Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj A.S., shtetas kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar. I pandehuri më 2 gusht 2021 në Ferizaj ka sulmuar policët gjatë kryerje së detyrës zyrtare, duke u shkaktuar lëndime trupore, në atë mënyrë që B.V. dhe A.R., të cilët kishin qenë të angazhuar në planin operativ antiCOVID dhe derisa ishin duke i larguar klientit nga një lokal, i pandehuri i sulmon fizikisht duke u shkaktuar lëndime trupore të përshkruara në raportet mjekësore të Qendrës Emergjente në Ferizaj. Paraburgimi do të mbahet ...
Komentet te SULMOI POLICËT QË ZBATONIN MASAT ANTICOVID-19, NJË MUAJ PARABURGIM Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Për punonjësit që sjellin ushqim nga shtëpia në enë plastike, ngrohja në mikrovalë në punë kursen kohë dhe para. Por jo të gjitha ushqimet i përgjigjen mirë ngrohjes – qoftë për shkak të mënyrës sesi reagojnë me bakteret gjatë tiganit ose për shkak të proteinave që shkatërrohen gjatë gatimit. Ka shumë të pavërteta që qarkullojnë në lidhje me ngrohjen e ushqimit, por këto pesë lloje ushqimesh, sipas rregullores së Komisionit për Standardet e të Ushqyerit dhe Këshillit Evropian për Ushqimin, nuk duhet të nxehen kurrë më shumë se një herë. Pulë Pula dhe shpendët e tjerë përmbajnë një sasi të caktuar të salmonelës, ashtu si vezët. Ky mund të jetë ...
Komentet te ASNJËHERË MOS I NGROHNI KËTO 5 USHQIME Janë të Mbyllura
Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë përsëri një termocentral në Turqinë jugperëndimore, tha sonte një zyrtar lokal. “Zjarri hyri në termocentralin,” shkroi kryetari i bashkisë së Milas, Muhamet Tokat në Twitter, raportoi Reuters. Ai shtoi se punonjësit e termocentralit u evakuuan plotësisht. Më herët, zjarri në këtë zonë u vu nën kontroll, por u ndez përsëri. Autoritetet turke thanë se më shumë se 150 zjarre pyjorë shpërthyen në jugperëndim të vendit javën e kaluar për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta. Tetë persona u vranë dhe mijëra u evakuuan, përfshirë turistë./KP ...
Komentet te TURQI: ZJARRI PËRFSHIN TERMOCENTRALIN Janë të Mbyllura
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi një bombol gazi ka shpërthyer sonte në banesën e tyre, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në zonën e Plazhit dhe 54-vjeçari I.K. dhe 52-vjeçarja E.K. janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, njofton Policia shqiptare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ...
Komentet te DY TË PLAGOSUR NGA SHPËRTHIMI I BOMBOLËS ME GAZ Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin kosovar H.M. (51), pasi ka shtënë me armë në një aheng familjar në Vushtrri. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:46 në rrugën “Shaban Polluzha”, njofton Policia e Kosovës sipas së cilës në këtë rast në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë pistoletë me gaz, prodhim italian i kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja. Ndaj të dyshuarit, i cili është liruar në procedurë të rregullt, është iniciuar rasti për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./KP ...
Komentet te SHTIE ME ARMË NË NJË AHENG FAMILJAR, ARRESTOHET NJË 51-VJEÇAR Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas gjendjes së krijuar si rezultat i shpërthimit të zjarreve të shumta në vend. Ajo në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë institucionet në kohën kur këto të fundit po punojnë për zvogëlimin e pasojave nga zjarret dhe njëherësh të mobilizohen në ruajtjen e ambientit, pasi që me këtë ruhet edhe vetë jeta e qytetarëve. “Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm. Kosova është shtëpia jonë, ndaj të gjithë duhet të mobilizohemi ta ruajmë mjedisin dhe t’i ruajmë jetët e ...
Komentet te ZJARRET, OSMANI: KOSOVA ËSHTË SHTËPIA JONË, DUHET T’I RUAJMË JETËT E NJERËZVE TANË Janë të Mbyllura
Është bërë inaugurimi i Qendrës Kosovare për Mësim në Distancë, me ç’rast u theksua se është tejet e rëndësishme që të rinjtë të kenë qasje në mundësi digjitale. Kjo qendër do të mbulojë tri fusha të veprimit, ngritja e projekteve kërkimore, hulumtuese në fushën e mësimit digjital apo virtual, ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe nxënësve sa i përket mësimit digjital dhe virtual, dhe avokim për krijimin e infrastrukturës ligjore për digjitalizim të arsimit në Kosovë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se pandemia COVID-19 e ka sjellë në vëmendje domosdoshmërinë që të jenë të përgatitur edhe për mësimin në distancë. Ajo tha se mësimi në distancë duhet të konsiderohet ...
Komentet te INAUGUROHET QENDRA KOSOVARE PËR MËSIM NË DISTANCË Janë të Mbyllura
Ju jeni vaksinuar dhe doni të matni sasinë e antitrupave. Në rastin e vaksinimit të koronës, problemi është se ende nuk ka vlera kufi për teste të tilla dhe ekziston varianti delta. Vaksinat e përdorura kryesisht stimulojnë prodhimin e antitrupave të drejtuar në proteinën tipike “me gjemba” të virusit, me të cilën lidhet dhe më pas depërton në qelizat njerëzore. Vaksinat ekzistuese e bëjnë këtë mjaft mirë, qofshin ato të krijuara me metodën “klasike”, vektoriale ose mRNA, ku qelizave njerëzore “u thuhet” saktësisht se çfarë antitrupat duhet të prodhojnë. Me një vaksinë “klasike” siç është AstraZeneca nga 66, në rreth 60 për qind, dhe me vaksina mRNA, të tilla si ...
Komentet te SA TË BESUESHME JANË TESTET E ANTITRUPAVE PAS VAKSINIMIT? Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës arrestoi një 32-vjeçar nën dyshimin për zjarrvënie sot rreth orës 16:10 në Cërnushë të Mitrovicës. S.H. është shoqëruar në stacionin e policisë për intervistim dhe prokuroi kujdestar ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë në procedurë të rregullt. Ndërkohë zjarri në punishten e gurthyesit në fshat është shuar nga njësia e zjarrfikësve./KP ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON PËR ZJARRVËNIE Janë të Mbyllura
“Galaktikët” dëshirojnë ta largojnë mesfushorin spanjoll. Real Madridi e ka informuar skuadrën italiane për dëmshpërblimin që duhet ta paguajnë për shërbimet e Isco, raporton “Calcio Mercato”. Madrilenët kërkojnë 18 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili sapo ka hyrë në 12 muajt e tij të fundit të kontratës në “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress. Milan është skuadra e vetme që shpreh interesim serioz për Isco, sidoqoftë problemi i vetëm qëndron te paga, pasi që po refuzon të ofrojë 6.5 milionë euro në vit./KP ...
Komentet te REALI TREGON ÇMIMIN PËR ISCON Janë të Mbyllura