Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron rënie të temperaturave. Sipas IHMK-së moti gjatë së premtes do të jetë i ndryshueshëm, ku do të ketë edhe reshje shiu. “Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./KP ...
Komentet te MOTI SOT, PRITEN RESHJE SHIU Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot mbushen njëmbëdhjetë vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli. Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme nga mosha 17-vjeçare, ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuar deri në çlirimin e vendit nga okupatorët. Shkalla e vendosmërisë së tij ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Sabitit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg. Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes ...
Komentet te 11 VJET NGA VDEKJA E SABIT VESELIT Janë të Mbyllura
Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni e që do të pasohej nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki. Bomba “Little Boy” u hodh nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga ...
Komentet te 76 VJET NGA HEDHJA E BOMBËS SË PARË ATOMIKE NË HIROSHIMA Janë të Mbyllura
Para pesë vjetësh, më 6 gusht 2016 ndodhi një katastrofë natyrore, ku vërshimet përmbytën lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit në Shkup. Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale. Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92,9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima. Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit. Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës pati ndihmuar të prekurit nga vërshimet me 50 mijë euro. /KP ...
Komentet te PESË VJET NGA PËRMBYTJET NË SHKUP Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas do të mbajë seancë të re. Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve. Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./KP ...
Komentet te KUVENDI SOT MBAN DY SEANCA PLENARE Janë të Mbyllura
Ajo është njëra nga reperet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Taynën, e cila tashmë ka arritur të marrë vëmendje të madhe si në muzikë e po ashtu edhe në paraqitjet publike. Artistja, e cila është e ndjekur nga mbi 1.6 milion njerëz, ka mahnitur fansat me imazhet e fundit. Ajo vjen në formë të mrekullueshme në një kostum blu të lehtë, në të cilin ka vënë në pah fizikun trupor. Doruntina Shala (emri i vërtetë) po ashtu ka provokuar ndjekësit pasi në njërën pozë shfaqet duke mbajtur gjoksin me duar. Sidoqoftë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet dhe mjaft pozitive. ...
Komentet te TAYNA PROVOKON NË PARAQITJET E FUNDIT TEKSA SHFAQET DUKE MBAJTUR GJOKSIN ME DUAR (VIDEO) Janë të Mbyllura
Deputeti gjerman, Peter Beyer që është raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës. Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 korrik në Shkup. “Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është ...
Komentet te DEPUTETI GJERMAN: PO FLITET SE NË KOSOVË MUND TË KETË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME Janë të Mbyllura
Futbollistët e Prishtinës shënuan sonte fitore në “Fadil Vokrri” kundër skuadrës norvegjeze Bodo/Glim. Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese në UEFA Conference League. Mysafirët erdhën të parët në epërsi në pjesën e parë me golin e Berg në minutën 11. Skuadra vendëse arriti të barazojë shifrat një minutë para përfundimit të pjesës së parë përmes John, për të cilin ky ishte goli i tij i tretë në garat ndërkombëtare me Prishtinën. Derisa pjesa e parë përfundoi pa fitues, në 45 minutat e dyta u përcaktua edhe fituesi i ndeshjes. Prishtina ka arritur ta përmbysë rezultatin në minutën 82, kur Marius Lode i mysafirëve qëlloi në ...
Komentet te PRISHTINA MPOSHT BODO/GLIMT Janë të Mbyllura
Këngëtari Rigels Rajku Noizy ka reaguar kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korcë. Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet cdo vit në qytetin e Korcës në Shqipëri. Në vazhdën e këngëtarëve dhe fytyrave publike që kanë reaguar kundër ardhjes së tij tani është futur edhe Noizy. Ai madje ka kërcënuar me dhunë nëse Bregoviq vjen e këndon në Shqipëri. “Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka ...
Komentet te NOIZY KËRCËNON SE DO TË NXISË DHUNËN NËSE VJEN BREGOVIQI NË KORÇË Janë të Mbyllura
Një 33 vjeçar nga Kosova është mbytur sot në plazhin e madh në Ulqin të Malit të Zi. Mediat malazeze raportojnë se viktima është nga Kosova, dhe mosha e tij është 33 vjeç, transmeton Telegrafi. “Një viktimë e re shkaku i rrymave të forta në Plazhën e Madhe, e treta në vetëm një javë. Një qytetar i Kosovës i lindur në vitin 1988 u mbyt. Flamujt e kuq u shfaqën në të gjithë Plazhën e Madhe të enjten, duke paralajmëruar mysafirët se noti në det është i rrezikshëm”, raporton mediumi Ul-info. Ndryshe, edhe në plazhin e Shëngjinit sot disa persona ishin afër mbytjes, ku pushuesit tjerë u bashkuan dhe iu dolën në ...
Komentet te HUMB JETËN NË ULQIN NJË 33 VJEÇAR NGA KOSOVA Janë të Mbyllura