Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HAZIRI TAKOI UDHËHEQËSIT E LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR

Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e lobit euro-atlantik shqiptar, presidenten Brikena Qama dhe zëvendëspresidentin, Daut Haxhaj. Haziri tha se janë të gatshëm që të pranojnë shkolla verore në mënyrë që fëmijët e mërgatës të kalojnë disa javë ne Gjilan, të bashkëpunojnë dhe të organizohen për shkëmbim përvojash. “Jam i privilegjuar ta pres në takim organizatën e njohur si Lobi euro-atlantik shqiptar e udhëhequr nga presidentja, Brikena Qama dhe nga miku im, njëri prej bashkëveprimtarëve tash e tre dekada në Norvegji, Daut Haxhaj. Ne biseduam për Ditët e Mërgatës, organizimin më të mire, për gjeneratën e re dhe fëmijët tanë që po rriten ...
Komentet te HAZIRI TAKOI UDHËHEQËSIT E LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR Janë të Mbyllura

MIRËPRITET MIRATIMI I STRATEGJISË PËR SUNDIM TË LIGJIT, NJOHËSIT: DUHET ZBATIM!

Lajme
Miratimi i Strategjisë për sundimin e ligjit 2021-2026 po shihet si dokument shumë i nevojshëm për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë. Njohësit e sistemit të drejtësisë po konsiderojnë që përmes kësaj strategjie Kosova tashmë ka pasqyrë më të qartë lidhur me gjendjen në këtë sektor dhe ka plan konkret për përmirësimin e sektorit të drejtësisë dhe sigurisë. Strategjia e miratuar sot është afatizuar në pesë vite dhe do të fillojë nga mesi i këtij viti deri në mesin e vitit 2026. Sektori i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës ballafaqohet me sfida të ndryshme dhe kjo ka ndikuar në besimin e ultë të opinionit publik në institucionet ...
Komentet te MIRËPRITET MIRATIMI I STRATEGJISË PËR SUNDIM TË LIGJIT, NJOHËSIT: DUHET ZBATIM! Janë të Mbyllura

EDHE KPK I REAGON HAXHIUT: NUK KEMI NEVOJË QË TË MBËSHTETEMI NGA ASKUSH, AQ MË PAK NGA PUSHTETI EKZEKUTIV

Lajme
Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut lidhur me deklaratat se nuk do ta mbështesin KPK-në dhe Këshilli Gjyqësor nëse mbyllin sytë përballë shkeljeve dhe skandaleve. KPK thotë se nuk ka nevojë për mbështetje nga askush e aq më pak nga pushteti ekzekutiv. “Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), si organ kushtetues dhe i pavarur, është duke u atakuar padrejtësisht në vazhdimësi dhe në mënyrë të paarsyeshme nga Ministria e Drejtësisë, siç ndodhi edhe në konferencën e sotme të ministres Albulena Haxhiu. Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka nevojë që të mbështetet nga askush, aq më pak nga pushteti ekzekutiv, sepse Këshillin Prokurorial ...
Komentet te EDHE KPK I REAGON HAXHIUT: NUK KEMI NEVOJË QË TË MBËSHTETEMI NGA ASKUSH, AQ MË PAK NGA PUSHTETI EKZEKUTIV Janë të Mbyllura

GJYKATA IA LEJON GASHIQIT BANIMIN NË BANESË, REFUZON PROPOZIMIN E KOMUNËS SË GJAKOVËS

Lajme
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka refuzuar të pabazuar propozimin e Komunës së Gjakovës që serbes Dragica Gashiq të mos i lejohet të qëndrojë, shfrytëzojë apo banojë përkohësisht në banesën në të cilën është kthyer duke u bërë serbja e parë që kthehet. Në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Gjakovë thuhet se “Gjykata Themelore në Gjakovë – Divizioni Civil, ka refuzuar si të pa bazuar propozimin e paditëses Komuna e Gjakovës, për caktimin e masës së sigurimit, me të cilin ka kërkuar që t’i ndalohet paditëses, kundërshtares së sigurimit D. G., që personalisht të qëndroi – shfrytëzoi apo banoi në banesë. Gjyqtari i çështjes – Malsor Kryeziu, pas ...
Komentet te GJYKATA IA LEJON GASHIQIT BANIMIN NË BANESË, REFUZON PROPOZIMIN E KOMUNËS SË GJAKOVËS Janë të Mbyllura

KËSHILLI GJYQËSOR I REAGON ALBULENA HAXHIUT

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paralajmëroi të mërkurën Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor se nuk do të kenë mbështetjen e MD-së nëse i mbyllin sytë përballë shkeljeve dhe skandaleve. I menjëhershëm ishte reagimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës duke thënë se po i përmbushin përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore. Në reagim thuhet edhe se deklaratat e ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve. “Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo ...
Komentet te KËSHILLI GJYQËSOR I REAGON ALBULENA HAXHIUT Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 38. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 3,489. Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

TRE FËMIJË ME COVID-19 PO TRAJTOHEN NË PEDIATRI, NJËRI NË GJENDJE MË TË RËNDË

Shëndetësi
Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me coronavirus. Zëvendësdrejtoresha e Pediatrisë, Rufadie Maçastena-Maxhuni në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se njëri nga fëmijët është në gjendje më të rënduar dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi. “Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me COVID-19. Mosha e tyre është 14 dhe 15 vjeç”, tha Maçastena-Maxhuni për Telegrafin. Ajo bëri të ditur se sot njërit prej fëmijëve i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. “Njëri është sot në gjendje pak më të rënduar, dhe po e trajtojmë me oksigjeno-terapi”, tha ajo. Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ...
Komentet te TRE FËMIJË ME COVID-19 PO TRAJTOHEN NË PEDIATRI, NJËRI NË GJENDJE MË TË RËNDË Janë të Mbyllura

PËRFSHIHET NGA FLAKËT AUTOBUSI ME PUSHUES NGA KOSOVA NË HIMARË

Lajme
Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës. Autobusi ka qenë me turist nga Kosova, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime. Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit. Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës. Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja. “Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një ...
Komentet te PËRFSHIHET NGA FLAKËT AUTOBUSI ME PUSHUES NGA KOSOVA NË HIMARË Janë të Mbyllura

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR EDICIONIN E RI TË LIGËS SË KAMPIONËVE 2021/22

Sport
Sezoni i ri tashmë është duke filluar në të gjitha ligat kryesore evropiane dhe në këtë rrugë vëmendja shkon edhe te gara më presirgjoze evropiane, Liga e Kampionëve. Fazat e kualifikimit janë ende në vazhdim, por tashmë janë të njohura shumica e ekipeve që do të garojnë në fazën e grupeve dhe në cilat vazo bëjnë pjesë ato. Derisa ka ende disa detaje për t’u plotësuar, tashmë ka një strukturë nga e cila mund të mësojmë rrjedhën e kësaj gare, përcjellë KosovaPress. E veçanta e kësaj gare në këtë edicion është sepse do të marrin pjesë pesë skuadra nga La Liga për shkak se Villareali e fitoi Ligën e Evropës. ...
Komentet te GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR EDICIONIN E RI TË LIGËS SË KAMPIONËVE 2021/22 Janë të Mbyllura

109 RASTE TË ZJARRVËNIES, ARRESTOHEN 20 PERSONA

Lajme
Disa nga zjarret në Kosovë u shkaktuan edhe nga vet qytetarët. Për çka policia ka arritur që t’i arrestojë 20 persona me dyshimin e vënies së zjarrit në disa vatra. Ndërkohë që nga qershori e deri më 10 gusht të këtij viti në Kosovë janë evidentuar 109 raste të zjarrëvenies, prej tyre 71 kanë qenë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe 95 incidente zjarri. “Masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në parandalimin dhe hetimin e rasteve të ndryshme penale që ndërlidhen me ‘zjarret’ Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe ...
Komentet te 109 RASTE TË ZJARRVËNIES, ARRESTOHEN 20 PERSONA Janë të Mbyllura