Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

“BIRRA PEJA” NJOFTON TËRHEQJEN NGA FESTA E BIRRËS NË KORÇË – SHKAK PREZENCA E BREGOVICIT

Lajme
Vazhdon të jetë shumë e komentuar ngjarje vjetore e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë. Ky festival i birrës i cili parashikohet të organizohet në datat 18-22 gusht, ka marrë vrull kritikash në rrjetet sociale, për faktin se ata kanë ftuar për të performuar në një prej netëve artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic. Cila është befasia më e mirë në çdo ndejë të shoqërisë? Pasi reagimeve nga shumë artistë (disa prej të cilëve edhe janë tërhequr nga pjesëmarrja e paracaktuar në këtë festival) – reagimet duket se po vazhdojnë edhe nga bizneset, të cilat mbështesin apo janë partnerë të këtij organizimi. “Birra Peja” e cila ishte parashikuar të ...
Komentet te “BIRRA PEJA” NJOFTON TËRHEQJEN NGA FESTA E BIRRËS NË KORÇË – SHKAK PREZENCA E BREGOVICIT Janë të Mbyllura

NËN KONTROLL POTHUAJSE TË GJITHA VATRAT E ZJARRIT NË VEND

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me KFOR, njësitet e zjarrëfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit tonē. Mehaj ka shkruar në Facebook se njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të vendosura në gjendje të gatishmërisë gjatë gjithë ditëve të kaluara, kanë mbështetur autoritetet civile për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga zjarret. “Gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit, si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim ...
Komentet te NËN KONTROLL POTHUAJSE TË GJITHA VATRAT E ZJARRIT NË VEND Janë të Mbyllura

MBI 230 FILMA NË FESTIVALIN DOKUFEST

Kult
Në Prizren nga data 6 deri më 14 gusht, do të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest. Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas organizatorëve, këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema. Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Ai thotë se pandemia ka kufizuar, por nuk ka rrezikuar organizimin e festivalit. Nurkollari thotë se kanë ardhur qindra vizitorë ...
Komentet te MBI 230 FILMA NË FESTIVALIN DOKUFEST Janë të Mbyllura

VAZHDOJNË PRITJET E GJATA NË PIKË-KALIMET KUFITARE ME SERBINË, FLUKS I MADH EDHE NË AEROPORTIN E PRISHTINËS

Lajme
Nuk kanë fund pritjet e bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, derisa po kthehen nga pushimet në Kosovë, ndërkohë fluks i madh i udhëtarëve është parë sot edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 18:52), mbi katër orë po presin mërgimtarët tanë që po kthehen nga pushimet për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ndërsa  mbi një orë e gjysmë po presin ata që duan të hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare. Kurse kolonat e automjeteve, në dalje janë rreth 1,500 metra, kurse në hyrje rreth 500 metra, raporton Telegrafi. Gjendje pak më e ...
Komentet te VAZHDOJNË PRITJET E GJATA NË PIKË-KALIMET KUFITARE ME SERBINË, FLUKS I MADH EDHE NË AEROPORTIN E PRISHTINËS Janë të Mbyllura

PEP GUARDIOLA KONFIRMON QË NUK DO TË NËNSHKRUAJË ME MESSIN

Sport
Pas largimit të pa pritur të Lionel Messi nga Barcelona, skuadrat më të interesuara në shërbimet e tij janë Paris Saint-Germain dhe Manchester City. Por, spekulimet se kampioni i Premier Ligës dëshiron ta transferojë yllin argjentinas i ka mohuar trajneri i tyre, Pep Guardiola, përcjell KosovaPress. “Ne kemi shpenzuar në Jack Grealish dhe ai do ta mbajë numrin 10 sepse ne e kemi bindur për atë gjë, dhe kemi menduar që Messi do të qëndroj. Tani, Messi nuk është në planet tona”, tha Guardiola. Ky është një lajm i mirë për skuadrën e Paris Saint-Germain ku tani është mbetur skuadra e vetme që është e interesuar në shërbimet e Messit. ...
Komentet te PEP GUARDIOLA KONFIRMON QË NUK DO TË NËNSHKRUAJË ME MESSIN Janë të Mbyllura

GODET BASHKËSHORTEN ME GRUSHTA, NJË MUAJ PARABURGIM

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor. Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal-Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 04.08.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim trupor të dëmtuarës-bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale e godet me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke e ...
Komentet te GODET BASHKËSHORTEN ME GRUSHTA, NJË MUAJ PARABURGIM Janë të Mbyllura

TË SHTËNAT ME ARMË NË DASMA, POLICIA SHTON AKTIVITETET PËR PARANDALIM

Lajme
Policia e Kosovës në këtë kohë kur numri i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare është më i madh se në çdo periudhë tjetër të vitit, ka shtuar aktivitetet për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit si mjet për të festuar. Në vendin tonë ende ka raste, kur në dasma e ahengje, shtihet me armë zjarri për të shprehur ‘gëzim’! Policia e Kosovës, me qëllim të: mbrojtës së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për manifestime të tilla, ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke biseduar me qytetarë e forume të sigurisë, duke shtuar patrullimet me qëllim parandalimi të të shtënave ...
Komentet te TË SHTËNAT ME ARMË NË DASMA, POLICIA SHTON AKTIVITETET PËR PARANDALIM Janë të Mbyllura

KONFISKOHEN RRETH 200 MIJË EURO PASURI E TATIMPAGUESVE BORXHLINJË

Ekonomi
Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro. Sipas ATK-së, aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim. “ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet ...
Komentet te KONFISKOHEN RRETH 200 MIJË EURO PASURI E TATIMPAGUESVE BORXHLINJË Janë të Mbyllura

DISA VATRA ZJARRI EDHE NË DITËN E SHTATË NË

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme me të gjithë mekanizmat e saj, tash e shtatë ditë po vazhdon të ballafaqohet me situatën e zjarreve të krijuara si pasojë e temperaturave të larta, ku aktualisht po përballet me zjarrin në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna në Shtupeq të komunës së Pejës. Sipas një njoftimi të MPB-së, në këtë incident janë të angazhuara me kapacitete të plota të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. “Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuara: Ekipet e Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Autoritetet e Parkut dhe Ndërmarrjet Publike. Po ashtu për ndihmë në shuarjen e zjarreve nga ajri ...
Komentet te DISA VATRA ZJARRI EDHE NË DITËN E SHTATË NË Janë të Mbyllura

GJASHTË VJET BURGIM PËR DY TË AKUZUARIT PËR KEQPËRDORIM TË POZITËS ZYRTARE

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve XH.B. dhe B.T. për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas gjykatës, i akuzuari XH.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë. “I akuzuari B.T. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë. Konform nenit 62 par. 1 e 2 pika 2.3 të KPRK-së, të akuzuarve XH.B. dhe B.T. secilit veç e veç, ...
Komentet te GJASHTË VJET BURGIM PËR DY TË AKUZUARIT PËR KEQPËRDORIM TË POZITËS ZYRTARE Janë të Mbyllura