Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për 14 fakultetet e saj. Për vitin akademik 2021/22, UP do të pranojë 6247 studentë të rinj, prej tyre 739 studentë janë kuotë e përcaktuar për komunitetet jo shumicë. UP ka kuota të veçanta edhe për aplikantët nga trojet e tjera shqiptare. Është paraparë të pranohen 124 studentë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, 124 të tjerë nga Shqipëria dhe Maqedonia dhe 69 studentë nga Mali i Zi. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, thotë për KosovaPress se Fakulteti i Mjekësisë mbetet më i preferuari i maturantëve kosovarë e për të cilin ka shumë interesim për ...
Komentet te KONKURSI I UP, 650 APLIKANTË NË DITË, MJEKËSIA MË E KËRKUARA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lionel Messi ka folur para mediave për herë të parë si lojtarë i PSG-së ku ka deklaruar fillimisht se largimi nga Barcelona nuk ishte aspak i lehtë për atë. “Largimi nga Barcelona ishte kaq i vështirë. Por jam shumë i lumtur që u bashkova me Paris Saint-Germain, klub ambicioz me një skuadër të lartë. Ata kanë qenë kaq të shpejtë dhe seriozë në negociata menjëherë pas deklaratës së Barçës të enjten e kaluar”, tha Messi. Ai me tute foli edhe për kohën kur do të debutojë me fanellën e klubit të ri por nuk dha një datë të caktuar. “Nuk e di kur do të debutoj. Unë nuk jam stërvitur ...
Komentet te MESSI: TË LUASH SË BASHKU ME NEYMAR DHE MBAPPEN ËSHTË ÇMENDURI Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për miratimin në Kuvend të Kosovës për marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë prej 15 milionë euro, mjete këto të destinuara për distribuimin e vaksinave anti-COVID. Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha fazat që parashihen me Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërkaq ftoi ministrat të përkrahin edhe këtë marrëveshje si Projektligj. “Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh. Mjetet financiare kanë për synim mbështetjen për distribuim të vaksinave kundër COVID-19, një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështejtje në furnizim me barna esenciale. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe ...
Komentet te MIRATOHET MARRËVESHJA NË VLERË 15 MILIONË EURO PËR SHPËRNDARJEN E VAKSINAVE Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ndërsa u vendos që të vazhdohet mbështetja me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit Hekuran Murati, ministër i Financave ka njoftuar se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj. “Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, ...
Komentet te SHTESA PËR PENSIONISTË E FAMILJE ME ASISTENCË SOCIALE DERI NË FUND TË VITIT Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesën e avokatëve mbrojtës, në çështjen penale kundër të pandehurve D.G., V.K. dhe RR.S. Të tre ata dyshohen nga Prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. “Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtetuar”, sipas komunikatës. Kurse, “pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pa bazura kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të ...
Komentet te APELI VENDOS PËR ANKESAT NË RASTIN E TRE ZYRTARËVE PËR KEQPËRDORIM DETYRE Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të enjten ndërkaq parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 32-33 gradë Celsius. Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) vazhdon të mbetet në vlera të larta, kështu që qytetarët këshillohen të shmangin rrezet e diellit gjatë orës 10:00-17:00. Do të fryjë erë nga drejtimi ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Tre qyteyare të Kosovës u dërguan për ndihmë të menjëhershme mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë pas aksidentit automobilistik që pësuan pranë Fushë-Krujës. Policia njoftoi se në rrugën Tapizë-Derven të Krujës rreth orës 07:00, u ndeshën dy automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Sipas policisë, përplasja e mjeteve shkaktoi lëndimin e pasagjerëve banorë të Kosovës, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe. Policia, siç raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Knid Ndrenika, tha se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve pa saktësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Dyshimet e para janë se njeri nga të dy automjetet “Mercedes-Benz” kreu një ...
Komentet te LËNDOHEN NË AKSIDENT PRANË FUSHË-KRUJËS, 3 SHTETASE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se kabineti qeveritar do të mblidhet në ora 10:00, por që nuk kanë bërë të ditura pikat për të cilat edhe do të mblidhen. Kujtojmë që në mbledhjen e kaluar që u mbajt më 3 gusht qeveria miratoi vendimin për t’i propozuar Kuvendit kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. ...
Komentet te MBAHET MBLEDHJA E QEVERISË SË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 2,640, ndërsa në njoftimin për media lidhur me masat e reja antiCOVID-19 nga Oda e Turizmit dhe Hotelierisë ditë më parë kanë njoftuar se vendimi pritet të merret më 11 gusht. Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 10:00, por nuk ka treguar pikat e rendit të ditës. Se do të ketë masat e reja kanë thënë edhe nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ditë më parë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në ...
Komentet te RRITJA E RASTEVE, SOT PRITET TË MERRET VENDIMI PËR MASAT E REJA Janë të Mbyllura
Pritjet nëpër pike kalimet kufitare kanë vazhduar edhe mëngjesin e së mërkurës, ku për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në tri orë e gjysmë. Mërgimtarëve të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovës, tashmë u ka ardhur koha e kthimit, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në kufi. Pritje po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinje afërsisht rreth një orë. Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 08:30, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Vërmicë, por vetëm rreth gjysmë ore. ...
Komentet te FLUKSI I MËRGIMTARËVE NË KUFIJ, MBI TRI ORË PRITJE NË MERDARE NË DALJE Janë të Mbyllura