Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SULMOI BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET 34 VJEÇARI

Lajme
Një 34 vjeçar me inicialet A.L është arrestuar në Kaçanik, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L e moshës 34 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i Dhunës në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që, të raportojnë menjëhërë policinë për rastet e dhunës në familje, të lajmërojnë stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro ...
Komentet te SULMOI BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET 34 VJEÇARI Janë të Mbyllura

NESËR MBAHET GALA KONCERTI “RAMË LAHAJ & FRIENDS”

ShowBiz
Nesër me fillim nga ora 20:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet gala koncerti “Ramë Lahaj & Friends”, i cili organizohet në kuadër të “Ramë Lahaj International Opera Festival”. Për këtë gala koncert në sheshin e Prishtinës, organizatorët kanë paraparë kapacitete të ulëseve afër 3 mijë, e që u bë e ditur se tashmë thuajse të gjitha biletat janë shpërndarë. Në konferencën e sotme, tenori Ramë Lahaj, u shpreh i kënaqur që në këtë edicion të parë të festivalit kanë arritur të sjellin artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë. Ai tha se po provojnë për të ndërtuar një platformë që është edukative, derisa tha se besojnë që festivali ...
Komentet te NESËR MBAHET GALA KONCERTI “RAMË LAHAJ & FRIENDS” Janë të Mbyllura

MESSI LARGOHET NGA BARCELONA, JA 10 MOMENTET MË TË MIRA TË KARRIERËS SË TIJ (VIDEO)

Sport
Pas 21 vitesh bashkëpunimi, 778 ndeshjeve dhe 672 golave, legjenda e Barcelonës Lionel Messi nuk do të rikthehet më në stadiumin “Camp Nou”. Barcelona e bëri zyrtare dje largimin e Messit, duke treguar arsyen me të cilën akuzon rregulloren financiare të La Ligas, përcjell KosovaPress. 34 vjeçari Messi u bë lojtar i lirë më 30 qershor, kur edhe i skadoi kontrata e tij me Barçën, por krerët e kësaj të fundit gjithmonë deklaronin që ylli argjentinas do të vazhdojë të ardhmen e tij me ta. Barcelona lëshoi një komunikatë për media në të cilën shkruhej: “Të dy palët janë tejet të dëshpëruara që dëshira e lojtarit dhe e klubit tonë ...
Komentet te MESSI LARGOHET NGA BARCELONA, JA 10 MOMENTET MË TË MIRA TË KARRIERËS SË TIJ (VIDEO) Janë të Mbyllura

RRITEN ÇMIMET NË BUJQËSI

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon indeksin e çmimeve të inputeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e dytë të vitit, ku thuhet se indeksi për mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi ka rritje për 3.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi për mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi, ka rritje për 4.0%. Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. “Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë ...
Komentet te RRITEN ÇMIMET NË BUJQËSI Janë të Mbyllura

KUVENDI ZGJEDH BORDIN E RI TË AKP-SË

Lajme
Me 60 vota për dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Nazmi Mikullovci është votuar si kryesues i AKP-së, ndërsa anëtar i bordit janë Suzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini. Muaj më parë, Kuvendi shkarkoi bordin e kaluar nga udhëheqja e AKP-së./KP ...
Komentet te KUVENDI ZGJEDH BORDIN E RI TË AKP-SË Janë të Mbyllura

BAJRAMI-KURTIT: KUR FLITNI PËR PROFESIONALIZËM KUJTONI PREMTIMET QË KENI DHËNË

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka adresuar kritika ndaj Qeverisë për bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ajo në seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet për bordin e ri të AKP-së, tha se ekzekutivi ka dërguar militantë partiak në institucion. Sipas deputetes opozitare, kreu qeveritar nuk mund të flet për profesionalizëm, kur në këtë bord ka deleguar tre ish kandidat për deputet të partisë së tij. Derisa tha se Kurti nuk prezantoi asgjë konkrete për të ardhmen e AKP-së, por vetëm kritika ndaj së kaluarës. Bajrami: Kur flitni për profesionalizëm kujtoni premtimet që keni dhënë gjatë fushatës “Deri sot të gjithë agjencionet e pavarura, ...
Komentet te BAJRAMI-KURTIT: KUR FLITNI PËR PROFESIONALIZËM KUJTONI PREMTIMET QË KENI DHËNË Janë të Mbyllura

KURTI THOTË SE BORDI I RI I AKP-SË DO TË AUDITOJË TË GJITHA VENDIMET E BORDEVE PARAPRAKE

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimi (AKP) synojnë të bëjnë një auditim të thellë të këtij institucioni dhe vendimeve të bordeve paraprake. Para deputetëve, Kurti tha se ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së që do t’i hap rrugë Fondit Sovran, Agjencisë dhe Bankës Zhvillimore. Kurti: Me Bordin e ri synojmë një auditim të gjerë dhe thellë në AKP “Ky do të jetë bordi i fundit i AKP-së në mënyrë që të hapim një etapë zhvillimore për Kosovën drejtë Fondit Sovran, Agjencisë dhe Bankës Zhvillimore. Nga bordi i ri presim që pas votimit në Kuvend të marrë ...
Komentet te KURTI THOTË SE BORDI I RI I AKP-SË DO TË AUDITOJË TË GJITHA VENDIMET E BORDEVE PARAPRAKE Janë të Mbyllura

NJË MUAJ PARABURGIM NDAJ TË PANDEHURIT A. H., PËR KULTIVIMIN E BIMËVE NARKOTIKE

Lajme
Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. “Me date 05.08.2021, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas t’i shesë, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore”. Me këto veprime i pandehurit A. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës ...
Komentet te NJË MUAJ PARABURGIM NDAJ TË PANDEHURIT A. H., PËR KULTIVIMIN E BIMËVE NARKOTIKE Janë të Mbyllura

PREZANTOHET MASA 1.1 E PAKOS SË RINGJALLJES EKONOMIKE – RIKTHIMI NË PUNË I ATYRE QË KANË HUMBUR PUNËN GJATË PANDEMISË

Ekonomi
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka marrë vendim për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e Masës 1.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë. Në vazhdën e masave të punësimit të prezantuara deri më tani, të cilat janë vlerësuar si të rëndësisë të veçantë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, është edhe Masa 1.1 e cila synon të ndihmojë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë. Përmes Masës 1.1 secili punonjës që ka qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020 dhe e ka humbur vendin e punës ...
Komentet te PREZANTOHET MASA 1.1 E PAKOS SË RINGJALLJES EKONOMIKE – RIKTHIMI NË PUNË I ATYRE QË KANË HUMBUR PUNËN GJATË PANDEMISË Janë të Mbyllura

DRITON MUHARREMI JEP DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME SI ANËTAR I KGJK-SË

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), konfirmoi se ka pranuar deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të saj, Driton Muharremi. “Z. Muharremi, në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e KGJK. KGjK, thotë se do të njoftojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr. Ndryshe, Driton Muharremi ka qenë subjekt i një audioincizimi të publikuar në media./KP ...
Komentet te DRITON MUHARREMI JEP DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME SI ANËTAR I KGJK-SË Janë të Mbyllura