Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KRASNIQI PËR DORËHEQJEN E HOXHËS: REFORMAT TË SHIHEN SI MUNDËSI E FORCIMIT

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar sot dorëheqjen e dhënë nga kryetari i Degës së Drenasit Sejdi Hoxha.   Kreu i PDK-së tha për Kosovapress se dorëheqja pa paralajmërim e Sejdi Hoxhës nga funksioni i kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. “Megjithëse e respektoj vendimin e tij në plotni, unë e shoh politikën dhe angazhimin politik si një mundësi për bashkëpunim për ti tejkaluar dhe zgjidhur problemet. Në kohë të vështira është i nevojshëm lidershipi dhe guximi për të vepruar, dhe jo e kundërta. Reformat në PDK duhet të kuptohen nga të gjithë si mundësi e forcimit të organikës me ...
Komentet te KRASNIQI PËR DORËHEQJEN E HOXHËS: REFORMAT TË SHIHEN SI MUNDËSI E FORCIMIT Janë të Mbyllura

RRITEN RASTET TË DHUNËS POLICORE NDAJ QYTETARËVE, ANKOHEN EDHE MËRGIMTARËT

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës këtë vit ka pranuar më shumë ankesa nga qytetarët për sjellje jo profesionale të zyrtarëve policor.   Gjatë vitit 2021 që nga muaji janar e deri tani janë arrestuar  28  punonjës policorë dhe 65 sish janë suspenduar, ndërsa janë pranuar mbi 1 mijë  ankesa nga qytetarët ndaj zyrtarëve të policisë. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hoda. “Që nga janari deri më tani kemi pranuar mbi 1100 ankesa ndaj punë së policisë të cilat janë trajtuar, e një pjesë e tyre janë kualifikuar si shkelje apo që kanë dyshime për vepër penale dhe një pjesë tjetër është kthyer në ...
Komentet te RRITEN RASTET TË DHUNËS POLICORE NDAJ QYTETARËVE, ANKOHEN EDHE MËRGIMTARËT Janë të Mbyllura

DARKA, SEKRETI I RËNIES NGA PESHA ORARI I DUHUR DHE USHQIMET MË TË MIRA

Kuzhina
Një shprehje e urtë popullore thotë se njeriu duhet të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë sikur të ish i varfër.   Idea pas kësaj shprehjeje është se darka duhet të jetë shumë e lehtë për një shëndet të mirë. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, darka është shumë e rëndësishme, thonë ekspertët. Sipas tyre, ulja e sasisë së ushqimeve të konsumuara në mbrëmje, do të nxisë urinë në mëngjes. Kësisoj, ju do të konsumoni ushqime të bollshme për vaktin më të rëndësishëm të ditës dhe do ta nisni mbarë atë. Në mëngjes, njeriu ka nevojë për më shumë energji, ndërsa në mbrëmje jo. ...
Komentet te DARKA, SEKRETI I RËNIES NGA PESHA ORARI I DUHUR DHE USHQIMET MË TË MIRA Janë të Mbyllura

SHPËRTHEN BOCA E GAZIT NË NJË DEPO NË GJILAN

Lajme
Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur dje në një depo të një shtëpie në Gjilan, pasi viktima mashkull kishte hyrë në depo me cigare të ndezur. Sipas policisë, shpërthimi i bombolës së gazit dyshohet se ka ndodhur pas rrjedhjes së gazit në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura. /KP ...
Komentet te SHPËRTHEN BOCA E GAZIT NË NJË DEPO NË GJILAN Janë të Mbyllura

RADHË KILOMETRIKE NË MORINË QË PA ZBARDHUR DITA

Lajme
Mijëra shqiptarë të Kosovës janë drejtuar edhe të dielën për në bregdetin shqiptar. Radha kilometrike në Morinë nisi që pa zbardhur dita. Vetëm të premten dhe të shtunën sipas informacioneve, kanë hyrë në vendin tonë 50 mijë persona nga Morina, ndërsa vetëm paraditen e së dielës (8 gusht) ka pasur një fluks prej 25 mijë qytetarësh. Për të shmangur pritjet e gjata, dogana shqiptare punoi me kapacitete të plota, por edhe me procedura të përshpejtuara. Shqiptarët e Kosovës thonë se do të kalojnë pushimet në vendin tonë, por kanë edhe kërkesat e tyre për heqjen e traut. “Është e padrejtë për ne. Por jo vetën në kufi, një tjetër segment ...
Komentet te RADHË KILOMETRIKE NË MORINË QË PA ZBARDHUR DITA Janë të Mbyllura

MASHTI E DKA-TË GATI PËR TË NISUR VITIN E RI SHKOLLOR, SFIDË NUMRI I VOGËL I MËSIMDHËNËSVE TË VAKSINUAR (VIDEO)

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet që më 1 shtator të nisë viti i ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve në shkolla. Mirëpo, ky planifikim do të varet edhe nga numri i mësimdhënësve të vaksinuar, që deri më tani sipas MASHTI-t janë vaksinuar vetëm rreth 50 përqind prej tyre. E para e ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaron se planifikimi i tyre është që viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike, por që thotë se parakusht për realizimin e këtij plani është vaksinimi i mësimdhënësve. Vetëm vaksinimi i mësimdhënësve, Nagavci potencon ...
Komentet te MASHTI E DKA-TË GATI PËR TË NISUR VITIN E RI SHKOLLOR, SFIDË NUMRI I VOGËL I MËSIMDHËNËSVE TË VAKSINUAR (VIDEO) Janë të Mbyllura

TENTIM VRASJE ARRESTOHET NJË PERSON

Lajme
Një person është arrestuar dje në Suharekë, pasi për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme e kishte gjuajtur me gurë kamionin e viktimës deri sa ai kishte qenë duke e drejtuar dhe ia kishte thyer xhamin. Viktima pas një distance rreth 200 metra kishte ndalë kamionin, por i dyshuari i kishte shkuar pas këmbë duke shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek të kalibrit 7.65 mm si dhe një armë automatike me një karikator dhe 11 fishek të cilën armë i dyshuari e kishte lënë në fushë në pronë e tij. Është bastisur shtëpia e të ...
Komentet te TENTIM VRASJE ARRESTOHET NJË PERSON Janë të Mbyllura

ZJARRE NË FSHATRAT E FERIZAJT DHE GJILANIT, SHKAKTOHEN SHUMË DËME

Lajme
Një plantacion i mbjellur me pemë (molla) me sipërfaqe 3-4 hektarë është përfshirë nga zjarri në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt. Rasti ka ndodhur dje, ku sipas ankuesit nga zjarri i janë dëmtuar rreth 200 trupa te pemëve dhe sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti nën hetime. Kurse në fshatin Rahovicë të Ferizajt, dje nga zjarri i shkaktuar në fshat i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë. Zjarrin e përfshirë në një sipërfaqe prej rreth 80-90 hektar e kanë lokalizuar zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar. Zjarri ka përfshirë edhe rreth 20 hektar në fshatin Bukovik ...
Komentet te ZJARRE NË FSHATRAT E FERIZAJT DHE GJILANIT, SHKAKTOHEN SHUMË DËME Janë të Mbyllura

JEP DORËHEQJE KRYETARI DEGËS SË PDK-SË NË DRENAS

Lajme
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas përçarjeve brenda PDK-së në këtë degë. Ai ka thënë se PDK në qendër e ka injoruar dhe e ka neglizhuar situatën e krijuar në Drenas duke mos e trajtuar me seriozitetin që e meriton, prandaj edhe duhet ta mbaj pjesën e përgjegjësisë për këtë situatë. “Me qenë se problemet aktuale në degë tejkalojnë kompetencat e mia politike, unë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejoj qe dega të ndahet pak muaj para zgjedhjeve lokale, sepse kjo do të ju shërbej vetëm konkurrenteve tonë politik dhe askujt tjetër. Prandaj si zgjidhje ...
Komentet te JEP DORËHEQJE KRYETARI DEGËS SË PDK-SË NË DRENAS Janë të Mbyllura

ABUZOI SEKSUALISHT ME 12-VJEÇAREN, ARRESTOHET 39-VJEÇARI

Shqipëri
Një vajzë e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar në Kavajë të Shqipërisë. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç./KP ...
Komentet te ABUZOI SEKSUALISHT ME 12-VJEÇAREN, ARRESTOHET 39-VJEÇARI Janë të Mbyllura