Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës. Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704. Në total numri i rasteve aktive është 1065../KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Situata e krijuar nga zjarri në Bjeshkët e Nemuna është rënduar ditën e sotme, për shkak të erarëve më të mëdha që po mbretërojnë. Deri tani në fshatin Shtupeq të Rugovës janë evakuuar tri familje të cilat janë konsideruar të rrezikuara nga zjarri. Ndërkohë zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë ndërhyre për të fikur zjarrin. KosovaPress do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave nga kjo zonë pas situatës së krijuar. /KP ...
Komentet te ERËRAT RENDOJNË SITUATËN ME ZJARRET NË BJESHKËT E NEMUNA, EVAKUOHEN TRI FAMILJE NË SHTUPEQ Janë të Mbyllura
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize për shkak të situatës me zjarret në vend, transmeton Alsat. Ekzekutivi ka marrë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për 30 ditë, në të gjithë territorin e vendit. Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza. Me shpalljen e gjendjes së krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve. Nga Qeveria thonë se për vendimin, do të njoftohet Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ...
Komentet te MAQEDONI E VERIUT, SHPALLET GJENDJE KRIZE 30-DITORE PËR SHKAK TË ZJARREVE Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku po raporton bordi dhe menaxhmenti i KOSTT-it lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve nuk janë lejuar mediat, gjë që ka nxitur reagimin e opozitës. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për media tha se një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në komunizëm. Lekaj: Pa informim të opinionit publik të qytetarëve ne kalojmë në një sistem tjetër komunist “E patë edhe sot se si përjashtohen mediat. Nuk pati diçka sensitive, të ndjeshme që mos me e transmetu nëpërmjet mediave tek qytetarët e Republikës të Kosovës. Kjo është e papranueshme për ne, edhe si deputet ...
Komentet te RAPORTIMI I KOSTT-IT PA PREZENCËN E MEDIAVE, OPOZITA THOTË SE KJO KA NDODHUR VETËM NË KOMUNIZËM Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri Sali Berisha është deklaruar për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit për vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” së bashku me familjen. Berisha në konferencën për media tha se pas vendimit të sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken, avokati i tij javën e kaluar ka dorëzuar padi. “Së pari ju falënderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë të cilën unë e kam thirrur për t’ju njoftuar ju se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të Antony Blinken për të më shpallur non grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët e ...
Komentet te SHPALLJA NON GRATA NGA SHBA, BERISHA DORËZON PADINË NË GJYKATËN E PARISIT Janë të Mbyllura
Temperaturat e larta që mbizotëruan në vend nuk i ndalën qytetarët në Fushë Kosovë që të vaksinohen. Kjo komunë llogaritet ndër katër komunat me më së shumti të vaksinuar në nivel vendi. Numri i të vaksinuarve tashmë është rreth 11 mijë. Mirëpo, së fundmi në këtë komunë janë shtuar edhe rastet e reja me COVID për të cilat dyshohet se kanë ndikuar edhe dasmat. Kryeshefi i Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Fushë Kosovë, Mustafë Gashi, në një intervistë për KosovaPress bën të ditur se gjatë muajit qershor dhe korrik janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë. Gashi: Nga procesi i vaksinimit deri tash ka pasur rritje të vaksinuarve “Prej 7 prillit ...
Komentet te RRETH 11 MIJË TË VAKSINUAR NË FUSHË KOSOVË, DASMAT KONTRIBUUAN NË SHTIMIN E RASTEVE Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për rishikim të buxhetit. “Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, bëhet e ditur nga zyra e Presidentit. /KP ...
Komentet te PRESIDENTJA OSMANI DEKRETON LIGJIN PËR RISHIKIMIN E BUXHETIT Janë të Mbyllura
Mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë përmes pikave kufitare. Kështu ka sqaruar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Nëpërmjet komunikate nga ministria thuhet edhe se policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1 mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit një mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtrihet në dy mënyra. “Përmes kësaj komunikate, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e sheh të nevojshme të sqarojë për të gjithë bashkatdhetarët se mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare. Policat kufitare të ...
Komentet te MBULIMI I KOSTOS SË KARTONIT TË GJELBËR I MUNDSHËM PËR VETURAT DHE MOTOÇIKLETAT QË HYJNË PËRMES PIKAVE KUFITARE Janë të Mbyllura
Një 6-vjeçar nga Komuna e Gjilanit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i dyerve të metalit të oborrit të një shtëpie. Raportohet se paraditen e së mërkurës në fshatin Verbicë të Kmetovcit ishin rrëzuar dyert e metalit e të cilat lënduar fëmijën. Kështu ka treguar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se ...
Komentet te VDES 6-VJEÇARI NË GJILAN, E ZUNË DYERT E OBORRIT Janë të Mbyllura
Dy vëllezër në Ferizaj janë rrahur mes vete. Policia tregon se të dy ishin nën ndikim të alkoolit. Të dy vëllezërit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (vëllezër) pasi që kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te RRAHEN MES VETE DY VËLLEZËR NË FERIZAJ Janë të Mbyllura