Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KUSARI-LILA: ME RAMËN DO TË VAZHDOJMË TË BISEDOJMË POR JO PËR INICIATIVËN OPEN BALLKAN

Lajme
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk bisedojnë lidhur me temën e minishengenit, që tani njihet si iniciativa Open Ballkan. Sipas saj, këtë iniciativë Rama e ka nisur njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që Kosova vazhdon ta konsiderojë proces paralel dhe të dëmshëm. Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se raportet me Shqipërinë mbesin të pakontestueshme, pavarësisht politikave ditore. Kusari-Lila: Me kryeministrin Rama nuk bisedojmë për Open Ballkan (Video) “Çka do që mund të jenë nismat apo politikat ditore, raportet e Kosovës me Shqipërinë mbetën të pakontestueshme, raportet më të veçanta për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me ...
Komentet te KUSARI-LILA: ME RAMËN DO TË VAZHDOJMË TË BISEDOJMË POR JO PËR INICIATIVËN OPEN BALLKAN Janë të Mbyllura

GRUBI THOTË SE E KANË GJETUR DOKUMENTIN ORIGJINAL TË MARRËVESHJES SË OHRIT

Maqedoni
Është gjetur dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit, fati i të cilit nuk dihej për plot 20 vjet. Këtë e bëri të ditur ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Arkivit Shtetërorë Emill Krsteski. Grubi ka thënë se dokumenti është dorëzuar në Arkivin Shtetëror. “Më në fund arritëm që të gjejmë dokumentin origjinal dhe ta dorëzojmë në vendin ku përket, natyrisht në Arkivin Shtetërorë. Jam shumë i lumtur, në veçanti pasi këtë po e realizojmë në vigjilje të 20-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, tha Grubi. Grubi potencoi se dokumenti origjinal me vite të tëra ishte ruajtur nga anëtari ...
Komentet te GRUBI THOTË SE E KANË GJETUR DOKUMENTIN ORIGJINAL TË MARRËVESHJES SË OHRIT Janë të Mbyllura

DIAGNOSTIKOHET RASTI I PARË ME ETHE TË MINJVE

Lajme
  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në laboratoret e mikrobiologjisë kanë diagnostikuar rastin e parë sivjet me ethe të minjve. Instituti derisa ka dhënë disa masa parandaluese, ka thënë se sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Postimi i plotë i IKShPK-së Ethet e minjve Prindër të nderuar! Kujdesuni për fëmijët tuaj! Ruani ushqimet nga minjtë! Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve! KUJDES! Duke qenë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, ...
Komentet te DIAGNOSTIKOHET RASTI I PARË ME ETHE TË MINJVE Janë të Mbyllura

TË ETJEN SEANCA E FUNDIT E SESIONIT PRANVEROR TË KUVENDIT (VIDEO)

Lajme
Kuvendi i Kosovës të etjen do të mbajë seancën e fundit për sesionin pranveror, ku do të zhvillojë punimet një seancë e re dhe gjithashtu do të jenë në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. “Të etjen më 12 gusht, kemi vendos të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror të kuvendit. Seanca e re do të jetë e dyta në rend dite sepse do të fillohet me pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme”, ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë. Ajo bëri të ditur se nëse plotësohen kushtet do të dalin në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa ...
Komentet te TË ETJEN SEANCA E FUNDIT E SESIONIT PRANVEROR TË KUVENDIT (VIDEO) Janë të Mbyllura

GASTRONOMIA, PLANI OPERATIV QË U REALIZUA NË FERIZAJ

Lajme
Policia e Kosovës në Ferizaj në në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, Isnpektorët e kësaj komune, ku janë shqiptuar dhjetëra fletparaqitje. Sipas policisë, plani u realizua për mosrespektim të masave dhe mosrespektim të orarit. Policia thotë se të premtën kanë kontrolluar 53 lokale. “Nga policia, për mos respektim të masave dhe mos respektim të orarit: janë shqiptuar , 7 fletparaqitje, nga ATK, janë shqiptuar, 4 fletëparaqitje, nga Inspektorët komunal , 2 fletëparaqitje. E shtune; lokale të kontrolluara 40, nga policia për mosrespektim të masave dhe mosrespektim të orarit 5 fletparaqitje , 2 fletëparaqitje për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe një rast i inicuar ‘’Prishje e rendit dhe qetësisë ...
Komentet te GASTRONOMIA, PLANI OPERATIV QË U REALIZUA NË FERIZAJ Janë të Mbyllura

FESTIVALI AGROFESTA 2021 VJEN ME 3 DITË T’GZUEME

Lajme
Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, AgroFesta, në edicionin e shtatë vjen me shumë aktivitete perimtare, kulturore dhe rekreative. AgroFesta tash e disa vite mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën e Madhe dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre. Sipas njoftimit, festivali sivjet mbahet më 20, 21 dhe 22 Gusht 2021. Festivali mbahet me përkrahjen e Komunës së Rahovecit./KP ...
Komentet te FESTIVALI AGROFESTA 2021 VJEN ME 3 DITË T’GZUEME Janë të Mbyllura

ATK LËSHON 1,429 GJOBA PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR

Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës në funksion të luftimit të ekonomisë jo-formale gjatë këtyre ditëve ka inspektuar aktivitetin e sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar. Gjatë këtyre inspektimeve zyrtarët e ATK-së kanë ka lëshuar 1,429 gjoba për mospajisje me arkë fiskale dhe moslëshim të kuponit fiskal, te 62 kompani, të cilat janë përcjell për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative. Sipas ATK-së, të gjitha këto aktivitete janë duke u ndërmarr në kuadër të planit operativ të veprimit për periudhën korrik-shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë të tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektojë sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara dhe gjendja ...
Komentet te ATK LËSHON 1,429 GJOBA PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR Janë të Mbyllura

KËRKOHEN QENDRA LËVIZËSE TË VAKSINIMIT

Shëndetësi
Qytetarët më të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë mundësi që të imunizohen vetëm në qendrat e komunave ku ata janë të regjistruar si banorë. Pra, nëse një qytetar i përket një komune tjetër por nga e hëna në të premte jeton e punon në Prishtinë, atëherë vaksinimi për të bëhet i vështirë. Kjo duke qenë se të shtunën dhe të dielën nuk ka vaksinime me dozën e parë. Infektologu Ilir Tolaj mendon se duhet të ketë lehtësira të tjera dhe thjeshtëzim të vaksinimit në vend. Ai thotë se duhet të shtohen edhe qendrat e vaksinimit të në gjithë vendin. Tolaj: Pengesë vaksinimi vetëm në komunën ku jeni i regjistruar “Kjo ...
Komentet te KËRKOHEN QENDRA LËVIZËSE TË VAKSINIMIT Janë të Mbyllura

RAMË LAHAJ PËR NËNË E TIJ: PA BUZËQESHJEN TËNDE, UNË JAM VYSHKUN

Lajme
Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj, ka bërë një dedikim emocionues për nënën që i ndërroi jetë dy ditë më parë. Lahaj ende nuk po mund ta besoj se e ëma i vdiq, ai shkruan se pa buzëqeshjen e nënës është krejt i vyshkun. “Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që ...
Komentet te RAMË LAHAJ PËR NËNË E TIJ: PA BUZËQESHJEN TËNDE, UNË JAM VYSHKUN Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN TRE PERSONA NË FUSHË KOSOVË

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, të cilët për shkaqe ende të panjohura e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima  ka pësuar lëndime, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. “Në vendin e ngjarjes njësiti policor, në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë cal-9mm, kurse nga njëri prej të dyshuarve ka sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/ ...
Komentet te ARRESTOHEN TRE PERSONA NË FUSHË KOSOVË Janë të Mbyllura