Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MINISTRJA E DREJTËSISË THËRRET “PËR VEPRIME” PAS PUBLIKIMEVE TË SHQIP.COM: KY SKANDAL NUK GUXON TË NA HESHTË – TË PËRFSHIRËT TË JAPIN PËRGJEGJËSI

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur skandal atë që dëgjohet në publikimet e Shqip.com në Dosjen “Inteligjenca e Zhvatjes”, prandaj ka kërkuar reagim të menjëhershëm dhe dhënie të përgjegjësisë nga personat e përfshirë. “Ky skandal sikurse edhe të tjerat në të kaluarën nuk guxojnë të na heshtin”, shkruan Haxhiu në një reagim në llogarinë e saj në Facebook. “Zyrtarë të tillë që bëjnë pazare me lëndë e të përfshirë në afera dhe të tjerë që tentojnë të kontrollojnë mediet e kanë ndikim në kompetencat që i përkasin dikujt tjetër nuk kanë vend në institucione”, vazhdon postimi i Haxhiut. “Të gjithë të përfshirët duhet të japin përgjegjësi. Andaj, përmes ...
Komentet te MINISTRJA E DREJTËSISË THËRRET “PËR VEPRIME” PAS PUBLIKIMEVE TË SHQIP.COM: KY SKANDAL NUK GUXON TË NA HESHTË – TË PËRFSHIRËT TË JAPIN PËRGJEGJËSI Janë të Mbyllura

NAGAVCI TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E SBASHK-UT

Lajme
Ministrja e MASHTI-t Arbërie Nagavci dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj kanë biseduar sot mbi çështjen e vaksinimit të punëtorëve arsimorë. Ata gjatë këtij takimi janë pajtuar që të dalin me apel përmes mediave drejtuar të punësuarve në arsim që të vaksinohen në mënyrë që të jenë të mbrojtur e të përgatitur për të nisur mbarë vitin e ri shkollor. Ministrja Nagavci dhe kryetari Jasharaj janë shprehur të bindur se të punësuarit në arsim do ta kuptojnë drejt këtë apel dhe do të vaksinohen duke u mbrojtur kështu nga COVID e për të dhënë kontribut meritor në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor. Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar ...
Komentet te NAGAVCI TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E SBASHK-UT Janë të Mbyllura

SYNOHET TAKIM POZITË-OPOZITË PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Lajme
Kuvendi i Kosovës të premten do të mbajë dy seanca plenare, ku ndër të tjera deputetët e pozitës synojnë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Lidhur me këtë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të kërkojnë takim me shefat e grupeve parlamentare në mënyrë që të dakordohen me partitë opozitare për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka thënë që synojnë një takim koordinues me partitë opozitare para seancës që do të mbahet të premten. Kusari-Lila: Takim koordinues me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare “Do të synojmë si pozitë që të kemi një takim koordinues paraprakisht me partitë opozitare, ...
Komentet te SYNOHET TAKIM POZITË-OPOZITË PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE Janë të Mbyllura

IA VË ZJARRIN HAMULLORES SË TIJ, ARRESTOHET NGA POLICIA

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gojbulë të Vushtrrisë shtetasin kosovar Z.D. (67), për zjarrvënie në hamulloret në arën e tij. Paraprakisht patrulla policore rreth orës 13:40, në fshatin Gojbulë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin. Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., dhe ndaj tij të iniciohet rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë ...
Komentet te IA VË ZJARRIN HAMULLORES SË TIJ, ARRESTOHET NGA POLICIA Janë të Mbyllura

LIDHJET E VUÇIQIT DHE QEVERISË SERBE ME MAFIAN?

Lajme Rajoni dhe Bota
Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet e krimit të organizuar me gjasë arrijnë deri në krye të qeverisë serbe në Beograd. Përplasjet mafioze janë parë vitet e fundit në Serbi gjithmonë vetëm si pjesë e krimit të organizuar. Por në Beograd janë shtuar kohët e fundit zërat në media dhe qarqe të ndryshme që thonë se ngritja e grupeve mafioze ka ndodhur në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqjen shtetërore të Serbisë. Me arrestimin e kriminelit Veljko Belivuk dhe grupit të tij, ka filluar të zbulohet edhe roli i shtetit serb në mbrojtjen e grupeve të caktuara kriminale. Veljko Belivuk ishte drejtues i grupit huligan-kriminal “Principi”, i cili ...
Komentet te LIDHJET E VUÇIQIT DHE QEVERISË SERBE ME MAFIAN? Janë të Mbyllura

TELEKOMI VAZHDON TË PAGUAJË 1.9 MILIONË EURO ÇDO VIT MONACO TELEKOMIT, KODI +377 I MASKUAR

Lajme
Telekomi i Kosovës ende paguan nga 1.9 milionë euro në vit për shfrytëzim të kodit të Monakos, ndërkohë që duhen 3.2 milionë euro për realizimin e tërësishëm të kodit shtetëror. Borxhet e shumta që ndërmarrje publike ka, bënë që Telekomi të jetë në gjendje të rënduar. Ndërkohë që rrezikon të përballet me përmbaruesin për shkak të borxhit që ka ndaj ARKEP. Kështu u tha në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike me rastin e shqyrtimit të Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës”, për vitin 2020. Në këtë mbledhje ku raportoi ushtruesja e detyrës së kryeshefit të Telekomit, Burbuqe Hana, deputetët parashtruan pyetje ...
Komentet te TELEKOMI VAZHDON TË PAGUAJË 1.9 MILIONË EURO ÇDO VIT MONACO TELEKOMIT, KODI +377 I MASKUAR Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.  Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667. Në total numri i rasteve aktive është 689./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

JAVA BOTËRORE E USHQYERJES ME GJI 2021

Lajme
...
Komentet te JAVA BOTËRORE E USHQYERJES ME GJI 2021 Janë të Mbyllura

MEHAJ DEKOROI ME MEDALJEN “SHËRBIM I SHQUAR” KËSHILLTARIN USHTARAK KROAT

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Peric. Me këtë rast, ministri Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Peric dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”. Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillëdhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Sipas komunikatës për media nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Mehaj, ndër të tjera theksoi ...
Komentet te MEHAJ DEKOROI ME MEDALJEN “SHËRBIM I SHQUAR” KËSHILLTARIN USHTARAK KROAT Janë të Mbyllura

GODITET NGA VETURA NJË KËMBËSOR NË PRISHTINË

Lajme
Një veturë ka goditur një person në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Ajo ka shtuar se hetuesit e Njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. Telegrafi mëson nga burimet se vetura e cila ka goditur këmbësorin ishte me targa të huaja. /Telegrafi/ ...
Komentet te GODITET NGA VETURA NJË KËMBËSOR NË PRISHTINË Janë të Mbyllura