Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

REAGON KGJK: PO NDJEKIM ME VËMENDJE PUBLIKIMET E PËRGJIMEVE, KU PËRFSHIHET EDHE NJË ANËTARË I YNI

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar ndaj përgjimeve të publikuar nga mediat ditëve të fundit. Përgjime këto që çuan në shkarkimin e drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiu. KGjK nëpërmjet një komunikate për media tha se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publiket e përgjimeve e ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publikimet e përgjimeve nga Gazeta Shqip, nga data 30 korrik 2021, rreth bisedave telefonike të regjistruara në mes të subjekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë që thonë se këshilli ...
Komentet te REAGON KGJK: PO NDJEKIM ME VËMENDJE PUBLIKIMET E PËRGJIMEVE, KU PËRFSHIHET EDHE NJË ANËTARË I YNI Janë të Mbyllura

NJË I VDEKUR DHE 221 RASTE TË REJA ME COVID-19

Shëndetësi
Një person ka vdekur dhe 221 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: #Bashkëiadalim 04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë ...
Komentet te NJË I VDEKUR DHE 221 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura

ASISTENTJA E DONIKA GËRVALLËS HARXHOI 755 EURO MË SHUMË SE MAKSIMUMI I TARIFËS VEÇ PËR FJETJE NË TURQI

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme, e drejtuar nga Donika Gërvalla Schwarz, njihet për huqjet e rënda dhe gabimet drejtshkrimore që paraqesin qëndrime jo-diplomatike. Sidoqoftë, kësaj here për MPJ-në e Gërvallës do të flasim për një huqje tjetër: shpenzimet jashtë vendit. Donika Gërvalla përveç asistentes, ka edhe një Asistente Ekzekutive duke qenë ministre. Asistentja Ekzekutive e saj quhet Donjeta Cakolli. Kësaj të fundit i doli një vizitë zyrtare për në Republikën e Turqisë më 15 qershor, në ditën e takimit të parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Ajo do të qëndronte deri më 20 qershor. Në bazë të tarifave për udhëtime zyrtare jashtë vendit, në Turqi, ...
Komentet te ASISTENTJA E DONIKA GËRVALLËS HARXHOI 755 EURO MË SHUMË SE MAKSIMUMI I TARIFËS VEÇ PËR FJETJE NË TURQI Janë të Mbyllura

RAHIMI NGA ARKEP NGRIT SHQETËSIME PËR BORXHET E TELEKOMIT DHE RTK-SË: IPKO S’DO TË SHITET PËR TRE VITET E ARDHSHME

Lajme
Drejtori i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi ka thënë se situata me pandeminë Covid 19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në këtë institucion. Ai duke raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ngriti shqetësimin edhe me grumbullimin e borxheve nga Telekomi dhe Radio Televizioni i Kosovës. Derisa, tha se në bazë të takimeve që ka pasur, operatori “IPKO” nuk do të shitet të paktën në tri vitet e ardhshme. Rahimi thotë se rrezikohet falimentimi i Telekomit, nëse borxhi i kësaj të fundit dërgohet tek përmbaruesi. Për këtë arsye, ai kërkoi mbështetje edhe nga Qeveria për gjetjen e një zgjidhje. “Borxhi ...
Komentet te RAHIMI NGA ARKEP NGRIT SHQETËSIME PËR BORXHET E TELEKOMIT DHE RTK-SË: IPKO S’DO TË SHITET PËR TRE VITET E ARDHSHME Janë të Mbyllura

ZJARRET, SITUATË MË E RËNDUAR NË BJESHKËT E NEMUNA

Lajme
Po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme rreziku nga zjarret në pyjet e Kosovës. Në Krushicë e Bukosh të Suharekës zjarret janë ende aktive. Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj ka treguar për KosovaPress se tashmë aty janë duke vepruar dy ekipe. Situata më e rënduar është në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjencave, Nehat Koqinaj në të dhënat e fundit ka treguar se ekipet e zjarrfikësve janë duke intervenuar edhe në Pejë, Kamenicë, Malishevë, Klinë, Gjakovë, Drenas, Viti dhe Letnicë. Si pasojë e zjarreve, mbrëmjen e së martës një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës. Policia ka njoftuar ...
Komentet te ZJARRET, SITUATË MË E RËNDUAR NË BJESHKËT E NEMUNA Janë të Mbyllura

RRITET INTERESIMI PËR VAKSINIM, RRETH 14% E POPULLATËS TË IMUNIZUAR ME DY DOZAT NDAJ COVID

Shëndetësi
Ofrimi i mundësisë për vaksinim të grupmoshave të ndryshme ka rritur interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dozën e parë 25% e qytetarëve, ndërsa edhe dozën e dytë e kanë marrë rreth 14%. Me këtë ritëm të vaksinimit nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në fund të vitit do të arrijnë që ta realizojnë objektivin e tyre për imunizim të 60% të popullatës. Në një intervistë për KosovaPress, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se autoritetet shtetërore kanë krijuar mundësi të mira për vaksinim. Hoti: Interesimi për vaksinim është rritur ndjeshëm “Duke qenë që Ministria e Shëndetësisë ...
Komentet te RRITET INTERESIMI PËR VAKSINIM, RRETH 14% E POPULLATËS TË IMUNIZUAR ME DY DOZAT NDAJ COVID Janë të Mbyllura

KUVENDI I KOSOVËS PËR 6 MUAJ SHPENZOI MBI 3 MILIONË EURO

Lajme
Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro. Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 përqind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 përqind. Komisioni po vazhdon punimet, ku po raporton drejtori i ARKEP për raportin e punës për vitin 2020./KP ...
Komentet te KUVENDI I KOSOVËS PËR 6 MUAJ SHPENZOI MBI 3 MILIONË EURO Janë të Mbyllura

“VETËVENDOSJE TË NDRYSHOJË EMRIN NË VETËKAPJE”, MES PËRPLASJESH MIRATOHEN EMRAT PËR BORD TË AKP

Lajme Uncategorized
Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjell mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kryetari i komisionit, Ferat Shala tha se është për emërimin e këtij bordi, porse tha se pikërisht tek kryesuesi i këtij bordi, Nazmi Mikullovci ka konflikt interesi. “Kandidati i propozuar ka punuar 7 vjet të plota në ndërmarrjen Trepça, periudhë që Trepça është dëmtuar shumë. Në periudhën e tij, është harruar një minierë e tërë në Llap, kur janë bërë regjistrimet e aseteve pas luftës. Aset i Trepçës, 5km korridore të ...
Komentet te “VETËVENDOSJE TË NDRYSHOJË EMRIN NË VETËKAPJE”, MES PËRPLASJESH MIRATOHEN EMRAT PËR BORD TË AKP Janë të Mbyllura

SIGURIMIT TË SPITALIT TË GJAKOVËS IA MORËN QAFOREN E ARIT NË VLERË 1800 EURO, IA THYEN EDHE IPHONEN

Lajme
Në orët e para të ditës ë mërkurë, një punëtor i sigurimit të Spitalit të Gjakovës është sulmuar nga tre persona. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, dha për KosovaPress detaje se si ka rrjedhur ngjarja duke konfirmuar se përpos dhunës, personat i kanë marrë sigurimit edhe një qafore ari me vlerë 1800 euro si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11. Sipas Xhurkajt, rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover”. Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin ...
Komentet te SIGURIMIT TË SPITALIT TË GJAKOVËS IA MORËN QAFOREN E ARIT NË VLERË 1800 EURO, IA THYEN EDHE IPHONEN Janë të Mbyllura

KQZ APROVOI 1960 APLIKACIONE PËR REGJISTRIMIN E DIASPORËS PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET LOKALE

Lajme
Në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, po bëhet regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës (10 korrik – 18 gusht); votimi përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës (15 shtator – 15 tetor); ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës (20 korrik – 7 shtator); dhe koha për aplikim të subjekteve politike (17 qershor – 16 gusht). Ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës mund të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së https://eomp.kqz-ks.org/ ose duke paraqitur aplikimin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Përmes këtij aplikacioni mund ta mësoni edhe vendvotimin tuaj. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se sipas të ...
Komentet te KQZ APROVOI 1960 APLIKACIONE PËR REGJISTRIMIN E DIASPORËS PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura