Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HOSPITALIZOHET PASI U SULMUA NGA MOTRA E VET

Lajme
Një vajzë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Rasti ka ndodhur dje në mëngjes në Obiliq, ku si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar. Lidhur me rastin pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te HOSPITALIZOHET PASI U SULMUA NGA MOTRA E VET Janë të Mbyllura

RRAHJE PAS MOSMARRËVESHJES NË TRAFIK, PESË PERSONA TË LËNDUAR

Lajme
Disa persona janë përfshirë në një rrahje në hyrje të autostradës në fshatin Trudë të Prishtinës, ku si pasojë janë lënduar pesë persona. Rasti ka ndodhur dje pasdite ku njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar pesë viktima meshkuj kosovar të lënduar të cilët kishin qenë me dy automjete me targa vendore. “Viktimave në vendin e ngjarjes iu ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor. Sipas viktimave pas një mosmarrëveshje në trafik ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë me dy vetura me targa të huaja dhe pas sulmit të dyshuarit ...
Komentet te RRAHJE PAS MOSMARRËVESHJES NË TRAFIK, PESË PERSONA TË LËNDUAR Janë të Mbyllura

BANORËT E NJË RRUGE NË PRISHTINË PROTESTOJNË TË MARTËN

Lajme
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, kanë paralajmëruar një protestë për javën që vjen. Ata do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës për gjendjen e rrugës, gjegjësisht punimet në rrugë. Banorët në një njoftim dërguar mediave, thonë se edhe pas protestës së para dy javëve nuk kanë parë përshpejtim të punimeve. Gjithashtu, bëjnë të ditur se në protestë do të njoftojnë për peticionin i cili do t`i paraprijë padisë nga banorët për Komunën e Prishtinës. “Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e ...
Komentet te BANORËT E NJË RRUGE NË PRISHTINË PROTESTOJNË TË MARTËN Janë të Mbyllura

MARATONA E NOTIT SOT NË LIQENIN E BATLLAVËS

Lajme
Federata e Notit të Kosovës sot organizon maratonën e XI-të ndërkombëtare “KOSOVA 2021” ku gjatësia e shtegut do të jetë 4.2km. Maratona do të mbahet në Liqenin e Batllavës në Orllan duke filluar nga ora 11:00. /KP ...
Komentet te MARATONA E NOTIT SOT NË LIQENIN E BATLLAVËS Janë të Mbyllura

1.659 RASTE AKTIVE ME COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 352 raste të reja me COVID-19, nga 5,204 të kryera në 24 orët e fundit. Sipas komunave, rastet e reja si vijon: Prishtinë 68, Gjilan 39, Ferizaj 28, Fushë Kosovë 26, Gjakovë 22, Prizren 20, Pejë 20, Podujevë 18, Rahovec 16, Obiliq 13, Mitrovicë 12, Shtime 11, Gllogoc 9, Lipjan 7, Istog 7, Deçan 6, Kamenicë 6, Viti 5, Klinë 3, Dragash 3, Junik 3, Vushtrri 3, Kaçanik 3, Skenderaj 2, Novobërdë 1, Suharekë 1. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Prizreni. Sa i përket të shëruarve, është njoftuar për 13 pacientë që tashmë e kanë kaluar COVID-19. Ndërkohë, në 24 ...
Komentet te 1.659 RASTE AKTIVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura

MACET SOT KANË DITËN E TYRE

Lajme
Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit. Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2012 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të llastuar edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë. Pavarësisht vendit apo klimës, në botë besohet se ekzistojnë rreth 500 milionë mace të cilat kalojnë gardhet e shtëpive duke u sjellë jo pak herë edhe telashe pronarëve të tyre. Megjithatë, sipas studimeve, mbajtja e një mace përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin. Sipas të ...
Komentet te MACET SOT KANË DITËN E TYRE Janë të Mbyllura

SOT DO TË MBAJË MOT ME DIELL

Lajme
nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te SOT DO TË MBAJË MOT ME DIELL Janë të Mbyllura

BURRI DJEG GRUAN ME CIGARE (VIDEO)

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.B, i cili dyshohet që të mërkurën ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij. Madje, S.B dyshohet edhe se e ka djegur me cigare viktimën M.B në hundë, dorë dhe gjoks. Viktima deklaroi për Klan Kosova se burri ushtron vazhdimisht dhunë ndaj saj. Andaj edhe të premten djegiet me cigare ia shkaktoi pikërisht pse kjo po e lajmëron atë në polici. 42 vjeçaja kërkon ndihmë nga vullnetmirët që t’i gjejnë një vendbanim, në mënyrë që bashkë me fëmijët e saj të largohet nga ajo shtëpi. ...
Komentet te BURRI DJEG GRUAN ME CIGARE (VIDEO) Janë të Mbyllura

FACEBOOK PREZANTON SYZET VR ME SHIKIM TRANSPARENT

Teknologji
Studiuesit e Facebook Reality Labs kanë publikuar punën e tyre më të re, një prototip të syzeve VR (realitet virtual) i përbërë me dy ekrane të jashtme, që tregojnë sytë e personit që i përdor. Sipas hulumtuesve të rrjetit social, qëllimi është të sigurohet kontakt më i madh pamor midis përdoruesit dhe botës përreth, veçanërisht kur ka më shumë njerëz në të njëjtën dhomë dhe kur përdoret i ashtuquajturi funksion “passthrough”. Kjo bën të mundur kalimin nga pamja gjithëpërfshirëse e aplikacioneve dhe lojërave në atë transparente të realitetit, megjithëse me një vonesë në përgjigjen e lëvizjeve. Studiuesit kanë zhvilluar një zgjidhje të teknologjisë së lartë për problemin, duke montuar jo ...
Komentet te FACEBOOK PREZANTON SYZET VR ME SHIKIM TRANSPARENT Janë të Mbyllura

RAMË LAHAJ SHKURTON PROGRAMIN E KONCERTIT, NJOFTOI SE I VDIQ E ËMA

ShowBiz
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, kishte paralajmëruar sonte (e shtunë) një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ai ka mbajtur më shkurt këtë koncert, pasi njoftoi se kishte ndërruar jetë nëna e tij. Këtë e bëri të ditur para publikut, duke shtuar se nuk e interpretoi as 1/3 e programit.   “Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, deklaroi ai para të pranishmëve. R Ndërkaq, e ëma e tenorit nga Istogu prej vitesh vuante nga një sëmundje. “Ramë Lahaj & Friends” do ...
Komentet te RAMË LAHAJ SHKURTON PROGRAMIN E KONCERTIT, NJOFTOI SE I VDIQ E ËMA Janë të Mbyllura