëve nuk po funksionojnë. Por siç duket, mikrofoni i deputetes Ganimete Musliut nuk kishte probleme. Ajo e mori fjalën dhe e ftoi Konjufcën ta udhëheqin bashkë seancën. “Mikrofoni jem po bon kryetar. A e udhëheqim bashkë seancën”, tha Musliu duke qeshur./Express ...
Komentet te PROPOZIMI I MUSLIUT PËR KONJUFCËN: A E UDHËHEQIM BASHKË SEANCËN? Janë të Mbyllura
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas protestave të organizuar ditë më parë, sot është takuar me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Kryesindikalisti Blerim Syla u shpreh se urgjent duhet të rregullohet çështja e pagesës së mjekëve dhe infermierëve, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat për profesionistët shëndetësorë për 50% deri të miratohet Ligji për paga, në të kundërtën, ai u shpreh se nëse kjo nuk ndodh nga janari nuk do të mund t’i mbajnë nën kontroll për veprimet e tyre stafin shëndetësor. Syla u shpreh se frustrimi dhe pakënaqësia në mes punëtorëve shëndetësorë është rritur edhe pas refuzimeve të ...
Komentet te SYLA KËRKON RRITJE 50% TË PAGAVE PËR PUNËTORËT SHËNDETËSORË Janë të Mbyllura
Dy kunata kanë sulmuar nusen e vëllait të tyre në Qifllak të Rahovecit, mëngjesin e së mërkurës. Ky i fundit nuk pranoi të flasë para kamerës së Klanit, por prapa saj tregoi se djali i tyre kishte larguar një xhezve, të cilën njëra motër e kishte vënë për ta zier kafenë, andaj aty kishte nisur konflikti. E në këtë rast kishte intervenuar edhe policia, ku shefi i hetimeve, Fadil Krasniqi, tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa pala tjetër, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Pas lirimit, të dy familjet zgjodhën mosmarrëveshjet e tyre dhe bashkëshorti pohoi se gruaja e tij, së ...
Komentet te DY KUNATAT RRAHIN NUSEN E VËLLAIT PËR NJË XHEZVE TË KAFESË NË RAHOVEC Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate do të mbajë sot një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë. Përmes një njoftimi për media, nga kjo parti kanë bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet duke filluar nga ora 14:00. “Sot. me datën 24 dhjetor (e premte), duke filluar nga ora 14:00, Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftim. Ndërkohë, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar dje në një postim në “Facebook”, se PSD do të shtojë aktivitetet që kanë të bëjnë me krizën energjetike në vend. /RTK ...
Komentet te PSD MBAN SOT AKTIVITET NË SHESHIN “SKËNDERBEU” Janë të Mbyllura
Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, po përballen me pritje tëpër të gjata nëpër pikat kufitare. Atyre po u bie që të presin deri në katër orë për të hyrë në vend. Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. 240 minuta janë pritjet për hyrje në vend përmes kësaj pike kufitare. Kolona atje aktualisht është 400 metra. Të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Jarinje 30 minuta, derisa në Mutivodë 10 deri në 15 minuta. Ndërkohë, për të dalë nga vendi, ju duhet të prisni më së shumti ...
Komentet te PRITJE DERI NË KATËR ORË, KJO ËSHTË GJENDJA NËPËR PIKA KUFITARE Janë të Mbyllura