Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, dënon gjuhën e urrejtjes dhe fyrjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm në rrjetet sociale. Në reagimin e Tahirit thuhet se rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu pas debateve në seanca parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante. “Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë. Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para ...
Komentet te PDK FTON POLICINË TË NIS HETIMIN RRETH KËRCËNIMEVE NDAJ DEPUTETËVE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Zjarret po kërcojnë edhe sot vendin në disa rajone të Kosovës por situata po vlerësohet e menaxhueshme. Nehat Koqinaj nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent i tha KosovaPress-it se tek parku kombëtar në Bjeshkët e Rugovës, tek rajoni i Gjilanit, dhe në një fshat të komunës së Vitisë zjarret janë ende aktive, por të cilat po kontrollohen nga forcat operative në vendngjarje. Në rajonin e Prishtinës janë dy zjarre malore në të cilat është intervenuar, në fshatin Shashkovc të Komunës së Graçanicës si dhe në fshatin Kalaticë të Komunës së Podujevës. Në rajonet e Prizrenit dhe Mitrovicës situata është e qetë dhe pa ndonjë rrezik. Koqinaj shtoi se Policia e Kosovës ...
Komentet te NË BJESHKËT E RUGOVËS, GJILANIT DHE VITISË KA ENDE VATRA ZJARRI Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732. Në total numri i rasteve aktive është 1.659./KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se është kërcënuar, siç thotë ajo nga “militantët e Lëvizjes Vetëvendosje”. Musliu thotë se kërcënime ka pranuar pas debatit që ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton Telegrafi. “Të dashur miq dhe të gjithë ju që jeni shqetësuar e kujdesur për sigurinë time. Duke ju falënderuar të gjithëve për kujdesin, dhe në pamundësi për të ju kthyer përgjigje secilit veç e veç, ju konfirmoj se, pas seancës parlamentare ku po diskutohej për 100 ditshin e Qeverisë dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marrë shumë kërcënime duke filluar ...
Komentet te MUSLIU: PAS DEBATIT ME KONJUFCËN NË KUVEND, JAM KËRCËNUAR ME VRASJE NGA MILITANTË E VV-SË Janë të Mbyllura
Oda e Afarizmit të Kosovës, pas analizave të saja, doli në mbështetje të idesë që vendi të mos përfshihet në nismën e minishengenit, tashmë me emër të ri “Ballkani i Hapur”. E gjithë kjo për shkak të pengesave që Kosova ballafaqohet për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë e të cilat nuk janë respektuar nga Serbia e nuk i kanë sjellë dobi vendit. OAK ka ftuar edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut që të marrin parasysh faktin që Serbia po investon për të dëmtuar shtetin e Kosovës. “OAK ka analizuar idenë e markës së identifikimit të bashkëpunimit rajonal ku është vendosur emërtimi i ri “BALLKANI I HAPUR” dhe duke ...
Komentet te OAK PËRKRAH MOSPJESËMARRJEN E KOSOVËS NË NISMËN “BALLKANI I HAPUR” Janë të Mbyllura
Njoftimi i lëshuar nga Barcelona se Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e klubit për shkak të problemeve financiare të klubit nuk u prit mirë nga bota e futbollit e aq më tepër nga tifozët e Barcelonës si dhe bashklojtarët e tij në “Camp Nou”. Ylli argjentinas raportohet se do të transferohet në Paris-Saint-Germain derisa kanë filluar tashmë fjalët përshëndetëse dhe lamtumire nga shokët e Messit në Barcelonë, përcjellë KosovaPress. I pari që e theu heshtjen menjëherë pas lajmit të lëshuar nga Barcelona ishte mesfushori Sergi Busquets i cili e falënderoi Messin për gjithçka që ka bërë për klubin. “Falemnderit për atë që ke bërë për klubin dhe për ...
Komentet te KËSHTU E PËRSHËNDETËN BASHKËLOJTARËT LIONEL MESSIN PAS NJOFTIMIT PËR LARGIMIN NGA BARCELONA Janë të Mbyllura
Edhe pse ligji obligon, institucionet shëndetësore nuk e kanë krijuar fondin për kompensimin e pacientëve. Po të njëjtat nuk e kanë kompensuar materialisht asnjë pacient për dëmet e shkaktuara gjatë trajtimit. Rastet e pakta të dëmshpërblimit janë pas ndjekjes së procedurave gjyqësore. Shoqata e Pacientëve e ka dërguar këtë çështje edhe tek Avokati i Popullit, por që nga viti 2019 nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa, nga partia në pushtet zotohen se do të adresojnë këto çështje në kuadër të legjislacionit. Kryetari i Shoqatës së Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra thotë se institucionet shëndetësore nuk i plotësojnë kushtet për shërbime të tilla. Sipas tij, shteti nuk është i gatshëm që të ...
Komentet te SHTETI NUK PO I KOMPENSON DËMET E SHKAKTUARA NDAJ PACIENTËVE Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacione nga një qytetar, i cili pretendonte për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Ferizaj. Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur më 03.08.2021 në një lokal në Ferizaj. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorin kompetent hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast kanë arrestuar dje një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj) që ishte i përfshirë në këtë incident. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa ...
Komentet te ARRESTOHET NJË ZYRTAR POLICOR, I DYSHUAR PËR KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se një të mituri në Prishtinë i është grabitur telefoni, një ore dore dhe para Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 21:00 në “Rrugën B”. “Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i kanë grabitur një telefon, një ore dore dhe para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e bërë nga Policia. /Telegrafi/ ...
Komentet te NËN KËRCËNIMIN E THIKËS, GRABITET NJË I MITUR NË RRUGËN B NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Refuzimi i tërësishëm i themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë nuk po konsiderohet veprim i zgjuar për vendin. Njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kërkojnë nga Qeveria Kurti të gjejë një zgjidhje kreative, në përputhje me Kushtetutën për të propozuar themelimin e tij. Në këtë mënyrë, sipas tyre, presioni bie mbi palën serbe dhe zgjidhet ngërçi i dialogut, pasi siç thonë, Serbisë po i leverdisë zvarritja e këtij procesi. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë për KosovaPress se vendi duhet të jetë i gatshëm për formimin e Asociacionit. Vetëm në këtë formë, ajo thotë se do të shpërfaqet fakti se Serbia është ajo që nuk ...
Komentet te QEVERISË KURTI I KËRKOHET ZGJIDHJE KREATIVE PËR ASOCIACIONIN Janë të Mbyllura