Policia në Rahovec arrestoi një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, pasi kishte shtënë me armë në drejtim të djalit të tij. Në momentin kritik, i arrestuari ka qenë nën ndikim të alkoolit. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KP ...
Komentet te BABAI I DEHUR GJUAN ME ARMË NË DREJTIM TË DJALIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një 29-vjeçar me inicialet V.G. në Kaçanik është arrestuar pasi i ka shkaktuar lëndime trupore një 37-vjeçari me inicialet N.R., pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Të arrestuarit, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi paraprakisht kishte informacione për posedim të armëve, i është bastisur edhe shtëpia. Në shtëpinë e V.G. janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: Një pushkë gjysmë automatike me një karikatorë dhe 23 fishekë, një pushkë gjuetie me 5 fishekë dhe një pistoletë me një karikatorë dhe 7 fishekë. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./KP ...
Komentet te ARRESTOHET NJË PERSON NË KAÇANIK, I KONFISKOHEN EDHE ARMË Janë të Mbyllura
Rastet me COVID-19 janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Vetëm të dhënat e fundit folën për 271 raste të reja. Deri më tani kemi 109,310 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, ku fatkeqësisht prej tyre 2,270 kanë humbur jetën ndërsa 105,719 janë shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1.321. Duke i ndarë në komuna, Prishtinë ka numrin më të madh të rasteve aktive me 266 të tilla, pastaj vjen Ferizaj me 134, Gjilan me 131 , Gjakova me 88 dhe Peja mbyll “TOP 5” komunat me më së shumti raste aktive me 86 të tilla. Podujeva ka 71 raste aktive, Fushë Kosova 64, Mitrovica 61, Prizreni 47, Lipjani 42, ...
Komentet te KOMUNAT ME MË SË SHUMTI RASTE AKTIVE ME COVID Janë të Mbyllura
Para pesë vitesh, më 7 gusht 2016 e gjithë bota po fliste për Kosovën. Xhudistja Majlinda Kelmendi shkroi historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën. Xhudistja pejane u tregua dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida. Kosovarja në kategorinë 52 kg fillimisht mundi në gjysmëfinale, japonezen Misato Nakamura, e cila më herët eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse, Natalia Kuziutina. Majlinda po ashtu mposhti në çerekfinale kundërshtaren, Christianne Legentil. Fitoren e parë e arriti për vetëm 25 sekonda ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp. I gjithë opinioni botëror sportiv dhe në Kosovë foli për këtë arritje historike ...
Komentet te PARA 5 VITESH MAJLINDA BËRI HISTORINË DHE FITOI TË ARTËN NË OLIMPIADË Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot gjatë ditës mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës. Sipas kompanisë, kjo mund të ndodhë për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë – FPU Albanik./KP ...
Komentet te PRISHTINA E PODUJEVA SOT MUND TË KENË NDËRPRERJE TË UJIT Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm. Pasi një ditë më parë temperaturat u ulën pak, sot termometri do të shënojë sërish mbi 30 gradë Celsius në të gjitha komunat e vendit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura
Lidhjes Demokratike të Kosovës iu ka bashkua edhe njëri nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Flamur Sylejmani. Lajmin e bëri të ditur kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili i ka uruar mirëseardhje. Sylejmani ka shkruar në Facebook se mos askush nuk duhet të kërkojë t’i falin diçka, por duhet të kërkojë hapësirën që e meriton. Përndryshe, Imri Ahmeti është edhe kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e tetorit./KP ...
Komentet te ISH-KRYETARI LVV NË LIPJAN KALON NË LDK Janë të Mbyllura
Edhe këngëtari shqiptar Flori Mumajesi ka reaguar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviq, për të performuar në Festën e Birrës në Korçë./DielliNews.info Më poshtë gjeni postimin e plotë: ...
Komentet te FLORI MUMAJESI KA FILLUAR NJË FUSHATË ME ‘HASHTAG’ KUNDËR PJESËMARRJES SË GORAN BREGOVIQIT #GOBACKVIÇ Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare Hendikos, Shoqata e të Verbërve dhe ajo e të Shurdhërve, ku është diskutuar për situatën e gjithëmbarshme, në të cilën ndodhen personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ministrja Gërvalla fillimisht është njoftuar rreth mundësive, sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat nga të cilat përfaqësohen ata. Ajo është zotuar për bashkëpunim dhe përfshirje sa më të madhe të të gjitha kategorive të aftësive të kufizuara në aktivitete institucionale. sipas një komunikate, Gërvalla ka theksuar se do të procedojë sa më parë me përmbushjen e obligimit ...
Komentet te GËRVALLA PREMTON MË SHUMË PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË INSTITUCIONE Janë të Mbyllura
Bashkë patën një rrugëtim afro 15 vjeçar. Por, gjërat nuk shkaun si në fillimet e dikurshme dhe një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i ndanë rrugët. Vet ndarja ishte një shembull për të gjithë, e në këtë frymë është edhe raporti i tyre i tanishëm. Ata do bëhen bashkë. Profesionalisht ama. Të dy sonte do të këndojnë në të njëjtin vend në Prizren. Nora dhe Roberti kanë ndarë posterin e përbashkët. Mbetet të shihet nëse njëkohësisht do të performojnë edhe duetet e famshme që kanë ndër vite. /Prive.al ...
Komentet te NORA DHE ROBERTI BËHEN BASHKË? Janë të Mbyllura