Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, e që është tentativa e tretë pasi dy herë të tjera dështuan të bëjnë një gjë të tillë. Deputetët e PDK-së dhe AAK-së thonë se nuk do të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare pasi që Qeveria Kurti nuk po tregohet konstruktive për t’i sqaruar ato, por KosovaPress mëson nga burime brenda grupit parlamentar të LDK-së se kjo parti pritet të ndryshojë qëndrim dhe të votojë pro marrëveshjeve. Ndërkohë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thotë se argumenti i opozitës se nuk ka pasur qasje konstruktive nga pozita nuk qëndron. Ndërsa monitoruesit e punës së Kuvendit ftojnë për një ...
Komentet te MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE (S’)KALOJNË, POZITA KËRKON NGA OPOZITA TË REFLEKTOJË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./KP ...
Komentet te MOTI, TË PREMTEN ME VRANËSIRA TË SHOQËRUARA ME SHI Janë të Mbyllura
Ka tash e sa ditë që është krijuar një diskurs i madh publik lidhur me ftesën që i është bërë artistit boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, për të kënduar në Korçë. Organizatorët e edicionit të sivjetmë të eventit të ashtuquajtur “Festa e Birrës” në Korçë, janë shprehur se Bregovic është i ftuar nderi në natën finale të ngjarjes. E një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë në opinion e as nga shumë artistë shqiptarë, të cilët kanë reaguar mbi këtë çështje. Këngëtarja Vesa Luma vetëm pak pasi publikoi një mesazh të tmerrshëm që kishte pranuar nga një ndjekës me ofendime në baza etnike, vendosi që të publikojë ...
Komentet te VESA LUMA IRONIZON DUKE PUBLIKUAR FOTOGRAFI NGA DEKORIMI I GORAN BREGOVICIT NË SERBI: URIME URIME Janë të Mbyllura
Historiani dhe shkrimtari i njohur, Jusuf Buxhovi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon. Buxhovi në një intervistë për “Përballje” në Telegraf me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar edhe vlerësimin e tij për qeverisjet e deritashme në vend të udhëhequra nga LDK, PDK e AAK, qeverisjen e Albin Kurtit gjatë këtyre muajve si dhe reformat që ai mendon se duhet të ndodhin në LDK e LVV. Gjithashtu intelektuali Buxhovi ka thënë se iniciativa “OPEN BALLKAN” e nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut është e dëmshme për Kosovën në aspektin historik, politik, diplomatik, por edhe për krijimtarinë e veprat e tij “Në aspektin historik është ...
Komentet te BUXHOVI: “OPEN BALLKAN” MARRËVESHJE E DËMSHME, RAMA E ZAEV PO LUFTOJNË PËR DOBËSIMIN E SHTETIT TË KOSOVËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dy persona në Ferizaj janë zënë duke kërkuar lëmoshë. Të dy personat e ndaluar nga policia janë gjobitur me nga 500 euro. Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, kanë njoftuar se kjo u bë në kuadër të aksionit për të parandaluar lëmoshë kërkuesit. Tek të arrestuarit M.S i moshës 48-vjeçare dhe H.Sh 69-vjeçar i janë gjetur sasi e parave. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar, tek të ...
Komentet te GJOBITEN ME NGA 500 EURO DY PERSONA QË PO KËRKONIN LËMOSHË NË FERIZAJ Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja e punësimit të grave. Në komunikatën e Ministrisë së Financave thuhet se “Kjo masë reflekton edhe një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që qëllim kryesor ka fuqizimin e grave në tregun e punës. Punësimi i grave është tejet i rëndësishëm ashtu që të kemi një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe shoqëri përparimtare”. Përmes masës 1.3, secilës prej grave të punësuara do t’i bëhet subvencionim i pagës deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të pagës bruto mujore për ...
Komentet te MURATI PREZANTON MASËN 1.3 TË PAKOS SË RINGJALLJES EKONOMIKE Janë të Mbyllura
Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 15 pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan trajnimin në fushën e shëndetit mendor. Në ceremoninë përkatëse, përveç ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel dr.Xhevdet Tahiraj, ishin të pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, dr.Shaban Mecinaj si dhe ekipi profesional trajnues i klinikës përkatëse. Në fjalën e tij, ministri Mehaj theksoi se krijimi i kapaciteteve të profesionistëve të FSK-së për trajtimin e shëndetit mendor, sipas praktikave të ushtrive të vendeve të NATO-s, ka qenë prioritet i tij ...
Komentet te CERTIFIKOHEN 15 PJESËTARË TË FSK-SË, TË TRAJNUAR NË FUSHËN E SHËNDETIT MENDOR Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë, ka filluar sot shpërndarjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave përfituese: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan, të blera nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte). “Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347.490 Euro dhe ato do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga ministria thonë ...
Komentet te SHPËRNDAHEN AUTOMJETE TË NDIHMËS SË SHPEJTË NË DISA KOMUNA Janë të Mbyllura
Në këto ditë kur Kosova po përballet me shpërthime të vatrave të zjarrit në shumë komuna, zjarrfikësit të cilët janë të parët në vijën e frontit u mungojnë kushtet elementare të punës për çka edhe u rrezikohet edhe jeta e tyre. Statusi i padefinuar, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes pushtetit lokal dhe qendror, mungesa e kushteve të punës, mospërmbushja e obligimeve nga punëdhënësit për kompensim, janë disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen çdo ditë zjarrfikësit, dhe këto telashe po presin që të zgjidhen nga Qeveria në të kundërtën paralajmërojnë protesta pasi të qetësohet situata në terren. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, në një intervistë ...
Komentet te ZJARRFIKËSIT NË GJENDJE TË RËNDË, PARALAJMËROJNË PROTESTA Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se “Ballkani i Hapur” është nismë destabilizuese për një rajon delikat politikisht. Ai tha se gjithçka duhet të bëhet me kuota dhe modelim, duke theksuar se kjo nismë do të përfundojë siç tha ai si flakë kashte. “Garantoj komunitetin ndërkombëtar se ‘Ballkani i Hapur’ është nismë destabilizuese sepse Ballkani është delikat politikisht dhe nuk ka nevojë që të nxisim kundërshtira apo përçarje. Këta kanë nisur që në Novi Sad me dogmën e kamionit që pret 1100 vjet. Askush nuk është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, por vetë Presidenti Donald Trump i rishqyrtoi një nga një traktatet tregtare sepse ato duhen bërë mbi bazën ...
Komentet te BERISHA PËR “BALLKANI I HAPUR”: NISMË DESTABILIZUESE, DO TË PËRFUNDOJË SI FLAKË KASHTE Janë të Mbyllura