Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DEPUTETËT PËR TRE MUAJ SHPENZOJNË RRETH 7 MIJË EURO PËR SHPENZIME TELEFONIKE

Lajme
Shpenzimet telefonike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për tre muaj i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 mijë e 912 euro, raporton KosovaPress. Në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, deputetët për muajt prill, maj dhe qershor, shpenzuan më së shumti për mbushje telefonike “Vala”, nga operatori Telekomi i Kosovës, saktësisht 6 mijë e 88 euro. Ndërsa, rreth 824 euro tjera u shpenzuan për shpenzime të tjera telefonike. Të njëjtin raport, të mërkurën Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e miratoi me shumicë unanime./KP ...
Komentet te DEPUTETËT PËR TRE MUAJ SHPENZOJNË RRETH 7 MIJË EURO PËR SHPENZIME TELEFONIKE Janë të Mbyllura

ÇKA ËSHTË FRIKA NGA PLAKJA DHE SI TA NJOHIM ATË?

Lifestyle
Frika nga plakja ose gerontofobia, është një frikë joracionale që mund të shoqërohet me ndryshime të ndryshme fizike ose mendore. Një person mund të ketë frikë nga mosha e tij dhe problemet që sjell mosha ose mund të ketë frikë nga të moshuarit e tjerë. Pse ekziston frika e plakjes? Frika nga plakja shpesh ndodh te të rinjtë dhe lind si pasojë e të mësuarit në fëmijëri ose sjellje e marrë nga prindërit ose për shkak të një traume të caktuar me përvojë të lidhur me njerëzit e moshuar. Për shembull, mendimet negative të prindërve për njerëzit e moshuar mund të ndikojnë në formimin e qëndrimeve negative të fëmijës dhe ...
Komentet te ÇKA ËSHTË FRIKA NGA PLAKJA DHE SI TA NJOHIM ATË? Janë të Mbyllura

SI TA DINI SE JENI HELMUAR NGA ZINKU?

Shëndetësi
Zinku është një mineral thelbësor që trupi ynë nuk mund ta prodhojë, dhe ne kemi nevojë për të në sasi të vogla. Sidoqoftë, shumë zink sjell me vete disa efekte anësore. Zinku është i nevojshëm për funksionimin normal të trupit – ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, është i rëndësishëm për shërimin e plagëve, përmirëson funksionin njohës, është i nevojshëm për zhvillimin e qelizave të reja në trup, merr pjesë në procesin e sintezës së proteinave dhe ADN-së. Sidoqoftë, shumë zink sjell me vete disa efekte anësore. Dhimbje barku Nëse e merrni për një kohë të gjatë, mund të keni dhimbje barku. Në raste të rralla, mund të ndodhë acarim ...
Komentet te SI TA DINI SE JENI HELMUAR NGA ZINKU? Janë të Mbyllura

EROLL SALIHU LARGOHET NGA POZITA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FFK-SË

Sport
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar sot largimin nga detyra të sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu. Komiteti ekzekutiv e ka liruar nga detyra Salihun, pasi që ishte vetë ky i fundit ai që shprehu dëshirën për t’u larguar, duke e emëruar si drejtor për çështje sportive, këshilltar i lartë ligjor, përcjell KosovaPress. Salihu falënderoi Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin Ademi, dhe tregoi që pas 15 vjetësh në shërbim si sekretar i përgjithshëm dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Ndryshe, Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv në Komitetin Olimpik të Kosovës ku edhe do të vazhdojë si i tillë./KP ...
Komentet te EROLL SALIHU LARGOHET NGA POZITA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FFK-SË Janë të Mbyllura

POLICIA ARRESTON NJË TË DYSHUAR PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtetasin A.H. nga Shqipëria në Ponoshec të Gjakovës, nën dyshimet për mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike. Në vendin e ngjarjes, lokacioni mbi fshatin Koshare, janë zbuluar dy parcela me gjithsej 317 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, me madhësi nga 50 cm deri në 100 cm . Nga njësitet kompetente është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent është bërë shkatërrimi (djegia) e bimëve në vend të sigurt dhe duke ndërmarr masat e nevojshme për lokalizim dhe mbikëqyrje të kontrolluar të zjarrit në këtë periudhë. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, konfiguracioni të terrenit dhe se vendi i ...
Komentet te POLICIA ARRESTON NJË TË DYSHUAR PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE Janë të Mbyllura

AKTUALISHT JANË 9 VATRA ZJARRI NË KOSOVË

Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – Qendrat Operative Emergjente 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Situata është relativisht e stabilizuar falë angazhimit 24/7 nga njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, kapacitetit dhe përkrahjes nga FSK, PK, KFOR nga ajri, rojeve të pyjeve dhe parqeve nacionale, vullnetarëve dhe sektorit privat në më shumë se 473 vatra zjarri në gjithë territorin e vendit në 7 ditët e kaluara , ...
Komentet te AKTUALISHT JANË 9 VATRA ZJARRI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

PRISHTINA-BODO/GLIMT, NDESHJA E PARË E RAUNDIT TË TRETË TË UEFA CONFERENCE LEAGUE

Sport
Futbollistët e Prishtinës do të vazhdojnë sot ëndrrën për në garat evropiane, në përballjen si vendës kundër kampionit të Norvegjisë, FK Bodo/Glimt. Takimi i sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, ku do të jetë i vlefshëm për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, përcjell KosovaPress. Prishtina fillimisht u eliminua në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve nga Ferencvarosi, ku brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 6:1 në favor të gjigantit hungarez. Pas eliminimit, skuadra prishtinase vazhdoi garat direkt në raundin e dytë të UEFA Conference League, ku brenda dy ndeshjeve kundër uellsianëve të Connah’s Quay Nomads shënoi fitore me ...
Komentet te PRISHTINA-BODO/GLIMT, NDESHJA E PARË E RAUNDIT TË TRETË TË UEFA CONFERENCE LEAGUE Janë të Mbyllura

BIE NGA LARTËSIA NJË PERSON

Shqipëri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50, te pallati me “Shigjeta” në Tiranë. Policia bën të ditur se një grua ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa është rreth 35 vjeçe. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./KP ...
Komentet te BIE NGA LARTËSIA NJË PERSON Janë të Mbyllura

DREKAT ZYRTARE TË DEPUTETËVE I KUSHTUAN BUXHETIT TË SHTETIT RRETH 6 MIJË EURO

Lajme
Drekat zyrtare të deputetëve të Kosovës për muajt prill, maj dhe qershor i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 5 mijë e 749 euro, raporton KosovaPress. Vetëm një drekë zyrtare e deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në një nga hotelet në kryeqytet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 409 euro. Për drekë zyrtare, por në lokacion të ndryshëm, deputetët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini shpenzuan 224 euro gjatë muajit qershor. Në të njëjtin muaj, po në drekë zyrtare, deputetët e Komisionit për Shëndetësi shpenzuan 243 euro. Pa ngrënë drekë nuk mbetët edhe deputetët, anëtarë të komisionit AD-HOC për përzgjedhjen e Bordit të ...
Komentet te DREKAT ZYRTARE TË DEPUTETËVE I KUSHTUAN BUXHETIT TË SHTETIT RRETH 6 MIJË EURO Janë të Mbyllura

OSMANI IA PROPOZON KUVENDIT PËR AUDITORE TË PËRGJITHSHME TË KOSOVËS, VLORA SPANCA

Lajme
Pas një procesi të hapur e transparent dhe me pjesëmarrjen në Komision të dy sekretarëve të përgjithshëm, përfaqësuesve të BQK-së, shoqërisë civile, Universitetit të Prishtinës, mbikëqyrur nga BIRN-i dhe Sindikata e Punëtorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, presidentja Vjosa Osmani sot ka nënshkruar vendimin me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës. Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërsa nga 2017 ka ushtruar detyrën e ...
Komentet te OSMANI IA PROPOZON KUVENDIT PËR AUDITORE TË PËRGJITHSHME TË KOSOVËS, VLORA SPANCA Janë të Mbyllura