Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHËNOHET VIKTIMA E PARË NGA ZJARRET NË KOSOVË

Lajme
Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit. “Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës. Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion./KP ...
Komentet te SHËNOHET VIKTIMA E PARË NGA ZJARRET NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SULMOHET PUNËTORI I SIGURIMIT FIZIK TË SPITALIT TË GJAKOVËS (FOTO)

Lajme
Sot rreth orës 2:20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të Spitalit të Gjakovës. Siç njofton vet institucioni i spitalit, personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësor. “Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës”, reagoi Spitali i Gjakovës. Megjithatë, nuk është bërë e ditur pse ka ardhur ...
Komentet te SULMOHET PUNËTORI I SIGURIMIT FIZIK TË SPITALIT TË GJAKOVËS (FOTO) Janë të Mbyllura

PRISHTINA, KOMUNA ME MË SË SHUMTI RASTE AKTIVE ME COVID

Lajme
Prishtina mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në vendin tonë. Kryeqyteti numëron 154 raste të tilla. Ferizaj është komuna e dytë më 77 raste aktive, pastaj Gjilani me 73, ndërsa më pas vjen Gjakova me 51 raste aktive. Podujevë dhe Mitrovica me 36 raste aktive, Pejë 31, Klina 30, Prizren 29, Viti 24, Lipjan 23, Skenderaj 21, Gllogoc 18, Obiliq 15, Rahoveci 14, Kaçaniku 12, Vushtrria 10, Istogu 8, Kamenica 7 dhe Fushë Kosovë 6 raste aktive. Me pesë raste aktive ose më pak janë Deçani, Suhareka, Shtimja, Malisheva, Dragashi dhe Graçanica. Kujtojmë se nga shfaqja e pandemisë Kosova numëron gjithsej 108,623 raste të konfirmuara me ...
Komentet te PRISHTINA, KOMUNA ME MË SË SHUMTI RASTE AKTIVE ME COVID Janë të Mbyllura

KOLONA DERI NË NJË KILOMETËR NË MERDARE, PRITJET MBI DY ORË

Lajme
Pikë kalimi kufitar në Merdarë vijon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së mërkurës. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta. Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e mjeteve është 50 metra. Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje ku kolona e mjeteve është 500 metra ndërsa ...
Komentet te KOLONA DERI NË NJË KILOMETËR NË MERDARE, PRITJET MBI DY ORË Janë të Mbyllura

ÇFARË TË BËNI NËSE ENDE NUK KENI NGRITJE TË PAGËS SIÇ JU KANË PREMTUAR

Lajme
Gjatë intervistave të punës kandidatët i analizojnë të gjitha kushtet dhe përfitimet që kanë nga ajo ofertë punë, por shumicën e rasteve është paga ajo që i tërheqë më shumë. Kompanitë premtojnë ngritje të pagës pas disa muajve përvojë pune në atë kompani. Nëse ju jeni pranuar në këtë mënyrë në punë, por muajt kanë shkuar dhe ka përfunduar pothuajse viti dhe ende nuk keni e keni marrë atë ngritje, çfarë duhet të bëni? Ngritja e pagës është shkaku kryesor që punonjësit e lënë punën, por lënia e punës pa e adresuar çështjen, mund të jetë një vendim për të cilin do të pendoheni më vonë. Kështu që, përpara se ...
Komentet te ÇFARË TË BËNI NËSE ENDE NUK KENI NGRITJE TË PAGËS SIÇ JU KANË PREMTUAR Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura

NGRËNIA E KËTIJ USHQIMI PËR MËNGJES MUND TË NDIHMOJË NË KTHIMIN E HUMBJES SË MUSKUJVE ME KALIMIN E MOSHËS

Kuzhina
Asgjë nuk e mposht një mëngjes të përzemërt të mbushur me ushqime të shijshme si vezët dhe avokadot. Së bashku me shijen e shkëlqyeshme, hulumtimet e reja pohojnë se fillimi i ditës sonë me lëndë ushqyese të pasura me proteina si këto do të na ndihmojë shumë për të mbajtur muskujt tanë të fortë ndërsa plakemi. Një studim i fundit i botuar në Cell Reports shikoi efektet e ngrënies së vakteve të pasura me proteina për mëngjes dhe jo më vonë gjatë ditës. Studiuesit zbuluan se gratë e moshuara që hanin më shumë proteina në mëngjes përjetuan një rritje të masës muskulore dhe forcë më të mirë të kapjes me kalimin e ...
Komentet te NGRËNIA E KËTIJ USHQIMI PËR MËNGJES MUND TË NDIHMOJË NË KTHIMIN E HUMBJES SË MUSKUJVE ME KALIMIN E MOSHËS Janë të Mbyllura

“BAROMETRI” I PRESIONIT TË GJAKUT U GJET PAS 60 VJETËSH, THONË SHKENCËTARËT

Shëndetësi
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Virxhinias në SHBA thonë se kanë gjetur barometrat natyralë të presionit të gjakut në trup, një arritje që u ka shpëtuar shkencëtarëve për më shumë se 60 vjet. Ata një njoftim për shtyp të martën përshkruan “sensorët qelizorë” si një gjendje që zbulojnë ndryshimet delikate në presionin e gjakut dhe rregullojnë nivelet e hormoneve për ta mbajtur nën kontroll. Shkencëtarët besuan se barometrat, të quajtur baroreceptorë, ekzistonin në qeliza të specializuara të veshkave të quajtura qeliza renin, por askush nuk mund t’i gjente ato para Maria Luisa S. Sequeira-Lopez, e cila punon në Departamentin e Universitetit të Pediatrisë dhe Qendrës Kërkimore për ...
Komentet te “BAROMETRI” I PRESIONIT TË GJAKUT U GJET PAS 60 VJETËSH, THONË SHKENCËTARËT Janë të Mbyllura

ÇFARË DUHET T’I KUSHTONI VËMENDJE KUR USHTRONI NË TEMPERATURA TË LARTA?

Lifestyle
Ushtrimet në temperatura të larta gjatë muajve të verës mund të sjellin tendosje shtesë në trup, andaj është e rëndësishme të njihni kufijtë dhe të dëgjoni ato që trupi na tregon. Aktiviteti fizik në temperatura të larta mund të jetë i rrezikshëm. Mund të çojë në rritje të niveleve të stresit dhe sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke përfshirë goditje të nxehtësisë dhe dehidrim. Traineri Jamie Barnard ka zbuluar se çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje. Pini shumë lëngje Hidratimi është i rëndësishëm pa marrë parasysh në çfarë kushtesh ushtroni, por është veçanërisht i rëndësishëm kur ushtroni në temperatura të larta. Kur temperaturat rriten ju djersiteni më shumë, kështu që konsumimi ...
Komentet te ÇFARË DUHET T’I KUSHTONI VËMENDJE KUR USHTRONI NË TEMPERATURA TË LARTA? Janë të Mbyllura

DUA LIPA VAZHDON TË EKSPLOROJË GJURMËT SHQIPTARE – NDALESA E SAJ E RADHËS NË BUTRINT

ShowBiz
Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, po vazhdon vizitën e saj turistike në Shqipëri. Ajo së fundmi ka vizituar qytetin antik të Butrintit, me ç’rast edhe është njohur nga afër me historinë e qytetit të vjetër shqiptar. Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e saj në këtë vend, ku duket se ka ngelur e mrekulluar nga bukuritë antike dhe gjurmët e historisë.   E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, Dua është dukur mjaft tërheqëse në imazhet që ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë. Lipa përndryshe ka më shumë se një javë që qëndron ...
Komentet te DUA LIPA VAZHDON TË EKSPLOROJË GJURMËT SHQIPTARE – NDALESA E SAJ E RADHËS NË BUTRINT Janë të Mbyllura