Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KRASNIQI E NJOFTON SHEFIN E OSBE-SË PËR REFORMAT NË PDK

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare. Krasniqi ka shkruar në Facebook se ka informuar Ambasadorin Davenport për reformat që po i bëjnë për t’u dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që thotë se po i bashkohen në vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës./KP ...
Komentet te KRASNIQI E NJOFTON SHEFIN E OSBE-SË PËR REFORMAT NË PDK Janë të Mbyllura

SA SHPENZOI KUVENDI PËR GJASHTË MUAJ PËR DREKA ZYRTARE?

Lajme
Kuvendi i Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar 41 mijë e 634 euro për dreka zyrtare. Aty përfshihen drekat zyrtare të deputetëve, komisioneve parlamentare, administratës dhe anëtarëve të tjerë të Kuvendit. Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit në gjysmëvitin e parë të 2021-tës. Legjislatura e tetë e Kuvendit është konstituar më 22 mars, ndërsa pas kësaj jave të zgjedhurit e popullit shkojnë në pushim deri në fillimin e muajit shtator./E.Zeqiri/  ...
Komentet te SA SHPENZOI KUVENDI PËR GJASHTË MUAJ PËR DREKA ZYRTARE? Janë të Mbyllura

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR VRASJE NË KANADA, ARRESTOHET 21-VJEÇARI NË MORINË

Lajme
Një kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Gjilani, me iniciale A. K., i cili do të ekstradohet drejt Kanadasë, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale vrasje e shkallës së dytë. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm./KP ...
Komentet te I SHPALLUR NË KËRKIM PËR VRASJE NË KANADA, ARRESTOHET 21-VJEÇARI NË MORINË Janë të Mbyllura

ZJARRI MBI TUNELIN E KALIMASHIT, VIJON PËRHAPJA E FLAKËVE

Lajme Shqipëri
Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit mbetet ende aktive ndërsa vijon puna për mbajtjen nën kontroll të flakëve që të mos kërcënojnë banesat. Sa i përket situatës së zjarreve në vend, prej ditësh forca të shumta operacionale, efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të emergjencave civile e shërbimeve vendore po punojnë për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit. Pavarësisht punës së pandërprerë, disa vatra zjarri janë ende problematike. Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit, e cila paraqitet rrezikshmëri, pasi ka përhapje në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Prej orëve të ...
Komentet te ZJARRI MBI TUNELIN E KALIMASHIT, VIJON PËRHAPJA E FLAKËVE Janë të Mbyllura

RRITET NUMRI I PACIENTËVE NË KLINIKËN INFEKTIVE, SHKAK VARIANTI DELTA

Shëndetësi
Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë për KosovaPress, se ditëve të fundit pacientët e infektuar me COVID-19 janë kryesisht me variantin delta, për çka potencon se ky variant veçse është në fillimet e tij. Ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që i drejtohen kësaj klinike për ...
Komentet te RRITET NUMRI I PACIENTËVE NË KLINIKËN INFEKTIVE, SHKAK VARIANTI DELTA Janë të Mbyllura

SA KUSHTUAN PAGAT DHE MËDITJET PËR STAFIN MBËSHTETËS POLITIK NË KUVEND

Lajme
Pagat për tre muaj të stafit mbështetës politik në Kuvendin e Kosovës i kushtuan buxhetit të shtetit 237 mijë e 698 euro. Krahas kësaj, për muajt prill, maj dhe qershor, stafi politik mbështetës harxhoi edhe 6 mijë 993 euro për mallra dhe shërbime të tjera në legjislativ. Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress, për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021./KP ...
Komentet te SA KUSHTUAN PAGAT DHE MËDITJET PËR STAFIN MBËSHTETËS POLITIK NË KUVEND Janë të Mbyllura

META VLERËSON ME DEKORATËN “NDERI I KOMBIT” XHUDISTET KOSOVARE DISTRIA KRASNIQI DHE NORA GJAKOVA

Shqipëri Sport
Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy xhudistet kampione nga Kosova, fituese të “Medaljes së Artë” në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton (Toni) Kuka. Kreu i Shtetit çmoi sportisten Distria Krasniqi, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e Xhudos, duke treguar aftësi profesionale dhe talent të padiskutueshëm. Me mirënjohje për pasionin dhe përkushtimin e saj duke dëshmuar cilësi të rralla si sportiste e nivelit botëror, duke ...
Komentet te META VLERËSON ME DEKORATËN “NDERI I KOMBIT” XHUDISTET KOSOVARE DISTRIA KRASNIQI DHE NORA GJAKOVA Janë të Mbyllura

SA I KUSHTOI BUXHETIT TË SHTETIT FOTOGRAFIMI DHE PASAPORTAT DIPLOMATIKE TË DEPUTETËVE

Lajme
Fotografimi i deputetëve dhe sigurimi i pasaportave diplomatike për disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kushtuan buxhetit të shtetit 1 mijë e 720 euro. Në raportin që e ka siguruar KosovaPress, për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë për vitin 2021, shihet se vetëm fotografimi i deputetëve për regjistrimin e tyre për legjislaturën e tetë, i kushtoi legjislativit mbi 400 euro. Ndërsa, pagesa për sigurimin e pasaportave diplomatike për deputetët e rinj të Kuvendit, i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 1 mijë e 220 euro. Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës është konstituar më 22 mars të vitit 2021, ndërsa këtë javë përfundon sesioni pranveror./KP ...
Komentet te SA I KUSHTOI BUXHETIT TË SHTETIT FOTOGRAFIMI DHE PASAPORTAT DIPLOMATIKE TË DEPUTETËVE Janë të Mbyllura

TENTOI TA PRIVOJË NGA JETA DJALIN E VET, PROKURORIA KËRKON NJË MUAJ PARABURGIM

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 06 gusht, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G. “I njëjti së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy ...
Komentet te TENTOI TA PRIVOJË NGA JETA DJALIN E VET, PROKURORIA KËRKON NJË MUAJ PARABURGIM Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765. Në total numri i rasteve aktive është 2.271./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura