Thellohet më tej tragjedia e familjes Gjoka në Velipojë. Pas vdekjes së dy vajzave, ka ndërruar jetë dhe nëna e tyre Alketa Gjoka, 40 vjeçe që u plagos disa javë më parë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një hotel në Velipojë. Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë në Itali, ku u dërguan për ndihmë më të specializuar pas plagëve të marra. Nga shpërthimi i bombolës së gazit më 4 korrik ndërroi jetë 19-vjeçarja, Daniela Gjoka dhe 15-vjeçarja, Klarisa Gjoka. Pavarësisht trajtimit mjekësor ato nuk mundën t’iu mbijetonin plagëve të marra, shkruan A2. Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak ...
Komentet te SHKON NË TRE NUMRI I VIKTIMAVE NGA SHPËRTHIMI NË VELIPOJË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufi. Deri në dy orë janë pritjet në dalje të pikës së kalimit kufitar në Merdarë, kolona e veturave është 800 metra. Ndërsa për në hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa 300 metra është kolona. Pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Dheu i Bardhë. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Më pak pritje janë në pikat kufitare Glloboqicë, Stançiq, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës dhe Kullë./KP ...
Komentet te KOLONA TË GJATA NË MERDARË Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së hënës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim bashkatdhetarët. Kryeministri Kurti edhe njëherë ka ritheksuar rëndësinë që ka mërgata në Kosovë. Ai gjatë bashkëbisedimit tha se mërgata do të jetë prioritet i qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se nuk bashkatdhetarët nuk i shohin vetëm si kapacitet financiar. “Ne konsiderojmë që mërgata jonë është pjesë vitale e kombit, popullit e shoqërisë e cila ndodhet jashtë atdheut dhe tha se këtë rëndësi të mërgatës sonë synojmë që ta kemi prioritet në qeverisjen tonë duke e llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm, nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar por edhe njerëzor”, tha ...
Komentet te KURTI BASHKËBISEDIM ME MËRGATËN: NUK E SHOHIM BASHKATDHETARIN TONË VETËM SI KAPACITET FINANCIAR Janë të Mbyllura
Një person ka vdekur dje në QKUK, pas lëndimeve të marra në një aksident të ndodhur ditë më parë në fshatin Dubravë të Istogut. Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 23 korrik. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./KP ...
Komentet te AKSIDENT ME FATALITET, VDES NË QKUK Janë të Mbyllura
Një person ka njoftuar policinë se i dyshuari kosovar kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Rasti ka ndodhur dje pasdite në Obiliq. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore./KP ...
Komentet te TENTIM VRASJE NË OBILIQ Janë të Mbyllura
Stacioni policor në Ferizaj ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, mosrespektim i shenjës së komunikacionit, ku me veprimin e tij rrezikoi këmbësorët . Sipas Policisë, kjo informatë me video, u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë. “Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast që të njoftojnë policinë pa hezitim për ...
Komentet te VOZITJE NËPËR TROTUAR, GJOBITET SHOFERI Janë të Mbyllura
Nëse jeni punëdhënës dhe një ditë gjersa keni qenë duke lundruar në LinkedIn keni vërejtur që njëri nga punonjësit e ka ndryshuar titullin e pozitës, pa pasur ndonjë promovim nga ana juaj, çfarë keni bërë? Nëse nuk jeni përballur ende me një situatë të tillë, një ditë mund t’ju ndodhë. Akademi Pune ka disa këshilla se çfarë duhet të bëni. A duhet të kërkoni që ta ndryshojnë profilin në LinkedIn? Ndikimi i pozitës është një çështje serioze dhe ndoshta njëra ndër më seriozet. Po, duhet që ta bëni këtë. Rreziku për kompaninë është i dyfishuar. E para, ky person ndoshta është duke kërkuar për një punë të re. Ky punonjës ...
Komentet te ÇFARË DUHET TË BËJNË PUNËDHËNËSIT ME PUNONJËSIT TË CILËT GËNJEJNË NË LINKEDIN? Janë të Mbyllura
Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotëroj i nxehti afrikan. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. “Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale. Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve ...
Komentet te VAZHDOJNË EDHE KËTË JAVË TEMPERATURAT E NXEHTA Janë të Mbyllura
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë shqiptuar një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij. Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet. Për aktin e tij – puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro. Për shqiptimin e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike. ...
Komentet te POLICËT E DËNOJNË QYTETARIN ME 450 EURO PASI PUTHI TË DASHURËN Janë të Mbyllura
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore, i cili ka rënë në ujërat e liqenit të Pogradecit, ka ngjallur kureshtjen e disa zhytësve nga Prishtina për ta parë atë nga afër. Tre prej tyre këtë fundjavë kanë zhvilluar për orë të tëra kërkime në ujërat e liqenit në kërkim të pjesëve të këtij aeroplani. Por, pavarësisht këmbënguljes së tyre për orë të tëra dhe fakti që nuk kishin koordinata të sakta, ata nuk e kanë gjetur aeroplanin. Besart Kasumi, një i ri nga Prishtina, e ka parë këtë aeroplan para 5 vjetësh në një tjetër ekspeditë dhe këtë herë thotë se kishin ardhur për të parë se sa dhe si ...
Komentet te 3 ZHYTËS NGA KOSOVA NË KËRKIM TË AEROPLANIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE NË LIQENIN E POGRADECIT Janë të Mbyllura