Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Facebook, i nxitur nga komentet negative që mori në foton me dy xhudistet e arta të Kosovës, reagoi karshi zhvillimeve të fundit, koncertin e këngëtarit serb Goran Bregoviq, dialogun si dhe projektin Ballkani i Hapur. Rama, që kujton një takim me liderët e rajonit me presidentin francez Macron e kancelaren Merkel, ku në atë kohë Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, citon t’i ketë thënë dy liderëve evropianë se “nuk i ha luli për këta” duke aluduar në homologët e rajonit e sipas Ramës duke i hequr rastin historik Kosovës për liberalizimin e vizave. “Po a mund ta fitojë Kosova paqen ...
Komentet te “NUK MË HAN LULI PËR KTA!”, RAMA TREGON INCIDENTIN E HARADINAJT ME MERKELIN E MACRONIN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
2 të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Nga IKSHPK kanë se janë kryer 5 mijë e 272 testet./KP https://datastudio.google.com/embed/u/0/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB?fbclid=IwAR3yqX0O0S7mtDLnOQ2QIPk0h7cNFmec4lGtOdsTzTmnHfLkj18rZ4YAZUw ...
Komentet te RRITJE E MADHE E RASTEVE POZITIVE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar sot raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi ndaj situatave emergjente”. Deputetët theksuan problemin me mungesën e përditësimit të dokumentit për vlerësimet nga fatkeqësitë natyre dhe të tjera në nivel vendi, që siç thuhet në raport nuk është bërë që prej vitit 2016. Gjithashtu, u diskutua për nevojën që vendi të ketë strategjinë e sigurisë, për çka përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, deklaruan se dokumenti është në fazën e draftimit. Shpend Tërdeva nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës tha se me vendimin e datës 28 maj të këtij viti, strategjia është në proces të hartimit. Tërdeva: Strategjia e Sigurisë ...
Komentet te STRATEGJIA E SIGURISË SË KOSOVËS ËSHTË NË FAZËN E DRAFTIMIT Janë të Mbyllura
Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës. 84-vjecari ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi. Gashi nuk ka dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së 84-vjeçarit. “Sot në orën 10:50 në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur në Burgun Dubravës. I njëjti ishte i dënuar me 11 vite burg për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë’”, tregoi Gashi për KP ...
Komentet te VDES NJË I BURGOSURI NË DUBRAVË, ISHTE I DËNUAR ME 11 VITE PËR VRASJE TË RËNDË Janë të Mbyllura
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka mbajtur debat publik lidhur me Projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Nga aty u tha se Regjistrimi i Popullsisë ndikon që të kemi një pasqyrë më gjithëpërfshirëse për përgatitjen e planeve strategjike që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve. Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se Projekti i Regjistrimit të Popullsisë 2022 do jetë më cilësor dhe më i besueshëm. Murati tha se Regjistrimi i Popullsisë është projekt i rëndësishëm nacional që mundëson të adresohet drejtë sfidat dhe objektivat që do ndikojnë në krijimin e një shteti zhvillimor dhe funksional përballë nevojave të qytetarëve të vendit. ...
Komentet te MURATI: REGJISTRIMI I POPULLSISË I VITI 2022 DO JETË MË CILËSOR DHE MË I SIGURT Janë të Mbyllura
Njëra nga çështjet që diskutohet menjëherë pas një kalimi të një lojtari nga njëri klub te tjetri është numri që ata do ta bartin në fanellë, sidomos kur numri që lojtari e kishte bartur te klubi paraprak është i zënë në klubin e ri. Kjo është situata edhe me Lionel Messin i cili pritet ta kompletojë kalimin te Paris-Saint-Germain pasi e përfundoi kontratën me Barcelonën, përcjellë KosovaPress. Messit iu ofrua numri 10-të nga shoku i tij Neymar por ai e refuzoi. Numri 19 që Messi e kishte bartur më herët të Barcelona gjithashtu është i zënë në PSG dhe alternativa tjetër është numri 30 edhe pse në Ligue 1 zakonisht ...
Komentet te KY ËSHTË NUMRI I FANELLËS QË PSG IA KA OFRUAR LEO MESSIT Janë të Mbyllura
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka akuzuar ish-ministren e këtij dikasteri Dhurata Hoxha dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për ndarjen e mjeteve financiare prej afër 1 milion euro në mënyrë të kundërligjshme për grupe të caktuara të ekspertëve mjekoligjorë. Gjithë kjo sipas Sallahut është me udhëzimin i cili është i bazuar në ligjin që është shfuqizuar, përgjatë 5 viteve të fundit. Zëvendësministri Sallahu në një konferencë për media tha se më 6 prill 2016 ka hyrë në fuqi ligji për Institutin për Mjekësi Ligjore dhe janë shfuqizuar të gjitha aktet nënligjore që ishin bazuar në ligjin paraprak. Derisa shtoi se në vitin 2017, Këshilli Prokurorial i Kosovës, aso kohe ...
Komentet te SALLAHU: EKSPERTËT MJEKOLIGJORË U KOMPENSUAN JASHTËLIGJSHËM NË VLERË AFËR 1 MILION EURO Janë të Mbyllura
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur një tryezë diskutimi me përfaqësues të odave ekonomike për të diskutuar për aplikimin dhe implementimin e masave të reja për ringjallje ekonomike. Derisa i shpjegoi katër masat e Qeverisë Kurti që e prekin direkt edhe ATK, Murtezaj tha se afati i fundit i implementimit të këtyre masave është qershori i vitit 2022. “Qëllimi është që gjitha bizneseve t’iu përcjellët mesazhi që bizneset të jenë informuara për këto masa dhe të aplikojnë për përfitimin e tyre”, tha ai. Këtë iniciativë e mirëpriten edhe nga përfaqësuesit e odave ekonomike. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se ndihma ndaj bizneseve duhet ...
Komentet te MURTEZAJ SHPJEGON MASAT E QEVERISË KURTI QË PREKIN DIREKT ATK-NË Janë të Mbyllura
Pas shuarjes së zjarreve, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka publikuar pamje mbi tunelin e Kalimiashit. Peleshi ka falënderuar Kosovën për mbështetjen që ka ofruar në betejën për shuarjen e zjarreve. Ai ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj e quajti një shqiptar me vepra. “Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit. Pune heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Mirënjohje 🙏Falënderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kane filluar angazhimin sot tek Laku i Thive, Njësia Administrative Malzi🙏Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra 🙏🤗”, ka shkruar Peleshi./KP ...
Komentet te PAMJE MBI TUNELIN E KALIMASHIT, PELESHI FALËNDERON KOSOVËN: MEHAJ NJË SHQIPTAR ME VEPRA Janë të Mbyllura
Katër persona janë arrestuar në Pejës. Ata dyshohet se mëngjesin e hershëm të së dielës kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Pejë. Grupi prej katër personave nën kërcënimin e thikës kishin grabitur një telefon dhe 470 euro. “Më datë 08. 08. 2021, rreth orës 05:10, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se një grup prej katër personave të pa njohur kishin hyrë në shtëpinë në Pejë, dhe nën kërcenim të mjetit të mprehtë (thikë) kanë grabitur një telefon Samsung dhe të holla rreth katërqind e shtatëdhjetë (470) Euro. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve ...
Komentet te ARRESTOHEN KATËR PERSONA NË PEJË Janë të Mbyllura