Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PLAGOSET NJË BURRË, ISHTE ROJE NË NJË SHTËPI

Lajme
Është plagosur një burrë i cili ishte i angazhuar si roje në një shtëpi në Qagllavicë. Pasi u qëllua me armë zjarri ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9mm por nuk ka arritur që ta gjej as personin që plagosi rojën. Gjithë kjo ndodhi pasditen e së hënës. “Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i angazhuar si roje në shtëpinë pronarit mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarrit nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet ...
Komentet te PLAGOSET NJË BURRË, ISHTE ROJE NË NJË SHTËPI Janë të Mbyllura

BASHA: MIRËNJOHJE KOSOVËS PËR NDIHMËN VËLLAZËRORE NË BETEJËN ME ZJARRET

Lajme Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike(PD) në Shqipëri, Lulëzim Basha ka falënderuar Kosovën për ndihmën që i ofroi Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, Basha ka shkruar “Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”. Kosova mbrëmjen e së hënës dërgoi Forcën e Sigurisë dhe zjarrfikësit në Shqipëri për t’iu dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve që përfshinë disa nga vatrat aty. Situata më e rëndë u paraqit tek tuneli i Kalimashit. Mirënjohje Kosovës për ndihmën ...
Komentet te BASHA: MIRËNJOHJE KOSOVËS PËR NDIHMËN VËLLAZËRORE NË BETEJËN ME ZJARRET Janë të Mbyllura

23 VJET NGA RËNIA HEROIKE E HERONJVE AGIM BAJRAMI, BESNIK BEGUNCA DHE XHELADIN KURTAJ

Lajme
10 gushti i vitit 1998, mbetet një ditë historike për Komunën e Kaçanikut, ngase në këtë ditë, dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, për t’u bërë pjesë e përjetshme e historisë. Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 2019 ka dekoruar 16 dëshmorët e Komunës së Kaçanikut me urdhrin më të lartë shtetëror “Hero i Kosovës”: Avdylgafur Luma, Bashkim Vishi, Besnik Begunca, Fadil ...
Komentet te 23 VJET NGA RËNIA HEROIKE E HERONJVE AGIM BAJRAMI, BESNIK BEGUNCA DHE XHELADIN KURTAJ Janë të Mbyllura

​23 VJET NGA RËNIA E HEROIT TË TRI LUFTAVE – BEKIM BERISHA

Lajme
Më 10 gusht 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.   Bekim Berisha u lind më 15 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Gjyshi i dëshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me radhë Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Bekim Berisha shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa shkollën e mesme të artit, në Pejë. I rritur dhe i edukuar me kujdes dhe krenari nga gjyshi dhe babai, të cilët ...
Komentet te ​23 VJET NGA RËNIA E HEROIT TË TRI LUFTAVE – BEKIM BERISHA Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Kosova do të vazhdojë të përballet me mot të nxehtë dhe me vapë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë Celsius.   Deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin. Javën e kaluar kishte reshje në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime të ketë reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit nga perëndimi i vendit, i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i zhvendosur vranësirat rrëzë maleve. Reshje shiu në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, përfshirë fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

SHUHET ZJARRI MBI TUNELIN E KALIMASHIT

Lajme Shqipëri
Pas përhapjes me përmasa të frikshme zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatra janë fikur. Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.   Pas përhapjes me përmasa të frikshme zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e  sotëm vatra janë fikur. Zjarri në malin mbi tunel është shuar pasi është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse. Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është ...
Komentet te SHUHET ZJARRI MBI TUNELIN E KALIMASHIT Janë të Mbyllura

ZJARRI NE KALIMASH, KRERET E SHTETIT APELOJNE PER KUJDES

Lajme Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi është deklaruar në lidhje me gjendjen mbi zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të tregohen të vëmendshëm gjatë kalimit në këtë zonë. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel, ka shkruar ministri Peleshi. /KP ...
Komentet te ZJARRI NE KALIMASH, KRERET E SHTETIT APELOJNE PER KUJDES Janë të Mbyllura

RREZIKU I RI: PAS DELTËS VJEN LAMBDA?

Shëndetësi
Varianti lambda i koronavirusit nuk është vetëm më ngjitës, por edhe më rezistues ndaj antitrupave, pretendohet në studimin e fundit japonez, me fjalë të tjera, vaksinat mbrojnë më pak nga ky variant i virusit. Megjithëse infeksioni i parë lambda u regjistrua në Peru një vit më parë, relativisht pak dihet ende për të, shkruajnë mediat gjermane. Kjo është arsyeja pse studimi i fundit nga Japonia është i rëndësishëm, sipas të cilit proteina thumb e variantit lambda mbart tre mutacione që janë me shqetësim të veçantë. Një mutacion ka pasojë që antitrupat janë më pak të aftë të neutralizojnë virusin, respektivisht imuniteti i të vaksinuarve dhe atyre që i kanë mbijetuar ...
Komentet te RREZIKU I RI: PAS DELTËS VJEN LAMBDA? Janë të Mbyllura

UFO ne qiellin e Prishtines? (Video)

Kuriozitete Lajme Video
Një objekt i paidentifkuar është xhiruar sot mbi qiellin e Prishtinës, konkretisht në rrugen Haxhi Zeka në Kolovicë. Objekti flutures është parë rreth orës 21:00 i cili fluturonte me shpejtësi te madhe. ...
Komentet te UFO ne qiellin e Prishtines? (Video) Janë të Mbyllura

VETAKSIDENTOHEN DY MOTOÇIKLETA, LËNDOHEN KATËR FEMRA NË FUSHË KOSOVË

Lajme
Dy motoçikleta në lëvizje janë vetaksidentuar sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, me ç’rast janë lënduar ngasëset e tyre dhe dy pasagjere. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se  sot rreth orës 16:30 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë ndodhë dy vet aksidente. “Në këto vetaksidente kanë qenë të përfshira dy motoçikleta në lëvizje, të cilat për arsye akoma të panjohura kanë humbur kontrollin dhe janë vet aksidentuar”, ka thënë Ahmeti. Sipas saj, si pasojë e aksidenteve 4 persona (femra) kanë pësuar lëndime trupore (ngasëset e motoçikletave dhe pasagjeret). Me rastet po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/ ...
Komentet te VETAKSIDENTOHEN DY MOTOÇIKLETA, LËNDOHEN KATËR FEMRA NË FUSHË KOSOVË Janë të Mbyllura