Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka deklaruar se mungesa e një sistemi të mirëfilltë të emergjencave civile e ka vështirësuar reagimin në luftën kundër zjarrit. Ai në seancën e Kuvendit, në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, tha se pavarësisht kësaj, zjarrfikësit janë duke bërë një luftë heroike për t’i shuar zjarret që e kanë kapluar një pjesë të vendit. Rexhaj: E kemi trashëguar mungesën e një sistemi të mirëfilltë“Sistemi i brishtë i emergjencave civile, mungesa e thellë e organizimit dhe pajisjeve, por prapë kemi forca zjarrfikëse në kufijtë e heroizmit që po ballafaqohen me jetë në mënyrë vetëmohuese. Me sakrificë ata po i përgjigjen në luftën kundër ...
Komentet te DEPUTETI I LVV-SË: MUNGESA E TRASHËGUAR E NJË SISTEMI PËR EMERGJENCAT CIVILE E KA VËSHTIRËSUAR REAGIMIN KUNDËR ZJARRIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të cilat lidhen me ndihmën e Kosovës në luftën kundër pandemisë me Covid-19. Marrëveshja bilaterale në mes të Kosovës dhe Luksemburgut për projektin e bashkëpunimit për zhvillim që quhet program për mbështetje shëndetësore dhe marrëveshja kornizë e kredisë së datës 14 gusht të vitit 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj Covid-19”, janë miratuar sot në Kuvendin e Kosovës me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, derisa ka treguar se LDK do të përkrah marrëveshjet në interes të ...
Komentet te OPOZITA I PËRKRAH VETËM DY MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka folur për kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë, që siç tha ai, kanë qenë të papërgjegjshëm dhe nuk i kanë përkrahur marrëveshjet në interes të shtetit. Duke bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të përkrah dy marrëveshjet ndërkombëtare që lidhën me ndihmën e Kosovës kundër Covid-19, Gashi ka thënë se ka çështje që janë mbi interesat partiake për të cilat politikanët duhet të bashkohen. Gashi: Kryeministri Kurti kur ishte në opozitë sillej si skifter e sot është ulur si pulë “Po ua kujtoj sot, kryeministrit të sotshëm dhe ministrit të Financave se si ...
Komentet te GASHI: KRYEMINISTRI NË OPOZITË SKIFTER, SOT NË PUSHTET ËSHTË ULUR SI PULË Janë të Mbyllura
Seanca e sotme të Kuvendit të Kosovës ka nisur me thirrje për vaksinim masiv kundër Covid-19. Në sallën e seancave plenare është vendosur edhe një baner me mbishkrimin “Vaksinohu, shpëto jetë”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia e vendit. Konjufca: Vaksinimi masiv është i domosdoshëm “Vaksinimi është i domosdoshëm ashtu që ta ruajmë shëndetin tonë të përbashkët publik. Sa më shumë qytetarë të vaksinuar aq më i mbrojtur shëndeti jonë, sa më shumë qytetarë të vaksinuar aq më e mbrojtur ekonomia jonë dhe më pak gjasa për mbyllje totale. Na ka shqetësuar ...
Komentet te FILLON SEANCA E KUVENDIT, KONJUFCA BËN THIRRJE PËR VAKSINIM MASIV Janë të Mbyllura
Pas Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit një tjetër zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit. Mësohet se banorët dhe punonjësit e zonave të mbrojtura kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për ta vënë nën kontroll. Situata nga zjarret në vendin tonë vijon të jetë ende problematike për shkak edhe të favorizimit të flakëve nga era, pavarësisht uljes së temperaturave gjatë ditës së sotme, raporton A2./KP ...
Komentet te ZJARR NË PARKUN KOMBËTAR TË THETHIT Janë të Mbyllura
Kërkesa e kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, drejtuar institucioneve shëndetësore që të mos përgjigjen në pyetjet e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, ka përplasur deputetët në mbledhjen e sotme ku po diskutohet për monitorimin e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, deklaroi se pas ndërhyrjes së kryetares sa komisionit do të tërhiqet nga grupi punues për monitorimit të zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. “Është ndërhyrje në punën e grupit punues, është minim i punës. Është absurde me iu dërgu e-mail institucioneve për të mos u përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Po ju tregoj unë nuk ...
Komentet te PËRPLASJE NË KOMISIONIN PËR SHËNDETËSI, HAXHIU TËRHIQET NGA KRYESIMI I GRUPIT PUNUES PËR LIGJIN ANTI-COVID Janë të Mbyllura
Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të MPB-së, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta. Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritet civile në fikjen e zjarreve. Me 100 pjesëtarë në terren për të intervenuar, shefi i operacioneve Ejup Maqedonci thotë se janë gjatë gjithë kohës pranë vatrave te zjarrit me fokus kryesor ruajtjen e jetës së qytetarëve. Në një intervistë për KosovaPress, Maqedonci thotë se FSK është angazhuar në operacionet për fikjen e zjarrit nga 30 korriku, ku shton se vatra më e madhe ...
Komentet te FSK ME 100 PJESËTARË NË TEREN NË OPERACIONET PËR FIKJEN E ZJARRIT Janë të Mbyllura
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22. Në njoftim thuhet se “UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6247 studentë të rregullt” Nga sot fillon aplikimi online, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021. Konkursi është publikuar në uebfaqen zyrtare dhe në platformat e tjera të UP-së./KP ...
Komentet te UP-JA HAP KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ Janë të Mbyllura
Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën”, ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi, zhvilloi përsëri një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës. Gjatë bashkëbisedimit ministrja Gërvalla njoftoi bashkatdhetarët se dialogu i nisur i paraprin një strategjie të re, e cila do të reflektojë qasjen e re që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kjo ministri ka ndaj mërgatës dhe diasporës. “Prioritet do të kemi ndër të tjera përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në konsullatat dhe ambasadat tona, institucionalizimin e kontakteve me partnerët tanë ndërkombëtarë në shërbim të nevojave të mërgatës sonë, hartimin dhe implementimin e strategjive në fushat e ...
Komentet te PARALAJMËROHET STRATEGJI TË RE PËR DIASPORËN Janë të Mbyllura
Stacioni Policor në Vushtrri ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje të rëndë”. Arrestimi i të dyshuarit E.XH., 40-vjeçar, është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, ku i dyshuari në fjalë ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, me ç’rast në shtëpinë e ankuesit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme. Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit E.XH., 40-vjeçar, me urdhër të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te NË VUSHTRRI ARRESTOHET NJË PERSON I DYSHUAR PËR VJEDHJE TË RËNDË Janë të Mbyllura