Të kënduarit nën dush mund të rrisë mirëqenien tuaj të përgjithshme. Ky aktivitet mund t’ju bëjë më të lumtur, më vigjilent dhe më energjik, ka treguar studimi i Harvey Water Softeners. Pjesëmarrësit në hulumtim thanë se ishin më të lumtur kur kënduan në dush për një javë sesa kur nuk e bënë. Ajo gjithashtu kishte një ndikim në pikëpamjen e tyre të përgjithshme për botën, pasi ata mendonin se jeta ishte më e dobishme dhe ishin më të ndjeshëm ndaj asaj që po ndodhte rreth tyre. Michael Padrig Acton, një konsulent dhe terapist psikologjik, tha se rezultatet e studimit kanë kuptim, sepse të kënduarit ka fuqinë të stimulojë disponimin tonë, ...
Komentet te KËNDIMI NËN DUSH ZVOGËLON NERVOZIZMIN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një zjarr që ka shpërthyer sonte në rrugën Zhur-Dragash, mbi deponinë e mbeturinave, është nën kontroll. Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Nehat Koqinaj ka bërë të ditur për KosovaPress, se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i zjarrfikësve dhe se nuk ka arsye për panik. “Zjarri është nën kontroll dhe në menaxhim qind për qind. Rojat e pylli dhe një ekip i zjarrfikësve janë në terren”, tha Koqinaj./KP ...
Komentet te VIHET NËN KONTROLL ZJARRI NË RRUGËN ZHUR-DRAGASH Janë të Mbyllura
Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur sonte në Gjakovë, pas të shtënave me armë zjarri. Zëdhënësi i policisë toger Nysret Gjurkaj ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”. “Në orën 19:30 në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e Stacionit Policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca”, ka thënë ai. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, ndërsa pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes./KP ...
Komentet te DYSHOHET PËR DY TË PLAGOSUR Janë të Mbyllura
Xiaomi mbajti një prezantim dhe prezantoi telefonin Xiaomi Mi Mix 4. Xiaomi i ri ka një ekran AMOLED 6.67 inç, me rezolucion 2400 x 1080p-Dolby Vision, HDR10 +, ngjyra 10-bit, sensor gjurmë gishtash në ekran. Gjithashtu, Mi Mix 4 vjen me mbrojtje Gorilla Glass Victus, e cila mbron ekranin. Do të funksionojë në procesorin Snapdragon 888+, dhe gjithashtu do të ketë RAM LPDDR5 dhe hapësirë ruajtëse UFS 3.1. Telefoni do të mundësohet nga një bateri 4500mAh, me 120W për shpejtësi dhe 50W për mbushje pa tel. Sistemi i tij operativ është i bazuar në Android 11 dhe do të përdorë sistemin operativ MIUI 12.5. Xiaomi i ri do të ketë ...
Komentet te XIAOMI SJELL MODELIN MË TË RI MI MIX 4 Janë të Mbyllura
Komandanti i kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Petrit Loxha ka thënë se ishin me fat që arritën shpejt që të lokalizojnë zjarret, në mënyre që mos të lejohej që flaka të shkonte drejt fshatrave të banuarar. “Fat në fatkeqësi, shumica e dëmeve nga zjarri kanë qenë në zonat e pabanuara, nëse flakët e zjarreve do të vazhdonin, do të rrezikonte fshatrat. Kemi arritur shpejt që ta lokalizojmë zjarrin, sa që s’ka pastë nevojë as që të evokohen fshatarët nga shtëpitë”, tha Loxha për Info Magazine. Tutje Loxha tha se i kanë të gjitha pajisjet e duhura pavarësisht terrenit sfidues në të cilin ndodhen. “Sa i ...
Komentet te USHTARI I FSK-SË FLET PËR MOMENTIN KUR ZBARKUAN NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Infektologu, Hamdi Ramadani, e ka cilësuar shqetësuese situatën e fundit me COVID-19 në Kosovë, pasi vetëm gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar mbi 500 raste të infektuarish dhe dy persona kanë humbur jetën. Ai i bëri thirrje institucioneve kompetente që t’i rikthejnë masat shtrënguese në vend, sepse siç tha, vaksinimi e imunizimi për momentin nuk mund të ndihmojë meqë është numër i vogël i tyre. “Janë shifra kaq brengosëse. Numri i madh me tubime masive, me ahengje në restorante e klube nate, dasma e ceremoni, e kane bërë të mundshme këtë dhe ka qenë e pritshme kjo kur të hapet situata në një vend. Varianti COVID-19 është mjaft transmetues ...
Komentet te PAS SHTIMIT TE RASTEVE,INFEKTOLOGU RAMADANI: TË RIKTHEHEN MASAT SHTRËNGUESE Janë të Mbyllura
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur shqiptare Fifi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj. Artistja publikoi një video ku shihet shtrirë në shtrat dhe la të kuptohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shihej se mbante edhe një maskë oksigjeni në fytyrë. “Kam nevojë të më rikthehet zëri im! Kam nevojë të marrë frymë!”, shkroi ajo krah videos. Fifi nuk ka treguar ende se çfarë i ka ndodhur konkretisht, por shpresojmë që gjithçka të kalojë sa më shpejt./KP ...
Komentet te FIFI SHFAQET NË GJENDJE TË RËNDË DHE ME MASKË OKSIGJENI Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Drejtësisë nga AAK-ja Selim Selimi i është kundërpërgjigjur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Ramush Haradinaj ia humbi Kosovës mundësinë e heqjes së vizave. Selimi në një postim në Facebook ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin në të cilin i referohet kryeministri shqiptar. “Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo ...
Komentet te SELIMI ZBULON BISEDËN TE ZYRA E MERKELIT MES RAMËS DHE HARADINAJT Janë të Mbyllura
Një automjet është përfshirë nga flakët sot në Qafë Thanë, teksa ishte duke lëvizur. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e shtetit shqiptar po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit./KP ...
Komentet te DIGJET NJË AUTOMJET Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi, ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për avancimin e politikave institucionale, përmes të cilave do të ketë trajtim meritor për familjet e të zhdukurve me dhunë, duke pasur prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë. Po ashtu, kryeministri Kurti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti për mbështetjen e familjeve të personave të pagjetur. Mes çështjeve të diskutuara ishte edhe data-baza e shqiptarëve të arrestuar në Serbi si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ...
Komentet te KURTI TAKOHET ME SHEFIN E MISIONIT TË KOMITETIT NDËRKOMBËTAR TË KRYQIT TË KUQ NË KOSOVË AGIM GASHI Janë të Mbyllura