Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet pas shpërthimit të zjarreve në disa lokacione në vendin tonë. Siç thuhet, të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë. “Referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, Policia e Kosovës me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë ...
Komentet te POLICIA E KOSOVËS: FAJTORËT PËR ZJARRET DO TË PËRBALLEN ME DREJTËSINË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë shkaktuar disa zjarre të hapura, por falë angazhimit të ekipeve përgjegjëse dhe ndihmës nga komunat fqinje, zjarret janë lokalizuar, përderisa zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizrenit. Nënkryetari i komunës Hajdin Berisha ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës, për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në vende të ...
Komentet te LOKALIZOHEN ZJARRET NË KOMUNËN E MALISHEVËS Janë të Mbyllura
Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, në cilën po debatohej për punën e Qeverisë Kurti 2 për 100 ditët e para. Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare do të vazhdojë punimet nesër në orën 10:00. Opozita ka pasur kritika për mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe disa nga ministrat ne seancën e sotme./KP ...
Komentet te SEANCA PËR 100 DITËT E QEVERISË KURTI 2 VAZHDON NESËR Janë të Mbyllura
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga qytetarët të përdorin në mënyrë racionale ujin e pijshëm në kohën kur vendi ynë po vazhdon të përballet me temperatura të larta. Siç thuhet në komunikatë, djegia e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, po e rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, përkatësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te konsumatorët. “Meqenëse në këtë periudhë me temperatura të larta në vendin tonë kërkohet vazhdimisht kujdes maksimal në përdorimin sa më të drejtë të ujit në mënyrë që shpërndarja/ distribuimi të bëhet njësoj për secilin konsumatorë, kërkesa e radhës dhe tejet e rëndësishme është ...
Komentet te UJËSJELLËSI “PRISHTINA” APEL QYTETARËVE: MOS SHPËRDORNI UJIN E PIJSHËM Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës arrestoi sot (e hënë) një 48-vjeçar me inicialet S.G., shtetas i Republikës së Kosovës si i dyshuar për veprat mashtrim, prezantim i rremë, shantazh, falsifikim të dokumenteve si dhe manipulim të provave. KosovaPress mësoi nga burimet e saj se i arrestuari ka të bëjë me rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. I dyshuari i arrestuar iu është prezantuar familjarëve të biznesmenit të zhdukur si agjent i CIA duke kërkuar të holla për zbardhjen e rastit. “Sipas informacioneve të konfirmuara deri më tani, i dyshuari duke shfrytëzuar rrethanat e një rasti tejet të ndjeshëm që po hetohet nga ana e policisë, ka kontaktuar familjarët e viktimës duke ...
Komentet te U SHTIR SI AGJENT I CIA-S DHE KËRKOI TË HOLLA PËR ZBARDHJEN E RASTIT TË BEDRI REXHEPIT, ARRESTOHET 48-VJEÇARI Janë të Mbyllura
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se rreth kontratës për tiketat ngjitëse kanë gjetur dy raporte të auditorit brenda një muaji të vetëm, e që sipas tij njëri raport rekomandon nënshkrimin e asaj kontrate e raporti tjetër e kundërshton. Aliu në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës u shpreh se për këtë çështje duhet të ketë hetime nga prokuroria. Aliu: Kemi dy raporte të auditorit brenda një muaji të vetëm “Kemi dy raporte të auditorit brenda një muaji të vetëm, është data 13.07.2020 dhe 25.08.2020. Njëri thotë duhet patjetër të nënshkruhet. Po e citoj ‘Rekomandohet menaxhmenti i lartë i Ministrisë së Infrastrukturës që ...
Komentet te TIKETAT NGJITËSE PËRPLASIN MINISTRIN ALIU ME DEPUTETIN LEKAJ Janë të Mbyllura
Deputeti nga Lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, deklaroi sot se dallimi në mes të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentes Vjosa Osmani është se angazhimi i të parit ka qenë për të vënë pazar tokat e Kosovës. Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të PDK-së rreth shpenzimeve të presidentes Osmani, Avdyli në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se paga e Osmanit është e njëjtë me atë që e ka pasur Thaçi. Avdyli: Angazhimi i Hashim Thaçit ka qenë për të vënë pazar tokat e Kosovës “Një dallim substancial në mes të Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit është që paga është e njëjtë, por angazhimi ...
Komentet te AVDYLI E HAMZA PËRPLASEN KEQ PËR HASHIM THAÇIN Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk krahasohet me ish qeveritë e kaluara. Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për 100 ditët e para të tij në ekzekutivi, Kurti tha se gara e tij nuk është me të kaluarën, por me të ardhmen. Sipas tij, këto 100 ditë janë kthesë drejtë zhvillimit. Para deputetëve, kreu qeveritar ka paraqitur edhe të arriturat, që siç tha janë realizuar në këta muaj qeverise. “Qeveria jonë nuk krahasohet me qeveritë e mëparshme, gara jonë po theksojë nuk është me të kaluarën, por të ardhmen. Këto janë ditët e kthesës drejtë zhvillimit”, tha ai. Sipas tij, nën qeverinë ...
Komentet te KURTI LAVDOHET: QEVERIA IME NUK KRAHASOHET ME ISH-QEVERITË E KALUARA Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan personin me inicialet M. Sh., nën dyshimet se ka ofruar lokale për prostitucion. I dyshuari që tri vjet ka qenë në arrati dhe pas arrestimit i njëjti është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave penale, dhe po ashtu ndërmarrjen e veprimeve efikase operacionale për identifikimin, arrestimin dhe sjelljen e personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme para organeve të drejtësisë, thuhet në komunikatë./KP ...
Komentet te OFROI LOKALET PËR PROSTITUCION, ARRESTOHET NJË PERSON NË GJILAN Janë të Mbyllura
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, punën 100-ditëshe të Qeverisë Kurti 2 e ka quajtur të dështuar, pasi sipas tij, më tepër është punuar për shkarkimin e bordeve dhe rehatimin e bashkëpartiakëve sesa me realizimin e premtimeve të dhëna për qytetarët. Ai në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet mbi punën 100-ditore, i ka quajtur premtimet e Qeverisë Kurti një farsë për qytetarët Lekaj: Nuk jeni ata të keni proklamuar, keni qenë dhe jeni një farsë e bukur “Votuesit e Vetëvendosjes e dinë që nuk jeni ata që keni proklamuar, që ju keni qenë dhe vazhdoni të jenë një farsë ...
Komentet te LEKAJ: QEVERIA KURTI 2, KAMPIONE E NEPOTIZMIT Janë të Mbyllura